… Përmbajtja e çdo gjinie artistike, veçanërisht e letërsisë, është në fund të fundit jeta njerëzore dhe shoqërore. Prandaj, historiani i letërsisë duhet të hyjë në fusha të ndryshme të jetës historike të njerëzve dhe kombeve, në kulturën dhe historinë e tyre…
Titulli: Historia e letërsisë rrome
Autor: Rajko Gjuriq-Ragju
Përkthyer: Behije Kodra-Besa
Ragip Jasharaj
Redaktor: R. Jasharaj
Lektore: Drita Mezini
Sponsorizoi botimin e këtij libri Ragip Jasharaj
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 13x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë përkthyesit
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, tetor 2024
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Djurić, Rajko Historia e letërsisë rrome /
Rajko Gjuriq-Ragju ; përkthyer
Behije Kodra-Besa, Ragip Jasharaj;
redaktor R. Jasharaj. –
Tiranë : Ada, 2024.
240 f. ; 20 cm.
ISBN: 978-9928-823-52-6
1.Historia e letërsisë 2.Romë
821.1/.9 (091)
Parathënie
Ky është një botim i ri, i zgjeruar i librit Letërsia e Rromëve dhe Sintit, i cili u botua në vitin 2002, dhe më pas u përkthye në gjuhën rumune dhe hungareze[1].
Në fakt, kjo është historia e parë e letërsisë rrome, e shkruar për të përmbushur nevojat studimore dhe arsimore të universiteteve evropiane ku janë krijuar departamente ose grupe studimi të gjuhës rrome : Francë, Republika Çeke, Sllovaki, Rumani, Bullgari dhe Itali, në gjimnazet rrome : Hungari, Republika Çeke dhe Sllovaki, pastaj si literaturë për mësuesit, të cilët ligjërojnë gjuhën dhe letërsinë rrome në shumë shkolla të vendeve evropiane, nga Serbia në Finlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Përmbajtja e çdo gjinie artistike, veçanërisht e letërsisë, është në fund të fundit jeta njerëzore dhe shoqërore. Prandaj, historiani i letërsisë duhet të hyjë në fusha të ndryshme të jetës historike të njerëzve dhe kombeve, në kulturën dhe historinë e tyre. Kështu ai mund të prezantojë në mënyrë korrekte veprat letrare të krijuara brenda një kombi, si dhe të përcaktojë vlerën dhe vendin e atyre veprave letrare dhe autorëve të tyre në historinë e letërsisë kombëtare e më gjerë.
Duke qenë se rromët jetojnë të shpërndarë në të gjithë Evropën dhe në vendet jo-evropiane, është e nevojshme të kemi njohuri për vendet ku ata jetojnë, si dhe për popujt e atyre vendeve, kulturën dhe letërsinë e tyre. Kanë kaluar më shumë se pesëqind vite që prej eksodit të rromëve nga India, i cili pasoi me disfatën e luftës në 1192, deri në shfaqjen e shkrimtarëve të parë rromë. Megjithatë, letërsia rrome, fillimisht popullore e më pas autoriale, u bë fakt historik vetëm në shekullin e 20-të. Shqyrtimet e para të zhvillimit historik të letërsisë, dhe prezantime mbi jetën dhe veprën e rromëve, shkrimtarët i shfaqën midis viteve 1990 dhe 2000, pra, gati një shekull më vonë.
Për shekuj të tërë, të diskriminuar dhe të persekutuar, të shpërndarë nëpër Evropë e më gjerë, ata ishin, si të thuash, vazhdimisht në grahmat e fesë, kulturës, politikës, dhe dhunës së shteteve, kombeve, madje edhe pakicave rajonale e kombëtare. Rromët, së bashku me hebrenjtë, janë ndoshta shembulli më bindës i anatomisë së destruktivitetit njerëzor, dhe prova e historisë së shkatërrimit të historisë në Evropë. Fati i rromëve në historinë evropiane mund të shprehet me fjalët e nobelistit Ivo Andriq: “Para tyre, çdokujt i lejohet të tregohet ashtu siç është, pra gjaku nën lëkurë”, pa pasur nevojë të pendohet apo të jetë i turpëruar. Me ta dhe para tyre lejohet çdo gjë që para botës, do të ishte e turpshme dhe mëkatare. Ata mund të jenë mizorisht të tallur ose të rrahur, të frikësuar, bujarë për të dhënë kot, për të blerë lajkat e shumicës, të zymtë dhe të pangopur për shakatë dhe shtrembërimet e tyre, të nënshtruar për guximin ose shërbimet e tyre.
Që nga shekulli i 13-të, rromët kanë qenë viktima të të gjitha luftërave në Evropë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, së bashku me hebrenjtë, ata ishin viktima të Holokaustit. Kjo temë u trajtua nga autorë evropianë dhe disa rromë.
E thënë thjesht, ata që kishin fuqi dhe forcë, dukej se nuk planifikonin asgjë për t’u përshtatur. Kudo që jetonin, ata e gjenin veten. Dukej sikur ishin të destinuar të ishin trungu i vetëm mbi të cilin shtriheshin kur të vdisnin sipas nevojave të tyre.
Këtij fati, siç do ta shohim, nuk i shpëtuan as disa shkrimtarë rromë. Letërsia rrome, si dhe letërsia e kombeve të tjera, eshte ajo gojore dhe e shkruar. Në përputhje me këtë, prezantimin për letërsinë rrome do ta fillojmë me veprat e tyre gojore, përkatësisht me letërsinë popullore.
[1] Gjuriq, Rajko, Die Literatur der Roma und Sinti, Edition Parabolls, Berlin 2002; Historia e Letërsisë, Universiteti i Bukureshtit, 2002; A Roma Irodalom, Pont kiado, Budapest 2004.