…Në këtë jetë mendimet për dashurinë ngjajnë si në një përrallë, ku në fund fitimtari je ti që guxon të marrësh lapsin e të shkruash dhe të fusësh të tjerët në mendime…

 

 

Titulli: Lind porsi diell

Autore: Ana Cara

Redaktor:  Çelik Petriti

Botimi i parë: 2024

 

ISBN: 978-9928-823-35-9

Formati: 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, nëntor 2024

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Cara, Ana

Lind porsi diell : (katarsis pas katarsis) / Ana Cara ; red. Çelik Petriti.

– Tiranë : Ada, 2024.

68 f. ; 20 cm.

ISBN: 978-9928-823-35-9

1.Letërsia shqipe 2.Proza

821.18 -3

 

LIND PORSI DIELL…

(Përcjellje lexuesit)

 

Nxitja, motivet, arsyet për t’u shprehur me këtë lloj proze, që më erdhi spontanisht, i kam gjetur te fakti se kam takuar shumë njerëz në jetë, se kam parë ndryshimin e ditëve nga njera te tjetra, gjersa variojnë si personazh Teatri (madje si në një Teatër të vërtetë)… Dhe jeta (zgjimi) “LIND PORSI DIELL”…

Pra, ashtu si të vijë, do ta shkruash ti (ose çdokush tjetër)…

Në këtë jetë mendimet për dashurinë ngjajnë si në një përrallë, ku në fund fitimtari je ti që guxon të marrësh lapsin e të shkruash dhe të fusësh të tjerët në mendime…

Sepse jeta qënka si një filiz ku, në pamje të parë, s’sheh asgjë… por sapo rritesh, vëren se fillon aty edhe shfaqja…

 

AUTORJA