Fundjava sjell një tjetër titull te botimet ADA

Titulli: Qesh qershia

Autore: GJYSTE DAJANI

Botimi i parë: 2020

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, dhjetor 2020

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Dajani, Gjyste

Qesh qershia : poezi / Gjyste Dajani.

– Tiranë : Ada, 2020

64 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-326-38-6

1.Letërsia shqipe         2.Poezia

821.18 -1​

 

PARATHËNIA

 

Ky është libri poetik numër 14 me titull: “Qesh Qershia”.Për poeten e ndjeshme flet çdo gje, dhe asgjëja duhet hequr nga fjalori…Lirizmi i poezive të saj, një mrekulli e veçante. Në komentet e shumta të adhuruesve të poezisë së poetes Gjyste Dajani, dëgjoj shprehje të bukura, që po t’i mbledh, mund të bëj një roman. Lexuesit e shumtë e admirojnë me gjithë shpirt poeten 70 vjeçare, e cila e ka një sekret.!…Një sekret, që unë sot dua t’a bëj publike. Ajo shumicën e poezive ja drejton bashkëshortit Luixh, dhe ndihet si një mbretëreshë.

E dashuruara Gjyste nuk ndalet me poezine e saj të bukur. Kur në familje ka harmoni, streset nuk ekzistojnë.Normalisht, poetja Gjyste Dajani, stresohet për njerëzimin që udhehiqet nga politikanët sharlatan.Në të gjithë librat e saj të botuar nuk mungon fshikullimi i vargjeve satirizuese.Optimizmi i saj shihet kudo në libër, pasi, si një grua, nënë dhe gjyshe, ajo me karakterin e saj, ka mbajtur gjithmonë kokën lart.

Ndihem i respektuar që kjo poete, mi ka besuar mua redaktimet e librave si dhe parathëniet. Tek poezia e saj nuk ka asgjë për të shtuar dhe për të hequr. Duke qenë se është bërë rregull të jetë një redaktor, ndihem mirë që emri im nderohet me veprën e saj. Kjo poete e mrekullueshme, e papërsëritshme, shkruan me një stil të sajin, dhe gjetjet artistike, janë një mrekulli më vete që lexuesin e entuziasmojne.

Kush tha që dashuria po mbaron, dhe qe po shndërrohemi në robot pa shpirt? Kuptohet se pa atë ndjenjë që gjithmonë ka dalluar njeriun nga kafsha, jeta nuk ka kuptim.

Ky vëllim me poezi i autores Dajani, tregon të kundërten, Një njeri që i ka të gjitha, por që vazhdimisht i bën pyetje vetes:

Mos vallë është diçka që më mungon? Pse nuk ndihem në paqe? Autorja me këtë pyetje u nis një ditë në rrugëtimin drejt njohjes së vetes, atje ku i vibronte muzika e shpirtit, dhe kuptoi që paqen e kishte në poezine e saj. Gjyste Dajani nuk reshti asnjë minutë së kërkuari për ta mbajtur zgjuar poezinë e shpirtit që i tingëllonte çdo herë e më thellë në seancat e saj të meditimit. Atje ku arriti të njohë jo vetëm shtresat e nënshtresat e vetes, por edhe fijet e shpirtit që e lidhin në akordim me të tjerët, njerëzit e dashur që ajo tashmë i ka bërë pjesë të pandarë të jetës së saj.

Gjyste Dajani e kupton menjëherë se këtu ka diçka përtej njerëzores. Ne mësojmë gjithçka në shkollë e në universitet. Por duket sikur jeta është një cikël i mbyllur: – mbaro shkollën, zgjidh një universitet të mirë, gjej një person me të cilin martohesh, pastaj merr një kredi dhe të dy bashkë kalojnë tërë jetën për të punuar dhe shlyer kredinë. Si mund ta prishim këtë cikël?

Duket sikur u shkëputa nga poezia e Gjystes, por po shpreh këtu mendimet e saja që në mënyrë origjinale i fut në vargje.

Njerëzimi sot, në mënyrë kolektive, jeton mbi konceptet që i ka dhënë dikush tjetër. Pra, ne jemi të kushtëzuar nga konceptet që të tjerët na kanë vënë. Koncepti është të shkojmë ne shkollë, të martohemi dhe të jetojmë brenda disa mureve. Këto mure në mendjen tonë janë mure që nuk na lejojnë të shkojmë në të panjohurën. Për të thyer këtë mur na duhet një energji e jashtëzakonshme për të parë ç’ka përtej…

Shpesh tek poezia e Gjystes behet pyetja se çfar ka pertej ketij muri?

Pse shumica e njerëzve nuk e kalojnë dot këtë mur, madje nuk e dallojnë dot atë?… Sipas jush nuk kanë fuqi ta thyejne, nuk kanë kureshtje apo besim? Pse ndodh kjo?

Pra këto mure që shoqëria i ka ngritur na pengojnë që ne të jemi vetja?

Poezia e Gjyste Dajanit të ndihmon të jemi vetvetja.

 

Deniluja, epigramist