…Dy karakteristika vërejmë te proza humoristike e Ilir Kushit; përvoja jetësore mjaft të pasura, kulturë e gjerë për dhe mbi botën shqiptare, së cilës ia njeh veset e virtutet, dhe spontaniteti…
Titulli: PATRONAZHISTJA
Autor: Ilir Kushi
Redaktor: Roland Lushi
Ballina: Dea Ymeraj
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
ISBN: 978-9928-823-41-0
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, tetor 2024
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Kushi, Ilir
Patronazhistja : humor & satirë / Ilir
Kushi ; red. Roland Lushi.
– Tiranë : Ada, 2024.
128 f. ; 20 cm.
ISBN: 978-9928-823-41-0
1.Letërsia shqipe2.Proza humoristike 3.Proza satirike
821.18 -7
Parathënie
Periudhat e depresioneve kolektive, si kjo që po përjetojmë, periudhat e zhgënjimeve të mëdha, zakonisht prodhojnë humor të madh. E tillë ishte p.sh. situata e Depresionit të Madh në Shtetet e Bashkuara që prodhoi Çaplinin apo Olion e Stenlin.
Më thellë në kohë, depresioni i madh carist që prodhoi Gogolin e Çehovin , etj. etj.
Edhe te ne tani ka një shpërthim të humorit. Atë e ndesh në rrugë, nëpër kafene, në facebook, në emisione televizive, etj, etj. Lulëzimi i humorit, që po mbyt deri dhe në skenat e teatrit serioz, tregon qartë që shoqëria jonë është në situatë depresive.
Humori shëron. Është një mekanizëm psikologjik, karakteristik vetëm i njeriut. Një stres i vazhdueshëm psikik, social, kurohet pavetëdijshëm vetëm me humor, me komiken, me absurdin. Kjo lloj e qeshure, që është karakteristike e artit, i ka paraardhësit e vet thellë në histori, te shpellat, te satirët, te teatri, te karnavalet që përqeshnin mbretërit e perandorët në sheshet e qyteteve. Këtë lloj të qeshure kishte parasysh Giacomo Leopardi, kur thoshte se “ tmerri i madh njerëzve të fuqishëm është fuqia e të qeshurës. Kushdo që ka guximin të qeshë është mjeshtër i botës”. Një nga këto mjeshtër është dhe autori I këtij libri.
E qeshura e tregimeve të tij shëron.
Dy karakteristika vërejme te proza humoristike e Ilir Kushit; përvoja jetësore mjaft të pasura, kulturë e gjerë për dhe mbi botën shqiptare, së cilës ia njeh veset e virtutet, dhe spontaniteti. Është një spontanitet krijues që nuk orientohet nga rrjedhat e humorit tonë tradicional, madje ndonjëherë i thyen kanonet e tyre.
Ky spontanitet e afron prozën e tij me barokun, po është një barok origjinal që gërshetohet me traditën gojore të humorit shqiptar. Me një gjeografi , mjedise e peisazhe që zhvendosen lehtësisht nga kryeqyteti shqiptar, në Londër me hotele, restorante, pishina, skena seksi, orgji, patologji kolektive.
Janë pra një seri tregimesh me situata që improvizohen lehtësisht e në të cilat gjithnjë protagonisti është narrator. Një telefonatë, çfarëdo nga një femër tjetërsohet dora dorës në një grotesk të shëndetshëm dhe ju do të gjeni në faqet e këtij libri, qytete e shtete , femrat e të cilit teksa bëjnë seks klithin emrin e kryeministrit të tyre ose një vend e qytet tjetër i një perandorie pellazge me një kryeqytet-shtet, gërmadhat e të cilit po i kërkojnë edhe sot e kësaj dite Karaburun Balta e Fanar Xharo, me një kryeqytet mbreti i fundi i të cilit është një maniak seksual, i cili , fillimisht ka zhvirgjëruar të gjitha gratë e trojeve amnore, pastaj u kthehet burrave…
Pra, jemi te baroku i humorit, te grotesku dhe absurdi.
Është një stil i lirshëm që nuk buron nga shkollat, katedrat letrare, teknikat e parafabrikateve të shkollave të ndryshme, po nga një përvojë e thellë jetësore dhe nga një dhimbje e madhe.
Dy tipare këto të humorit të vërtetë.
Nga Met Dervishi, Shkrimtar e studiues