Punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë
ose letërsia mes meje dhe teje
nga Ramiz GJINI
Ndryshe nga socrrealizmi, që solli para lexuesit letërsinë e përcudnuar të marrëveshjes solide mes pushtetit dhe shkrimtarit, pasnëntëdhjeta, krahasdisa vlerave të lëna në hije, shfaqi edhe një dukuri masive negative, kryesishtnë gjininë e prozës dhe poezisë.
Mendoj, se lipset të merremi më shumë me të si dukuri,se sa duke e analizuar si produkt letrar me minivlerat dhe antivlerat e saj.
Fjala është për një të ashtuquajtur letërsitë tipit hidh e prit me njëri-tjetrin, ose e thënë më troç,një letërsi mes meje dhe teje.
Kjo lloj letërsi e ka gjetur një shtrat vegjetimi sidomos në internet, në faqet e mediave të shkruara dhe në emisionet mbi artin dhe kulturën të mediave vizive në vendin amë, por edhe në diasporë, në vendet e Europës dhe Amerikës.
Këta shkrues,mund te klasifikohen si punëtorë të thjeshtë të brigadës së madhe të
shkrimtarisë.
- Punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë
Punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë, ka egzistuar edhe gjatë regjimit të vjetër diktatorial, por ka qenë i seleksionuar dhe i kontrolluar me brutalitet nga shteti. Strukturat e shtetit i përpunonin talentet duke u injektuar në gjak frymën revolucionaredhe luftën antagoniste të klasave dhe jepnin direktiva se si duhejshkruar letërsia.
Ajo brigadë, qe njohur me emrin Lidhja e Shkrimtarëve, e cila, kishte punëtorët e saj të shkrimtarisë.
E ashtuquajtura letërsi e realizmit socialist, që lakohet rëndom edhe sot me këtë term, në fakt, nuk ishte, dhe nuk duhet quajtur e tillë. Ajo letërsi, vetëm realizëm nuk kishte. Ajo qe një produkt propogandistik letrash i brigadës së thjeshtë të shkrimtarisë, e cila bëri çfarë deshi kupola e pushtetit. Nëse ka ndonjë meritë, ajo qëndron në faktin, që një pakicë e bëri mirë, kurse shumica e bëri keq.
Për shkak të rrethanave në të cilën u shkruajt kjo letërsi, pjesa më e madhe e saj, sot është harruar duke mbetur ato vepra, heronjtë e të cilave, nuk mbartinin karakteristikat e njeriut të ri socialist, por mbartin njeriun e vërtetë me problemet dhe hallet e tij të përditëshme. Ndryshimi mes dy kohërave qëndron, sepse në atë kohë, autorët shkruanin pak prej qejfit dhe shumë prej hallit, sot këto punëtorë të thjeshtë shkrimtarie, e bëjnë sepse thjeshtë, u pëlqen të jenë shkrimtarë.
- 2. “Miqtë” dhe “Armiqtë”
Një tjetër karakteristikë e brigadës së punëtorëve të thjeshtë të shkrimtarisë, është edhe këmbëngulja e autorëve për të gjetur me çdo kusht mirëkuptim tek lexuesit.
Ata duan, që produkti i tyre, i ashtuquajtur letrar, të pranohet patjetër nga lexuesi. Rëndom, ato gjenden dukshëm përballë dy kategorish ekstremiste lexuesish, që janë: lexuesit “miq” dhe lexuesit “armiq”. Brenda këtyre dy kategorive futen edhe lexuesit – shkrimtarë kolegë të autorit.
Për vetë qëllimin, që ka lufta mes “miqve” dhe “armiqve”, ajo gjithnjë ka atmosferë donkishoteske.
Ajo është shfaqur dhe vazhdon të shfaqet, sidomos, në listat e internetit. Ne njohim raste kur në Tiranë, janë botuar libra nga personalitete të medjave dhe të politikës. Duke qenë se kanë patur në dorë mjetet e propogandës, ata i kanë ngritur në qiell me bujë krijimet e tyre si vepra me shumë vlera. Mirëpo kjo bujë, ka zgjatur, aq sa është dashur të binte libri në duartë e lexuesit, i cili, i ka ndëshkuar me pluhurin e harresës.
Dashakëqinjtë më të mëdhenj të punëtorëve të thjeshtë të brigades së shkrimtarisë, gjenden brenda llojit. Ata janë gjithnjë cinik, përpiqen të të dekurajojnë, sepse nuk duan të bësh karrjerë. Karrjerën e duan me çdo kusht për veten e tyre.
Eshtë një traditë, që shkrimtarët, u a japin të tjerëve t’i lexojnë krijime te tyre. Ata kanë maninë për t’u bërë të njohur dhe kjo mani, në shumicën prej tyre, ngrihet mbi arsyen.
Taktikisht, në fillim, kjo kategori shkruesish, punon shumë me “miqtë”, që në shumicën e rasteve, janë sivëllezër të tij. Motoja: më lavdëro ti, të të lavderoj edhe unë, mbetet hymni më skandaloz i kauzës së punëtorëve të thjeshtë të brigades së shkrimtarisë.
E ashtuquajtura kritikë letrare, që i bëhet një libri me shumë superlativa nga “miqtë’, ka po aq efekt negativ, sa ç’ka një kritikë, që vjen me dashakeqësi nga “armiqtë”.
Eshtë naivitet i madh, që një shkrimtar, të mendojë se po arrin sukses, kur shikon, që I thurin laved persona, që nuk kanë eksperienca leximi dhe nuk e njohinfare letërsinë. Në rastin më të mirë, autori është skeptik ndaj lavdeve, që i bën kjo kategori lexuesish.I dëgjon ato me respekt, por ia rezervon vetes një farë dyshimi, që e çon në vetkontroll dhe e bën të njohë mirë veten.
Në rastin më të keq, ai beson se shkruan vërtet mirë dhe këto lavde, i përdor si armë për të dërrmuar ata që nuk e duan.
Këto lavde, i shikojmë në gazetasi artikuj kritikësh të ngazëllyer, por dhe në emisione televizive, kur i prezantojnë apo prezantohen vetë këta autorë.
Të gjitha konsideratat personale të mbushura me superlativa, që miqtë shkëmbejnë privatisht me njëri-tjetrin, postohen në të gjitha adresat e listavetë internetit, për të marrë vesh armiku brenda klasës së punëtorëve të thjeshtë të brigatës së shkrimtarisë, sesa i madh është filani apo filanka.
Kësisoj, është gënjeshtra, që ata sajojnë vetë, ajo që punon më fort për të dalë në dritë e vërteta.
- Të shkruarit si një zeje që mund ta bëjë gjithësecili.
Sado të përpiqemi të jemi rracional në gjykimin e këtij produkti punëtorësh të brigadës së madhe të shkrimtarisë, serioziteti bie që në hapin e parë.
Arti i të shkruarit, që normalisht duhet të jetë privilegj i atyre, që talentin e kanë dhuratë prej Zotit dhe suksesin e arrijnë me punë të madhe e të palodhëshme, duket se është shndërruar në një zeje e lehtë, që pretendon ta bëjë gjithsecili.
Nëse një person kërkontë arrijë lartësi profesionale duke e studjuar zanatin e të shkruarit e duke u praktikuar gjatë gjithë kohës,e pastaj publikon pareshtur dyzinat e shkrimeve të tij,atëherë kësisoj, të gjithë mund të bëheshin shkrimtarë. Kjo formë arritje e punëtorit të thjeshtë në shkrimtari, fatkeqësishtë, sot është bërë e modës në atdhe, por jo pak edhe në diasporë.
Punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë, bën, si të thuash, biznes më vete: kultivon bimë shkrimtarie, frutate të cilave, ndonëse të papjekura, memzi pret t’ia shesë lexuesit si fruta të arrira.
Kësisoj, punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë, zgjedh rrugën dhe mjetet e gabuara kur kërkon të fitojë fame e respekt me anë të artit si produkt konsumi të përditshëm, i sërvirur vetëm për rrethin e shokëve dhe miqve të tij.
- Arti letrar si perceptim
Punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë, e përdor shkrimtarinë për të qarë hallet e tij, duke u përpjekur të trajtojë problematika të rëndomta të jetës së përditëshme.
Kjo ndodh sepse perceptimet intuitive për të rrokur tema dhe ide, aktualisht paraqiten në nivele mjaft të ulëta. Në gjithë këtë masë gjigante produkti letrar, perceptimin e gjejmë më shumë të një karakteri bajat, të përbashkët e masiv.
Në shumicën e rasteve, për lexuesine zgjuar, historia tashmë është e njohur: tregimin, ta zëmë, e ka lexuar si artikullnë gazetë, është treguar si barcalet, është rrëfyer në ndonjë kafene, ose i ka ndodhur dhe vazhdon ti ndodhë vetë autorit çdo ditë në jetën e përditëshme.
Menyja e këtij produkti letrar, që ka pushtuar tregun, mbetete varfër. Ajo ngjanme ato ushqimet e përditëshme, që në kohën e diktaturës, gatuheshin për darkë në mensat e Stacioneve të Makinave dhe Traktorëve ku spikaste grosha, pilafi dhe kosi.
Këto lloj produktesh që shiten si art, një mik i imi, profesor në një universitet të NewYorkut, i quajti një ditë si me shaka “vezë pularie”.
- Kopjimi me përpikmëri i realitetit dhe imagjinata
Disa shkrues, bëjnë libra, brenda të cilëve gjejmë një realitet të kopjuar me përpikmëri. Realiteti është në pamje të parë i rëndomtë, ndaj është gabim i madh ta kopjosh atë me përpikmëri.
Duke i qëndruar besnik realitetit, një shkrimtar, nuk mund të bëjë kurrë letërsi të vërtetë.
Realiteti, është gjëja më e parrokshme dhe asnjëherë e përcaktuar drejtë ashtu siç duhet. Por shkrimtari mund të flasë për një vezullim, që e ka burimin tek realiteti, për një si shfaqje e një momenti suksesiv, gjithnjë e dyshimtë dhe kurrë e përkufizuar ashtu siç duhet.
Historia e kopjuar me përpikmëri, ashtu siç e ke parë, apo e ke dëgjuar, mund të mos ketë situatë dhe karaktere, mund të mos ketë aksion, mund të mos ketë karaktere të planit të dytë, mund të mos ketë informacion që jepet përmes dialogut, mund të mos ketë mister. Të gjitha këto, janë detyrë e shkrimtarit i cili, duhet t’i krijojë vetë me imagjinatë kur ai punon për ngrehinën e tij letrare, përndryshe, ngrehina do të dalë, pa çati, pa dyer e pa dritare.
Po e ilustroj me një incident të vogël, që më ka ndodhur para pak kohësh:
Dikush më solli një tregim t’ia lexoja dhe t’i jepja një mendim. Pasi e lexova, për t’u treguar i çiltër e njëkohësisht për ta ndihmuar, i thashë të vërtetën. I thashë, që tregimi nuk bënte, sepse kishte inkoseguenca dhe mungesë logjike. Për më tepër, qe shkruar shumë keq duke mos respektuar normat gjuhësore.
Filloi të zemrohej. Tha se çuditej me reagimin tim, pasi të gjithë ia kishin pëlqyer, kurse unë, jo. Mes atyre që ia kishin pëlqyer, gjendeshin edhe shkrimtarë të njohur, disa prej te cileve jetonin neNew York. Nisi të betohej se gjithshka kishte shkruar ishte e vërtetë. Nëse nuk beson, tha, pyet filanin, sepse ka qenë edhe ai aty kur ka ndodhur kjo ngjarje. A thua se letërsia e mirëqenë e merrka viston me të pyetur lart e poshtë, apo duke u betuar në kokën e ndonjë të dashuri të shtrenjtë. Pra, personi në fjalë ngatërronte letërsinë e vërtetëme të vërtetën e rëndomtë.
Duke shkruar keq gjithshka ke parë e ke dëgjuar, nuk bëhesh kurrë shkrimtar. Por nuk bëhesh as kur e shkruan mirë, sepse nëse ndodhia nuk thotë asgjë, edhe ai që e shkruan, domosdo, që nuk thotë asgjë.
Suksesi i një shkrimtari, nis kur ai vendos në punë imagjinatën e tij dhe e ka të qartë çfarë don të tregojë. Në procesin letrar, imagjinata është më e rëndësishme se njohja. Imagination is more important than knowledge, thone amerikanët.
- Të shkruarit si akt krejt personal
Mendoj, që nuk është mirë, t’u kërkosh mendim për shkrimet e tua njerëzve që shkruajnë, pasi ata, ose të thonë atë gjë, që do të bënin vetë, ose të thonë një gjë të gabuar. Dhe, nëse i ndjek e bën çfarë thonë ata, kësisoj, ti je automatikisht, jashtë vetes tënde. Gjëja më e mirë është, që të gjeshnjë ambjent ku shkrimtarët mblidhen dhe diskutojnë përletërsinë, sepse ata kanë eksperiencë në të shkruar dhe njëkohësishtë, eksperiencë në lexime.
Eshtë shumëmirë të jeshë i pranishëm në ambjente ku flitet për letërsinë, ose për shkrimtarët e mëdhenj të botës dhe veprat, që ata kanë shkruar, pasi vetëm kështu mund të kuptojmë cila është letërsia e madhe, çfarë është vlerë e pafshirë nga koha. Nëse këto ambjente nuk gjenden, – sidomos këtu në New York është i pamundur Në Tiranë ky ambjent mund të gjendet. Gjej rastin te përmend këtu një nismë të shkrimtarit dhe poetit të mirënjohur Agron Tufa, e thirrur “E premtjaletrare”, e cila është bërë tashmë një praktikë e përjaveshme. Çdo të premte në darkë, krijues të ndryshëm, mblidhen në kafe- librarinë “E pershtateshme” , ku flasin për letërsine si dhe lexojnë krijime dhe përkthime të ndryshme. – Pore dhe nëse këto ambjente nuk gjenden, të paktën të merremi me lexime, pasi informacion ka sa të duash.
Të shkruarit, si çdo art tjetër, është një akt krejt personal. Dhe budallallëku më i madh është gjithashtu, kur kërkon dhe pret mirkuptimin e gjithësecilit.
Një tjetër budallallëk, është, të shkruash qëllimisht për shijet e një publiku të zakonshëm. Prandaj le të përpiqemi të shkruajmë për të mbajturnën kontroll inteligjencën tonë dhe jo duke u përpjekur të çudisim të tjerët. Le të shkruajmë për të ndërtuar jetën tonë rreth këtij zanati e për ta bërë krijimtarinë mënyrë jetese.
*Kumtesë e mbajtur në simpoziumin shkencore, që Lidhja e Shkrimtarëve
Shqiptaro-Amerikanë, organizoi në New York më 22 Dhjetor 2013.
Botuar te “OBELISK”, Shkurt 2014, me lejen e autorit.