NGA BOTIMET MË TË FUNDIT TË SHTËPISË BOTUESE ADA VINË DY LIBRA ME KUJTIME TË AUTORIT Piro Millona (Minella)
Titulli i librit: “ Ne jemi kotohoxhas, Lulet e Shqipërisë, Ne jemi kotohoxhas, Shqiponjat e Shqipërisë.. ”
Redaktor: Autori
Bashkëpunoi në botimin e këtij libri: Fitije Picari
Botimi i parë: 2023
ISBN: 978-9928-398-71-0
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rruga Mihal Grameno Pall. 2 Ap. 7
Cel.: 0682219016
Tiranë, Nëntor 2023
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Millona, Pirro M.
Ne jemi kotohoxhas, Lulet e Shqipërisë, Ne jemi kotohoxhas,
Shqiponjat e Shqipërisë… / Piro Millona (Minella). – Tiranë : Ada, 2023.
180f. ; 20cm
ISBN: 978-9928-398-71-0
1.Letërsia shqipe 2.Kujtime
821.18 -94
…. ” Sa kujtime të çmueshme, se më kujton në radhë të parë dashurinë e çiltër që kishim për njeri-tjetrin dhe aktivitetet e shumta kulturore artistike, e sportive që bënte shkolla jonë “Koto Hoxhi”….!!!”
…Sa kujtime të bukura, të hershme, por tepër të freskëta na solle.
Këtë fotografi e ruaj si një kujtim të çmueshëm, se më kujton në radhë të parë dashurinë e çiltër që kishim për njeri rjetrin dhe së dyti për aktivitetet e shumta kulturore artistike, e sportive që bënte shkolla jonë me emër “Koti Hoxhi”.
Shumë bukur i përshkruan shoku im punët që bënim në kopshtin botanik ku nuk mungonte asgjë, por meritën më të madhe e kishe Ti si i besuari më i mirë për profesor Tolen tonë të nderuar.
Gjithë çelësat Ti të ishin dorëzuar. Unë isha ndihmësi yt.
I paharuar i mrekullueshmi profesor Viktor Angoni.
Më kujtohet fare mirë momenti kur do jepeshin çmimet e estradës, se sytë padashur më shkuan tek mësuese Drita Tushe e cila ishte drejtoreshë e shkollës “Naim Frashëri”.
Ishte ngritur në këmbë me duart gati për duartrokitje.
Sa dëgjoi shkolla “Koto Hoxhi” çmimin e parë, uli duart por jo nuk u mërzit, buzëqeshi dhe na uroi për fitoren duke na përqafuar të gjithëve me radhë.
Kjo ishte mësuesja Drita Tushe që më vonë pata fatin ta kisha drejtoreshë në pallatin e pionierve “Fato Berberi” si instruktor i aktiviteteve artistike dhe pjemarës në pregatitjen e festivaleve për fëmijë ndër vite.
Vite ku nën drejtimin e mësuese Dritës pallati i pionierve u shqua për punë të mirë në edukimin e fëmijëve të Gjirokastrës.
I uroj shëndet e lumturi mësuese Dritës.
….Faleminderit Piro që fotografinë që unë të dërgova i vure këtë diçiturë kaq të bukur dhe mbresëlënëse. Nostalgji për ato vite….
Me respekt
Miku yt i vegjëlisë
Genc Çoni