Nga botimet më të fundit të shtëpisë botuese ADA, vjen një libër interesant dhe I vlefshëm nga Vera Ndokaj Lorja

 

 Me biblën gjithçka është e mundur

Autore: Vera Ndokaj Lorja

Redaktore: Senka Lorja

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, shtator 2024

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Lorja (Ndokaj), Vera

Me biblën gjithçka është e mundur /

Vera Ndokaj Lorja ; red. Senka Lorja.

– Tiranë : Ada, 2024.

180 f. ; 20 cm.

ISBN: 978-9928-823-34-2

1.Feja kristiane

2.Besimi

3.Meditimi          27 -583

 

Në vend të parathënies

 

(Disa fjalë nga autorja)

 

Jezu Krishti pyeti në një rast: «Ç’dobi do të ketë njeriu nëse fiton gjithë botën, por humbet shpirtin e vet?» (Mateu 16:26) Kjo vlen në mënyrë të veçantë për ata që rendin pas parasë dhe gjithçkaje që mund të blihet. Ky është mishërimi i suksesit të rremë. «Nëse e mban mendjen si të ngrihesh përsëri në detyrë, si të fitosh më shumë para, ose si të kesh më shumë gjëra, nuk do të ndihesh i plotësuar shpirtërisht.

Një nga gjërat për të cilën njerëzit shqetësohen në ditët e sotme është suksesi dhe promovimi.

Ata përpiqen me gjithë forcat e tyre, me miq e shokë për të ngjitur nivelet e jetës, derisa kjo kthehet në ambicje që është e dëmshme për veten dhe ata që të rrethojnë. Për këtë ata mund të shesin veten dhe çdo gjë, çdo kënd që i rrethon. Në fund bëhen krenar dhe fodull e kjo i çon në shkatërrim. Por kjo nuk është rruga që duhet të ndjekin bijtë e Perendisë.

Prandaj nëse je besimtar, bëji një hetim zemrës tënde, shto një pyetje. A jam unë i shqetësuar për sukses, i etur për famë? Shiko si ndihesh kur njerezit nuk të miratojnë? Sepse nëse kërkon aprovim dhe miratimin e njerëzve do të humbasësh atë të Perëndisë. Romakëve 8:32 . Kur Perëndia është me ne, askush nuk mund të jetë kundër nesh. Ne duhet të kuptojmë se është shumë herë më mirë të lejosh që Zoti të të promovojë, se sa njerëzit.

Mos u nxitoni, kini durim të lejoni që Zoti t’i lëvizë ingranazhet e jetës. Ju nuk keni nevojë t’i bëni gjërat të ndodhin; nuk duhet të bindësh dikë që të thotë një fjalë të mirë për ty.

Prit favorin e Zotit, Ai do të ndërhyjë dhe do të përdori njerëzit e duhur.

Zoti di si t’ju mbajë të sigurt, Ai di si t’ju lartësojë. Nëse e lejoni Perëndinë t’a bëjë sipas mënyrës së Tij, do të jetë më mirë se çdo gjë që mund të kishit bërë në jetën tuaj. Ju nuk keni pse të promovoni veten. Zoti nuk ju ka harruar.

Çdo vepër e çdo rrugë që merr njeriu me Kryqin e Krishtit dhe vendos Krishtin para çdo gjëje, ajo do të shkojë mirë e mbarë. Pa Krishtin asgjë e mirë nuk shkon, vetëm gënjehemi kot.

Një motër më tregojë për Kryqëzimin e Martesës që është një traditë dasme katolike që gjurmon në një qytet të vogël në Bosnje-Hercegovinë. Edhe pse është një qytet i vogël, raportohet të jetë i vetmi qytet që ka një normë divorci 0%. Besohet se “sekreti” i kësaj shkalle divorci është fakti se ata e bëjnë Krishtin qëndrën e martesës së tyre.

Në këtë traditë çifti i afrohet altarit. Prifti i thotë: “Ju keni gjetur kryqin tuaj. Dhe është një kryq për t’u dashur, për t’u bartur, një kryq për të mos u hedhur, por për t’u dashur. ” Pastaj, ai bekon kryqëzimin. Gjatë shkëmbimit të betimeve, dhëndri mban kryqëzimin me dorën e djathtë, dhe nusja vendos dorën e djathtë në majë të kryqëzimit, që është një simbol kaq i bukur i Krishtit në qendër të marrëdhënies së tyre. Në vend që të puthin njëri-tjetrin, ata në fakt puthin kryqin.

Nuk kemi ardhur këtu që të jetë e lehtë dhe as për t’u ndjerë rehat.

Ne nuk kemi ardhur këtu për të ndërtuar egon ose emrin tonë.

Ne nuk kemi ardhur këtu për të ndërtuar perandorinë tonë materiale.

Kuptojeni njëherë e mirë se nuk erdhëm këtu për përfitime afatshkurtra.

Ne erdhëm këtu për të të përhapur DASHURI dhe BASHKIM në zemra dhe në tokë. Ne erdhëm këtu për të përfaqësuar Shpirtin dhe Zotin.

Njeriu është dashuri, sepse u krijua nga Zoti. Zoti është vendi nga vjen, dhe është vendi ku do të kthehesh. Dashuria me të vërtetë nuk ka nevoj për asnjë shtojcë tjetër… Asaj nuk i duhen modifikues sepse i mjafton i madhi Zot. Po. Jemi mëkatarë dhe nuk pretendojmë përsosmërinë… Me Zotin dashuria ndihet e pranishme dhe gjithmonë ndjehesh plot… Ti shkëlqen, fluturon, qesh, qan, lëndohesh, shërohesh, rrëzohesh, ngrihesh, luan, punon, jeton, gjithmonë nën mbrojtjen Hyjnore.

Zoti thotë ruaju o bir, të mos bësh diskutime për gjërat e qiellit dhe gjyqet e panjohura të Hyjit: pse ky njeri është i braktisur, ndërsa ky tjetri i ngritur në një gjendje kaq të madhe të hirit, dhe prapë ky është aq shumë i goditur, ndërsa ky tjetri lartësohet aq shumë.!!!!

Të gjitha këto tejkalojnë çdo aftësi njerëzore; s’ka asnjë arsyetim dhe s’ka asnjë argumentim të vlefshëm për të kuptuar gjykimin e Hyjit. Drita gjendet tek Kryqi i Krishtit.

Profeti Isaia tha për Jezusin: “Ai mbarti sëmundjet tona dhe mori dobësitë tona dhe ju u shëruat nga vuratat e tij”. Jezusi mori tridhjetë e nëntë kamxhiqe përpara se të kryqëzohej. Studimet na tregojnë se ekzistojnë tridhjetë e nëntë kategori kryesore të sëmundjeve. Nuk është rastësi. Jezusi mori një goditje kamzhiku i cili shkaktonte plagë të thellë për secilën kategori sëmundjeje. Ai nuk la asgjë mënjanë. “Di ndokush të thote nëse Zoti do që unë t’a duroj këtë sëmundje? Pra vëllezër dhe motra në Krisht, nuk është dëshira e Zotit që fëmijët e Tij të jenë sëmurë , Jezusi tashmë e duroi për atë semundje. Ai tashmë e ka paguar çmimin e mëkatit dhe të skllavërisë. Ai kur ishte në kryq i mori të gjitha sëmundjet tona. Shërimi ju takon juve. Shërimi është një pjesë e trashëgimisë suaj. Ju duhet t’a shihni sëmundjen si të përkohshme. Nuk është aty për të qëndruar; ndodhi, por tani nuk ka leje. Thuje me besim: sëmundje, çfardo që ti e ke emrin, unë shpall në emrin Jezus se trupi im nuk është i yti, ti ske të drejtë të qëndrosh aty, Jezusi pagoi për mua, me anë të plagëve te Jezusit unë jam shëruar, ti nuk ke të drejtë të jeshë aty. Trupi im është tempull i Shumë të Lartit, në emrin Jezus Krisht Amen.

Vera Ndokaj Lorja