Titulli: Eja në ëndërr
Autore: Margarita Llapushi Zeneli
Redaktor: Rifat Ismaili
Kopertina: Elda Zeneli
Botimi i parë: 2022
ISBN: 978-9928-362-21-6
Formati : 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autores
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, janar 2022
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Zeneli Llapushi, Margarita
Eja në ëndërr : poezi / Margarita Llapushi Zeneli ;
red. Rifat Ismaili.
– Tiranë : Ada, 2022
136 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-362-21-6
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1
NËPËR STINËT POETIKE TË
MARGARITA LLAPUSHI ZENELIT
Margarita Llapushi Zeneli vjen perpara lexuesit me librin e saj të dytë poetik “EJA NË ËNDËRR”, në distancën prej disa muajsh kur nxorri librin e saj të pare, ” Zërat e shpirtit”.
Poezia, si udhërrëfyese drejt skutave më të fshehta të shpirtit, por edhe si parathënëse e fatit njerëzor.
Shpirti lirik i poetes, sundon atmosferën e përgjithshme poetike, dhe si flladitje pranverore freskon mendimet e lexuesit. Nje vend te vecante në këte vëllim poetik, zënë edhe lirikat e dashurisë, temë e trajtuar nga autorja në të dyja gjinitë, herë ndjenja derdhet nga buzët e femrës, herë mashkulli shkopsit mendimet e tij në përvëlimin ndjelles ndaj femres. Nuk eshte e pazakonshme qe poetet shqiptare ti perdorin te dyja gjinite, kur shkruajnë mbi dashurine. Nganjëherë, i shtyn mentaliteti i vjetër dhe gjykues i shoqerisë , në raste të tjera si formë shprehëse më të lirshme për të thënë ndjenjat e pathëna. Do të vecoja poezi si…” Gjumë nuk kam”, ku ajo ndër te tjera shprehet;
“Sonte trupin ndjej të copëtuar
Shpirti kërkon të dalë jashtë ,
Gjumë nuk kam ,zemra rri zgjuar
Kthehu të lutem ,vetëm një çast!”
Por edhe tek poezi të tjera e poezi si ajo me titull ” Më ler të hyj zbathur”, do të gjejmë shpirta të përdëlluar e të dehur prej dashurisë;
“Ti në më do,mos ma mbyll derën
e dehur, vetë s’mund të trokas,
më lër të hyj, ashtu e zbathur,
shpirtin më shumë ,mos e plas!
Dhe kur të dy , pranë të jemi
të digjet nata,yll e hënë bashkë,
prush i dashurisë ,aty i ngelur,
agimit të ndizet, e të marrë flakë!”
Në vargje të bukur si ” Dashuria u kthye në det”, autorja vërshon si një llavë e ndezur qe derdhet e shuhet në detin e dashurisë. Në këtë det të mbushur me endrra rinie, me vitalitet, me fantazinë e pafajshme të moshës, me të gjitha ujerat dhe ererat qe krijojne një vorbull te pafundme deshirash per jetën;
“Më the je yll,dhe yjet u zbehën
Më the je hënë ,dhe hëna u fsheh,
U dehën ata ,dhe ne u dehëm
Si dy të dehur u ngjitëm mbi re!”
Por libri në tërësi ndahet në katër nengrupe tematike; poezia e mërgimit, poezia e vendlindjes, poezia dashurore dhe se fundmi ajo, sociale. Në shumllojshmërinë e shprehive poetike, autorja lë gjurmët e saj, botëkuptimin dhe dashurine që ka ajo për jetën, për njerëzit dhe gjerat e thjeshta.Në poezinë e saj Margarita Llapushi Zeneli ështe mjaft kembëngulëse për të qenë në nje hap me të tjerët, për të qenë forcë aktive e shoqërisë por dhe një artiste e pjekur me nje vizion mirësie dhe modern për jetën.
Kjo maratone poetike katër stinëshe më kujton papritmas Vivaldin, muziken e tij qe rrjedh nëpër kohëndarjet e vitit, te praverës, verës, vjeshtes, dimrit. Keshtu dhe poetja ngarend nëpër pyllnajën e shpirtit, herë e ngazëllyer e here e trishtuar nga dashuria, here plot afsh e mall per vendlindjen dhe njerezit që ka njohur, herë e zemëruar për padrejtësite dhe njerëzit meskine e te padenjë, here e vendosur ti thure himn dashurise për jeten, paqes e miresisë.
Në caste trishtimi , si ne vjeshtën e jetës ajo derdh ne letër vargje pasigurie dhe i drejtohet dikujt qe e ka pranë zemres dhe i beson si zotit me këto fjalë;
Më ndihmo të lutem ,të jem e fortë
Të qesh përsëri ,si dikur më parë ,
E vetme unë,nuk ia dal dot
Vetëm ty të kisha ,në këtë botë të marrë!
( Poezia; “Dua të qesh përsëri!”)
Në vargje të tjerē me mall dhe zemrën e një fëmije ajo lëshohet në prehrin e butë të natyrës dhe i këndon ngazëllimit të çastit me këto vargje;
“Gjethet u mblodhën ,me mua të festonin
Era i ndihmonte rreth meje në valle,
Në pemë zogjtë filluan të këndonin
Oh…ç’mrekulli.. u ndjeva një çast si shtojzovalle!”
( Poezia; ” U ndjeva shtojzovalle)
Në këtë vorbull ndjenjash, poetja fluturon nga njëri qiell në tjetrin , mbi nje qilim magjik fantazie. Ajo perçon me force bukurine e vargut, lë gjurmët e saj nëpër kohe. Ndërkohë kjo autore e re por e dashuruar pas vargut, po përgatitet të thote fjalën e saj dhe ne gjininë e prozës, dhe po perfeksionon teknikat e saj dita – ditës.
Ky libër është , një shenjë e dukshme.
RIFAT ISMAILI