Ky vit nis te shtëpia botuese ADA me një tjetër libër interesant nga autorja e njohur Bajame Hoxha-Çeliku

 

 

Titulli:

Redaktor: Fritz Radovani

Korrektore: Bajame Hoxha

 

ISBN: 978-9928-398-76-5

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, dhjetor 2023

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Hoxha (Çeliku), Bajame

Një stuhi e kësaj pranvere / Bajame Hoxha-Çeliku ; red. Fritz Radovani.

– Tiranë : Ada, 2023.

116 f. ; 20 cm.

ISBN: 978-9928-398-76-5

1.Letërsia shqipe 2.Proza

821.18 -3

 

Dy fjalë për poeten dhe Shkrimtaren

 

Shkrimtarja dhe poetja Bajame Hoxha-Çeliku, u rrit dhe u formua në kampet e përqendrimit të diktaturës në Shqipëri që nga mosha 11 vjeçe e deri në ardhjen e demokracisë, ku përndjekjet politike do ta rëndonin shpirtin e saj të njomë në rritje, dhe ajo guximtare, nuk do të ndalej, do të shpërthente furishëm që fëmijë në poezi e prozë. Ajo u rrit nën tortura psikologjike dhe punë të detyruar për 33 vjet me radhë gjersa erdhën ditët e demokracisë, vite të frytshme këto, ku vazhdoi shkollën e lënë përgjysmë dhe arriti të kryente fakultetin për mësuesi. Bajamja ka shkruar që në fëmijërinë e saj të hershme dhe me një emër anonim, Ama Çeliku, ku mundi të depërtojë në shtypin e kohës dhe në festivale me tekstet e saja, ku arriti të marrë dhe çmim e dytë në festivalin e këngës për fëmijë. U konstatua dhe u ndalua. Si familje e internuar që ishte iu mohua e drejta e botimit. Shkrimtarja dhe poetja Bajame Hoxha-Çeliku, pas demokracisë erdhi më e stuhishme se kurrë në shtypin demokratik, me shpërthime të reja dhe përveç artikujve gazetaresk, ka botuar gjithsej 23 libra, dhe 5 janë gati për botim, në prozë e poezi, për të rritur dhe fëmijë. Është autore e dhjetëra eseve, poezive, dhe artikujve të ndryshëm gazetaresk, njëkohësisht, anëtare e lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë që nga viti 1998. Për librat e saj janë akorduar çmime e mirënjohje, aprovime librash nga ministria e arsimit, për në shkolla, si brenda vendit, ashtu dhe në Kosovë. Bajame Hoxha-Çeliku ka marrë vlerësime e mirënjohje të shumta në Bruksel ku ajo jeton si Azilante politike prej 23 vjetësh. Atje ajo ka dhënë kontribute të mëdha në ndihmë të refugjatëve si një patriote e flaktë, shembullore, duke dhënë dhe mësim në gjuhën shqipe për 11 vjet me radhë pa shpërblim, për të mësuar fëmijëve shqiptar, por dhe atyre të huaj gjuhën e bukur që mos të asimilohen. Poezitë e saj janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, duke hyrë në antologji të shumta botërore në vendet me demokraci të plotë si: France, Gjermani, Rumani, Angli, Suedi, Slloveni, Belgjikë, etj.

 

 

ÇMIMET DHE MIRËNJOHJET:

 

Në vitin 2012, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë në Lushnjë, në qytetin e vuajtjeve e të plagëve, i janë akorduar 2 çmime: “Libri më i bukur i vitit”, me librin ”Diku aty”, dhe “ÇMIMI I KARRIERRËS”. Në vitin 2016, i është akorduar çmimi: “VATH KORRESHI”. Në Bruksel i janë akorduar: 6 “MIRËNJOHJE NAIM FRASHERI” Për kontributin e madh që ka dhënë si patriote shembullore në mësimdhënie e gjuhës shqipe falas për fëmijët shqiptar për 11vjet rresht. Një ” MIRËNJOHJE” nga Ministria E Diasporës të Kosovës si dhe “Deklarata e pavarësisë së Kosovës” i janë akorduar në vitin 2014. Në vitin 2018, i është akorduar një “Certifikatë ” nga ministria e diasporës në Kosovë, si dhe shumë çmime të tjera online.