Nga botimet më të fundit të shtëpisë botuese ADA
Titulli: Qenia
Autor: Briken Zenuni
Kopertina: Altin Ramo
Botimi i parë, 2021
Tirazhi: 200 kopje
ISBN: 978-9928-326-60-7
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 12.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, mars 2021
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Zenuni, Briken Qenia:
poezi / Briken Zenuni.
– Tiranë : Ada, 2021
104 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-326-60-7
1.Letërsia shqipe 2.Poezi
821.18 -1
PARATHËNIE
Duke lexuar librin e Briken Zenunit, shoh se në këto poezi përzgjedhja e fjalëve situatave nuk njeh kufinj dhe kohë. E bukura dhe bashkë me të Poezia, nuk kanë kufi. Ajo vjen herë si tinguj herë si pikturë murale. E bukura është një mbretëreshë më vete, ajo ka ligjvendësit e vet dhe qytetarët e vet, ajo është “Parajsa e Njeriut” të panjollosur nga politika dhe politikanët, e panjollosur nga bankierët, mediokriteti, ligësia. Është e vërtetë që mundësia e komunikimit me lexuesin është rritur, falë asaj që ne e quajmë botë virtuale apo rrjetet sociale. Sipas mendimit tim një poet që të bjerë në “sy ” apo të pëlqehet nga lexuesi gjerësisht, duhet të ketë jo disa poezi të mira, sepse ka njerëz të zakonshëm që mund të shkruajnë poezi të shkëlqyera, por, duhet të kesh një sistem poetik. Ajo që Brikeni ka bërë është se i ka sjellë poezisë shqipe pikërisht këtë sistem të ri poetik, me një fjalor krejt tjetër nga ai fjalor i zakonshëm që dëgjohet në Letërsinë Shqipe. Briken Zenuni me këtë libër është një lajm i mirë për letërsinë. Në mënyrë preçize ai, e bën të mundur vendosjen e një komunikimi të plotë dhe pothuajse të përsosur me lexuesit. Që në fillim kur bëhet fjalë për poezinë e tij, është e domosdoshme për të përcaktuar arritjet estetike dhe veçantitë e lirikës së tij. Të jesh poet do të thotë ta njohësh botën; thellësinë e saj, lartësinë, gjerësinë, dhe të përtejmen e së përditshmes. E bukura në letërsi është e të gjithë atyre që e duan këtë art. Fjala në poezi është bimë e së bukurës. Ndeshja mes jetës dhe të përjetshmes është luftë e gjithsecilit. Në poezi shumë ka rëndësi tema dhe gjetja artistike e figurave. Gëzimi, dhimbja, vuajtja, dashuria dhe trishtimi janë përbërësit kryesor të muzës poetike. Të dish ta gjesh atë që e ndien, atë që e dëshiron, atë që të bën të dehesh bukur, kjo mendoj dhe jam e bindur se është poezia. Me sa e kuptoj unë letërsinë, poezia lind, nuk stiset, unë i qëndroj këtij mendimi sepse kështu funksionon poezia e cila nuk bëhet me urdhër. Arkitektura e poezisë së Brikenit, është kullë tempullore, poezi hijerëndë dhe e trishtë, e madhërishme dhe e bukur. Si vetë jeta që autori ka lëmuar në laboratorin e tij krijues. Sepse i tillë ngjan të jetë ai: një marrëveshje e koduar me hyjnitë e frymëzimit krijues. Prandaj, të gjithë atyre që janë të interesuar dhe duan të njohin fjalë të bukura poetike me të cilat janë ndërtuar këto poezi dhe ky libër, unë iu rekomandoj leximin e këtyre poezive.
Delina KREKA, poete nga Korça