Fillimjava te Botimet ADA nis me një libër interesant të akademikut Iliaz Bobaj

 

…Tani mjeshtrat e dëgjuar,

e kuptuan të vërtetën:

s’kishin ngritur një kështjellë,

kishin ngritur vetë legjendën…

 

 

Titulli: Kështjella që u bë legjendë

Autor : Iliaz Bobaj

 

Piktor: DRINI  DIFO

 

Recezent: PERTEF  GABA

 

Botimi i parë: 2024

 

ISBN: 978-9928-823-27-4

 

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

 

Tiranë, GUSHT 2024

Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Bobaj, Iliaz

Kështjella që u bë legjendë :

(legjendë) / Iliaz Bobaj ;

pikt. Drini Difo. – Tiranë : Ada, 2024.

52 f. : me pikt. ; 20 cm.

ISBN: 978-9928-823-27-4

1.Letërsia shqipe       2.Letërsia për fëmijë

3.Poezia

821.18 -93 -1

 

I L I A Z      B O B A J

—————————————-

Shkrimtari i shquar akademik Iliaz  Bobaj, u lind në fshatin Lazarat të Rrethit të Gjirokastrës, në një familje me tradita atdhetare dhe kulturore.

Shkollën fillore e filloi në vendlindje, por e vijoi dhe e përfundoi në qytetin e Delvinës, ku u shpërngulën familjarisht. Në qytetin e Delvinës përfundoi edhe shkollën e mesme.

Ka kryer studimet e larta për matematikë dhe fizikë në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës dhe në Universitetin ”Eqerem Çabej”, në Gjirokastër, po në këtë degë.

Ka punuar mësues në rrethet e Sarandës, Delvinës, drejtues shkolle në qytetin

e Delvinës, drejtues i Shtëpisë së Pionierit Delvinë dhe në detyra të tjera shtetërore.

Prej vitit 1997 ka emigruar së bashku me familjen e tij në qytetin e Patrës, (Greqi), ku jeton edhe sot. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Me krijimtari letrare është marrë që në bankat e shkollës, duke botuar në organet e shtypit të kohës fabula, poezi, (për të rritur dhe për fëmijë), epigrame, tregime, (për të rritur dhe për fëmijë), përkthime dhe publicistikë.

Është poet, shkrimtar, fabulist, humorist, eseist, publicist dhe përkthyes.

 

Është autor i librave:

 

  1. Dora dhe faqja (fabula).
  2. Dhelpra dhe gjyqtari (fabula),
  3. Jetën e pres si të vijë (poezi).
  4. 501 fjalë të urta (fjalë të urta).
  5. Molla e sherrit (fabula).
  6. Legjenda e Syrit të Kaltër (legjendë për fëmijë).
  7. Tregu i fjalës (epigrame).
  8. Dino Buzzati ndalohet në doganë (tregime satirike).
  9. 777 fjalë të urta (fjalë të urta).
  10. Testamenti i bukurisë (poezi).
  11. Rrëfimet e një nate kthimi (esse).
  12. Kali i pushtetit (fabula, poezi satirike, epigrame).
  13. Poezitë e fqinjëve të jugut (antologji poetike).
  14. Zogjtë e ballkonit tim (poezi për fëmijë).
  15. Ditën e artë e shkoj me ty (poezi).
  16. Legjenda e Butrintit (legjendë për fëmijë).
  17. Bota është e madhe shumë…(poezi për fëmijë).
  18. Eshte pikerisht keshtu (tregime satirike).
  19. Legjenda e zogut Gjon (legjendë për fëmijë).
  20. Shkolla e diplomacisë (100 fabula)
  21. Antologji e tregimit satirik boteror (antologji).
  22. Ylli i fshehur (antologji poetike).
  23. Bota është sa nëna ime (rrëfenjë për fëmijë).
  24. Legjenda e Qenit te Sharrit (legjendë për fëmijë).
  25. Libri për Kosovën (poezi të zgjedhura).
  26. Elias Lazarati(monografi).
  27. Shkronjat e florinjta(antologji poetike për fëmijë).
  28. Koha e këlyshëve(fabula).
  29. 1600 fjalë të urta.
  30. Legjenda e Bjeshkëve të Namuna(legjendë për fëmijë).
  31. Me Ali Podrimjen(ese studimore).
  32. Të tjerat kuptohen..(poezi).
  33. Legjenda e Kroit Gjon në Lazarat(legjendë).
  34. Kështjella që u bë legjendë(legjendë).

Nga këto botime të veprës së tij, 12 tituj i takojnë letërsisë për fëmijë).

Është autor i disa përkthimeve:

  1. Ezopi (vepra e plotë,fabula).
  2. Harta e grisur (Ali Podrimja, poezi, greqisht).
  3. Plaga e dhjetë me hënën (Kalosh Çeliku, poezi, greqisht).
  4. Në detin e bukurisë (Panajota Zalloni, poezi, shqip).
  5. Etje për qiell, (Panajota Zalloni, poezi shqip- greqisht).
  6. Dashuri në Butrint (dramë, Dino Kubatis, shqip).
  7. Këpucët e Van Gogut, (tregime, Kostas Valetas, shqip, libër fitues i Çmimit Letrar Ndërkombëtar:’’Kepi i Shpresës së Mirë- Fahredin Gunga’’, për vitin 2011, Prishtinë).
  8. Drita e Lesbos (tregime, Kostas Valetas, shqip).
  9. Nëna Shqipëri (dramë, Dino Kubati, shqip)
  10. Agim Gjakova (poezi, greqisht).
  11. Agim Vinca (Mashat, poezi, greqisht, fitues i ‘’Mirënjohjes’’, për kontribut të shquar ne

letërsinë shqipe, nga Shoqata e Shqiptarëve te Patrës dhe Shkolla Shqipe ‘’N.Frashëri’’, Patra, Greqi).

  1. Mujo Buçpapaj, (poezi, greqisht).
  2. Jeton Kelmendi “Gjërat e harruara”, (poezi, greqisht).
  3. Abedin Pasha Dino, poezitë e tij dhe Dinot e tjerë (Niko Stylos, studim, shqip).
  4. Kavafis- Seferis- Elitis ( antologji poetike, shqip).
  5. Muharrem Kurti (‘’Dhimbje e bukur’’, poezi, shqip – greqisht).
  6. Tahir Bezhani ( ‘’Dëshira të çmendura’’, poezi, shqip – greqisht).
  7. Sejdi Berisha ( ‘’Kthim në shtëpinë që nuk ekziston’’, poezi, shqip – greqisht ).
  8. Luan Rama- libër shqip- greqisht.
  9. Rushit Ramabaja- libër shqip- greqisht(poezi).
  10. Ibrahim Kadriu – liber shqip – greqisht(poezi).
  11. Kavafis- Seferis – Elitis – Ricos (shqip).
  12. Vangjush Saro – libër me fabula (shqip – greqisht).
  13. Konstandinos Kavafis(‘’Duke pritur barbarët’’)- 100 poezi.
  14. Janis Ricos- 100 poezi.
  15. Nikolla Spathari(shqip-greqisht).
  16. Niko Stylos-Teqetë në Greqi(greqisht- shqip, studim).
  17. Jarosllav Hashek: Apologjia e një tradhtari (shqip, tregime satirike).
  18. Çano Nora(epigrame-greqisht).
  19. Ferit Lamaj (fabula, greqisht).
  20. Antologji shqip-greqisht e poetëve të Gjakovës.
  21. Iliriana Sulkuqi(antologji shqip- greqisht:’’Mos ma fshini lotin’’).
  22. Antologji e tregimit satirik botëror:’’Nuk rroj dot pa grindje’’(përkthyer në shqip nga autorë të nja ndryshëm botërore).

Ka përkthyer në shqip pjesë nga veprat e autorëve të mëdhenj botërorë, (midis tyre edhe nobelistë), si: Azis Nesin, Mark Tuein, Gi Dë Mopasan, Anton Çehov, Rabindranat Tagora, Franc Kafka,Huan Ramon Himenez,Majakovski, Lermontov, Pablo Neruda,Erih Frid, Bertold Breht, Bob Dilan, Bukovski, Krillov, Jarosllav Hashek, Klod Arno, Jorgos Seferis, Odiseas Elitis, Konstandinos Kavafis, Sapfo, Qiqi Dhimulla, Janis Ricos, etj.

Ka përkthyer në gjuhën greke pjesë nga krijimtaria e poetëve të njohur shqiptarë: Ali Podrimja, Agim Gjakova, Agim Vinca, Mujo Buçpapaj, Kalosh Çeliku, Jeton Kelmendi, Muharrem Kurti, Rushit Ramabaja, Ibrahim Kadriu, Pandeli Koci, Nikolla Spathari, Luan Rama, Tahir Bezhani, Sejdi Berisha, Mentor Hoxha, etj.

Krijimtaria e tij letrare është përfshirë në disa antologji poetike brenda dhe sidomos jashtë atdheut.

Po ashtu krijimtaria e tij është botuar në shqip dhe në gjuhë të tjera në disa vende të botës, si në Angli, Rumani, SHBA, Greqi, Kosovë, Spanjë, Suedi, Turqi, Itali, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Maltë, Meksisë, Belgjike, Kinë, etj, ku ka marrë edhe çmime të ndryshme letrare.

Disa nga librat e tij janë rekomanduar për programin mësimor në degët e gjuhës shqipe në Universitete brenda vendit dhe në degët e Albanologjisë jashtë vendit.

Boton në shumë organe,(shqip dhe në gjuhë të huaja), brenda dhe jashtë vendit.

Përkthen nga gjuhët :greke, ruse, italiane, angleze..

Është fitues i shumë çmimeve letrare,(brenda dhe jashtë vendit),për krijimtarinë e tij letrare dhe për përkthime.

Është organizator dhe pjesmarrës aktiv në shumë veprimtari letrare-artistike, si brenda vendit, ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Është veçanërisht i lidhur me vendlindjen e tij, me atdheun, me hapësirën mbarëshqiptare dhe Diasporën, me problemet e emigracionit shqiptar në Greqi dhe në diasporë, duke qenë njëherësh edhe një zë i fuqishëm në përkrahje të tyre dhe të problemeve që ata kanë dhe një ndër publicistët më të njohur dhe më të lexuar aty. Është tepër i angazhuar në mësimin e gjuhës sonë amtare tek fëmijtë e emigrantëve shqiptare në Greqi dhe në diasporë, duke punuar aktivisht në hapjen dhe funksionimin e shkollave shqipe jashtë atdheut, duke dhënë vet mësim pa pagesë në këto shkolla.

Është Anëtar i Akademisë së Shkencave të Edukimit- Tiranë.

Është Anëtar i Akademisë Shqiptaro – Amerikane të Shkencave dhe të Arteve.

Është Anëtar i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë ”FJALA  E  LIRË”,(Londër).

Është Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj të Shqipërisë.

Është Anëtar i Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë.

Është Anëtar i Shoqatës Botërore të Shkrimtarëve (W.P.S).

Është Anëtar i Lidhjes Europiane të Kritikës Letrare.

Është Anëtar i PEN-CLUB të Greqisë (nën kujdesin e UNESKO-s).

Është ‘’Anëtar Nderi’’ i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë ‘’Dega e Blertë’’,  Selanik.

Është ‘’Kryetar Nderi’’ i Shoqatës së Shqiptarëve të qytetit te Patrës ‘’Emigranti’’, Greqi.

Është anëtar i Bashkimit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ‘’Zëri i mërgimtarit’’, Itali.

Është themelues dhe drejtues i Shkollës Shqipe ‘’Naim Frashëri’’ të qytetit të Patrës, një ndër shkollat më të mëdha shqipe jashtë atdheut,etj,etj.

I janë akorduar këta tituj nderi:

1.Është dekoruar nga Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, me titullin :’’Naim Frashëri i Artë’’. Tiranë, 2017.

2.Ka titullin e lartë: ‘’Ambasador i Kombit’’, Tiranë 2019.

3.Mban Titullin e Lartë Patriotik ‘’ ARISTIDH KOLA’’, dhënë nga Shoqata Mbarëkombëtare ‘’Bytyçi’’, Tiranë, 2016.

  1. Ka titullin:’’Qytetar Nderi’’ i qytetit te Gjrokastrës. Gjirokastër, 2019.
  2. Ka titullin e lartë:’’Princ i artit dhe i kulturës shqiptare’’, Asti, Itali, 2019,
  3. Ka titullin :’’AMBASADOR PER PAQE’’, Asti, Itali, 2019.
  4. Ka Mirënjohje nga UNESCKO, 2014.

8..Është nderuar me titullin:  ‘’Mirënjohja e Qarkut Elbasan’’(Patra, 2023).

9..Është nderuar me: ‘’Mirënjohje’’ e Qendrës Kulturore ‘’Margarita Xhepa’’, Asti, Itali.(Patra, 2023).

10.Mban titullin:’’Kryetar Nderi’’ i Shoqatës së Shqiptareve ‘’Emigranti’’ të qytetit të Patrës, Greqi.

11.Është:’’Anëtar Nderi’’ i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë ‘’Dega e Blertë’’, Selanik. etj.

12.Mban titullin: ‘’Mik i Madh i Pilurit’’, 2022.

13.Është nderuar me ‘’Mirënjohje për veprimtari të shquar në emigracion’’, nga Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi. Athinë, 2014.

14.Është nderuar me ‘’Mirënjohje’’, nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, për kontribut të shquar në mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Kallabaka, 2016.

Disa nga Çmimet Letrare të fituara nga ky autor janë:

  1. Medalje e Artë e UNESKOS, ’’Aleksandri i Madh’’, 2013 dhe nga Shoqata Kulturore Ndërkombëtare ‘’Kafeneja e Ideve, Salaminë’’, për kontribut të shquar në fushën e letërsisë botërore.
  2. Mirënjohje e UNESCOS, për kontribut të shquar në fushën e letërsisë, 2013.

3.Çmimi Special: Kombëtar ‘’Leka i Madh’’, i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë se Veriut, 2010 (Medalje Argjendi).

  1. Çmimi për kontribut në pasurimin e letërsisë shqipe, dhënë nga Lidhja e Botuesve Shqiptarë (2003).
  2. Çmimi i Parë për tregim të përkthyer, dhënë nga revista ‘’Obelisk’’, Tiranë 2011.
  3. Çmimi i Parë vjetor, për tregim të përkthyer nga revista ‘’Obelisk’’, 2018, 2019, 2020.
  4. Çmimi i Dytë Kombëtar për libret tablloje muzikore, dhënë nga Televizioni Shqiptar (1989).
  5. Çmimi i Nderit, dhënë nga Lidhja Europiane e Kritikës Letrare (2013).
  6. Çmimi i Parë për librin humoristik të vitit 2012, dhënë nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë, Maqedoni e Veriut..
  7. Çmimi Kulturor Letrar, për kontribut të shquar në fushën e letërsisë, dhënë nga Shoqata Kulturore Mbarëkombëtare ‘’Ismail Qemali’’ dhe Biblioteka Publike ‘’Shefqet Musaraj’’, Vlorë 2011.
  8. Çmimi: ‘’Përkthyesi i vitit 2010’’, dhënë nga Lidhja e Shkrimtarëve Grekë ‘’Ksasteron’’ dhe revista letrare greke ‘’Qeleno’’.
  9. Çmimi i Parë, dhënë nga Shoqata Kulturore Ndërkombëtare ‘’Kafeneja e Ideve’’, Salaminë, Greqi, 2011.
  10. ’’Mirënjohje, për kontribut të shquar në fushën e përkthimeve letrare’’, dhënë nga Shoqata Studentore Shqiptare Athinë (2011).
  11. Çmimi i parë, dhënë nga Galaktika Poetike ‘’ATUNIS’’, Bruksel, 2013.
  12. ‘’Mirënjohje për kontribut të shquar në Mitingun Poetik të Gjakovës’’, dhënë nga Klubri ‘’Gjon Nikollë Kazazi’’, Gjakovë, 2014.
  13. Çmimi i Parë ‘’ Ali Podrimja’’, dhënë në Mitingun e 50- të Poetik të Gjakovës, 2014.
  14. Diplomë Nderi ‘’Për kontribut të shquar letrar e kulturor’’, dhënë nga Shoqata Ndërkombëtare ‘’Arti pa kufinj’’, Sarandë 2014, etj.
  15. Çmimi i Parë Vjetor për tregimin satirik, dhënë prej Gazetës ‘’NACIONAL’’, Tiranë 2016.
  16. Çmimi i Parë në Festivalin ‘’Pranvera Poetike Durrsake, 2016’’, Durrës 2016.
  17. Çmimi ‘’ Përkthyesi i vitit’’, dhënë nga gazeta ‘’Nacional’’ dhe Qendra Kulturore Ndërkombëtare ‘’Nacional’’, Tiranë 2016.
  18. Medalje nderi, per 15- vjetorin e revistes letrare greke ‘’Qeleno’’, nga Lidhja e Shkrimtarëve Grekë ‘’Ksasteron’’.Athinë, 2017.
  19. Çmimi i Parë në Festivalin e Parë Poetik ‘’Jehona Shqiptare’’, Tiranë 2018.

23.. Çmimi FAN NOLI, dhënë nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve te rrethit te Durrësit, Durrës 2018.

  1. Mirënjohje për kontribut të shquar në fushën e letërsisë dhe arteve,dhënë nga Shoqata Mbarëshqiptare ‘’Jehona Shqiptare’’, Tirane 2018.
  2. Çertifikatë MIRËNJOHJEJE, për nivel të lartë artistik të veprës së tij dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në emigracion, dhënë nga Akademia Shqiptaro- Amerikane e Shkencave dhe Arteve(Gjirokastër, 2021).
  3. Mirënjohje për kontribut madhor në ruajtjen e identitetit të gjuhës shqipe, dhënë nga Ambasada Shqiptare në Athinë(mars 2022).
  4. Mirënjohja ‘’Një vit histori suksesi’’, dhënë nga Ambasada Shqiptare në Athine(nëntor 2023), etj. etj.