Një muaj të mbarë miqtë e mi!

Nis ky muaj te shtëpia botuese ADA me botimin e saj më të fundit

 

Titulli: Sytë e lumit tim

Autore: Lida Vangjel Lazaj (Xhamo)

Fotot e kopertinës: Irena Dono

 

Botimi i parë: 2024

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, korrik 2024

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

Të gjitha librat e botuar te shtëpia botuese ADA gjenden katalogimin e Bibliotekës Kombëtare

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Lazaj (Xhamo), Lida

Sytë e lumit tim : tregimi & etyde /

Lida Lazaj (Xhamo).

– Tiranë : Ada, 2024.

148 f. ; 20 cm.

ISBN: 978-9928-823-25-0

1.Letërsia shqipe       2.Tregime dhe novela

821.18 -32

 

 

Kanë thënë për krijimtarinë e Lida Lazaj

 

Ju jeni krijuesja dhe urimet tona janë vetëm shprehje e kënaqësisë që na fal krijimi. Asgjë më tepër përveç frymëzimit dhe këmbënguljes suaj nuk do tju çojne përpara, gjë që jua Uroj me gjithë Zemër. Emili Diksoni sa kohë rrojti botoi vetëm dy poezi por la një trashëgimi kolosale që e bëri ikonë të poezisë amerikane.                                                                                                                            PETRIT SKËNDE

 

Çdo gërmë, çdo fjalë, çdo kujtim e secilit dardhar mbetet një dëshmi e përhershme e bukurisë natyrore, e traditës dhe kulturës shoqërore dhe historike të fshatit, që e ringjall pë brezat e ardhshëm. Të lumtë që i fryn prushit që ka mbetur i pashuar në vatrat dardhare.                                                                                                                                        VANGJUSH ZIKO

 

Lida Lazaj me prurjet e veta poetike ka diçka të kristaltë prej krojeve të Dardhës, ka diçka njerëzore dhe fisnike që e krijon vetëm magjia që quhet vendlindje të cilën e mbart me vete me imazhin e bukur të prindërve.                                                                                                KOSTA NAKE

 

 

Ti ke një shpirt që zjen përfytyrimesh poetike dhe ndjenjash e metaforash fine, e dashur Lida.

ARTUR BALLI

 

 

Sa bukur përshkruan ndjenjat e të gjithëve ne që jetojmë me larg vendlindjes sonë.

Vasil Pajçini

 

 

Lida Lazaj (Xhamo) është poete e tokës,e përditshmërise, e shqetësimeve të saj, e Dardhës që e lindi dhe e rriti por dhe e njerëzve që e kanë rritur e edukuar. Nëpërmjet shpirtit të babait të saj të paharruar, i gëlojnë ato fraza të bukura, të ëmbla, sepse i ka rrënjosur dashurinë për gjithçka të thjeshtë, por më shumë për tokën. Ajo thurr vargje shpirti sepse poezia është shpirt dhe nuk mund ta krijojë çdo njeri.

KATERINA DHIMA

 

Figuracioni i rastësishëm, ndjenjat e buta plot finesë, nën thënia e brishtë e grup fjalëve apo vargjeve plotësojnë opusin poetik të Lida Lazajt, që vjen para lexuesit poete dhe psikologe, mësuese dhe filozofe, adhuruese e natyrës dhe ndjesive njerëzore.

Lida Lazaj, kjo zonjë e poezisë, e zotëron vargun si një kalorëse e regjur zotëron pelën hergjele.

ISTREF HAXHILLARI

 

Znj. Lida ka një stil të shkrojturi që e personalizon si shkrimtare të spikatur, një artiste e strukturimit të fjalës nëpërmjet përdorimit të gjuhës shumë të pasur figurative.

Znj. Lida e ndërton mendimin dhe rrëfimin me ndjeshmëri, elegancë dhe inteligjencë të lartë.

ARIAN CIKA

 

Ka vite që dardharja Lida Lazaj, udhëton në shtigjet e bukur të poezisë, duke lënë gjurmë të pashlyera. Tani ka nisur udhëtimin edhe në shtigjet e tregimeve. Bukuria prrallore e Dardhës, ka gatuar shpirtin e saj artistik. Këtë “ brumë” ajo e shndron në poezi.                                                                                                                         FUAT MEMELLI

 

A ndikon natyra tek njerëzit në formim, karakter dhe shpirtin e tyre? Lum këta njerëz që kanë lindur dhe jetojnë këtu! Ma risjell këtë gjendje Lida Lazaj  me tregime, etyde, përshkrime të natyrës dhe njerëzve të Dardhës. Dhe ka aq freski mendimi e meditimi, aq karaktere të bukura, aq saktësi dhe hijeshi artistike. Se vete autorja është nga Dadha, një perlë e admirueshme nga vizitorët e shumtë dhe natyra dhe njerëzit që frymojnë në rreshta paravijnë me atë bukuri të mrekullueshme.

VAID HYZOTI

 

Nëpër  përsiatje artistike, evokohet thellë dashuria, malli dhe dhimbja për një vend që ka lënë gjurmë të pashlyera nëpër historinë e kësaj toke magjike. Penda juaj me nostalgji dhe me një kreativitet spontan, simbolik, ka arritur figurshëm t’i personifikojë shtëpitë me gurë, rrugicat, luadhet dhe shkurret, lumenjtë e proskat, me një fjalë ngrihet në piedestal dashuria më e sinqertë e një autori për Dardhën dhe njerëzit që e mbajtën gjallë këtë vend. Prandaj sytë e lumit bëhen ëndërr dhe zhgjëndër magnetike për të arritur te burimi i jetës dhe i dashurisë së vërtetë.

REMZI SALIHU

 

Nëse dikur Karibantët e Zeusit, apo Menadat e Dionisit zgjonin nër valle muzat e mitet, sot mes shpirtit, zemrës e ndjenjave plot dashuri për njerzit e natyrën, Lida na sjell respektin ndaj vëndlindjes,që aq fort na lidh shpirtërisht të gjithve.

BARDHYL PANOLLI

 

Lida Lazaj është një poete dhe prozatore e njëmendtë, krijimtaria e së cilës zë një vend të veçantë në letërsinë e sotme shqipe. Ajo e merr lëndën e parë nga jeta dhe e ngre mjeshtërisht në art. Kujtimet e saj për Dardhën, për prindërit, për jetën në fshat janë të mrekullueshme dhe përshkohen nga dashuria dhe malli për vendlindjen. Ato përcjellin mesazhe dhe ngjallin emocione të fuqishme te çdo lexues.

IRENA DONO