Vargjet e këtij vëllimi që autorja Matilda i ka vendosur titullin “TË SHPRESOJMË”,
Dhimbjet e kthen në vargje dhe vargjet në një melodi zemre, ku gjen qetësinë dhe ngushëllimin.
Titulli: Të shpresojmë
Autore: MATILDA BABO PALI
Redaktore: ANTONETA VATNIKAJ
Botimi i parë: 2024
ISBN: 978-9928-283-26-7
Të gjitha të drejtat i takojnë autores
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, korrik 2024
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Pali (Babo), Matilda
Të shpresojmë:
Poezi / Matilda Pali Babo ; red.
Antoneta vatnikaj. – Tiranë : Ada, 2024.
124 f. ; 20 cm.
ISBN: 978-9928-823-26-7
1.Letërsia shqipe 2.Poezi 821.18 -97 -31
Parathënja
Pas tre botimesh poetike i erdhi radha edhe botimit të katër me titull “TË SHPRESOJMË” një titull mjaft i goditur dhe i gjetur nga autorja. Të gjithë e dimë se jeta është plot me të papritura dhe sfida. Askush nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë të nesërmen.
Edhe pse ndonjëherë ndodh që jo çdo gjë shkon ashtu siç duam ne, përsëri ne nuk duhet të dorëzohemi, pasi jeta është një luftë.
Mes një kalvari të gjatë vuajtjesh dhe mundimesh, me humbjen e njerëzve të saj më të dashur, autorja di të ngrihet, të përqafojë jetën dhe të vazhdojë të shkruaj dhe të shpresojë në të ardhmen.
Në faqet e këtij vëllimi poetik gjejmë vargje të krijuara në momente të ndryshme të ditëve të saj të mbushura me dhimbje, lot dhe pasthirma që të sjellin para syve imazhin e një gruaje që hidhet në luftë kundër botës, e vetme plot mllef e mëri, plot forcë e siguri.
Sa e frikshme po na bëhet jeta sot
Humbur besimin po qajmë me lot,
Dashuria po na bëhet një fallcitet,
Shpresat e mija si gjethe të thara bien
shpejt.
Janë këto vargje nga të cilat autorja Matilda vendosi titullin “TË SHPRESOJMË”
Dhimbjen e kthen në vargje dhe vargjet në një melodi zemre, ku gjen qetësinë dhe ngushëllimin.
Zemrën time e lashë të lirë,
Dhe ku të dojë të fluturojë,
Të kërkojë mirë e më mirë,
Sytë ti hapë posi shqiponjë.
Mes fluturimit të këtyre vargjeve dhe shumë të tjera që do të gjeni në çdo faqe, ju uroj një lexim të këndshëm.
Antoneta Vatnikaj