Me një titull metaforik vjen para jush me librin e saj  më të fundit autorja tashmë e njohur Dava Nikolli

 

Titulli: NËPËR FLOKËT E STINËVE

-Poezi & Satirë-

 

-Autore: Dava Nikolli

-Redaktore & korrektore: Vjollca Shurdha

-Kopertina : Piktura nga Afrim Shatku (Arti Jetë)

-Botim i parë 2024

 

-NB/.Redaktimi e korrektimi i këtij libri është bërë në bazë të liçencës poetike.         

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, shtator 2024

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Nikolli, Dava

Nëpër flokët e stinëve:

(poezi & Satirë) / Dava Nikolli ; red. Vjollca Shurdha.

– Tiranë : Ada, 2024.

140 f. ; 20 cm

ISBN: 978-9928-823-40-3

1.Letërsia shqipe

2.Poezia

821.18 -1

Parathënie!

 

Ndër botimet e shumta kemi udhëtuar (artistikisht) me poeten Dava Nikollifushash, malesh, detesh, oqeanesh e galaktikës! Në vëllimin poezi & satirë titulluar metaforikisht “Nëpër flokët e stinëve” merr sërish për dore lexuesin e mirëfilltë për të udhëtuar si mbi “tapetin e Aladinit”, nëpërmjet “llampës” (penës së saj magike) të vëzhgojë mahitshëm e hera herësindinjueshëm gjithçka. Edhe pse në emigrim nuk rresht kurrë së kontribuari për artin shqiptar dhe jo vetëm. Autorja Dava Nikolli lëvron gjithmonë me këmbëngulje cilësorekulturën e letërsinë! U përkushtohet shndërrimevehistorike, ekonomiko-shoqërore që janë kryer në Atdhe por së tepërmi vetëdijes gjuhësore. Nuk ka pikëpamje të ngushta lokaliste, tregues janë vëllimet e saj ku për së shumti përdor një gjuhë letrare korrekte, madje përkrah çdo përpjekje që i shërben qëllimit drejtshkrimor. Mjerisht ka dhe disa që gjithmonëkërkojnë një arsye pakënaqësie, ose të krijojnë probleme për të tjerët. Ndaj dhe në poezinë me titull të njëjtë vëllimit poetja shkruan ndër të tjerash:

“Nëpër flokët e stinëve,/e shoh realitetin që e arnojnë.//Ia kthejnë timonin sipas qejfit,/kurrë aktualitetin s’e pranojnë!”

Vargje të sinqerta dhe të vërteta! Toleranca dhe përpjekja e të kuptuarit si t’i trajtojmë problematikat me pergjegjësi, është mesazhi i poetes. Kështu e përballojmë jetën shumë më mirë! Këtë jetë frenetike, plot tension, ku po humbasim gjërat e vogla por shumë të rëndësishme, sidomos mërgimtari! Një muzg, një ylber, një buzëqeshje apo një përqafim amësor!

“Vetëm rrezja e hënës kët’ natë,/vjen e shkon si një grua e çmendur./Më duket sikur edhe ajo më ka inat?!/M’i shpupuris baluket duke rendur./Ajo, s’e njeh mallin mërgimtar…/që rreth botës është duke vrapuar./s’e njeh ajo, as shpirtin e mërguar!/ç’do të thotë një shpirt i lodhur! /ku nervin e trurit ia kanë ngordhur!”

Poetet i drejtohen pothuajse të gjithë -Hënës -, kësaj dëshmitareje okulare por memece që nuk i njeh dhe as do t’ia dijë ligjeve të tjetrit planet -Tokë-! Ligjeve, shpesh më të errta se katrani e më të egra se dimri idhnak! Jeta është gjithashtu kjo mbi të gjitha ndajdhe mendimet i shkojnë e vijnë gjithmonë autores ku natën vonë shkruan:

“Është vetëm mendimi që s’ka fre,/pasi e shëtit cep më cep tokën./Ka dëshirë të dijë, ç’ka mbi re./Këtu në tokë është mërzitur me botën!”

Reflektimi i sinqertë është veti mbi të gjitha e një njeriu të shumëvuajtur, që nga një sprovë e madhe shfrytëzon mundësi të tjera për të vlerësuar gjithçka! Arrogancën e të besuarit të vetvetes se është “dikushi”, i cili do të ishte mirë të zbriste nga piedestali fallco që e ka vendosur dikush shumë mëtepër injorant, poetja e shpreh më së miri në satirën: “Nga doli ky model?”

“Asgjë sot s’po shoh!/Veç disa turma amorfe të dekompozuar./Disa kameleonë,/që flasin e në gazeta shkruajnë,/për mrekullitë e mizave e të grerëzave/-Sot shoh tipa e karaktere hipokrite, /Podiumeve, thonë “uratë” mediatike,/-Shoh tipa miopësh, hyr e dil, /Oh sa shpirtra të mjerë, sa shumë katilë!/Tipa e karatere njerëzish kokëkrisur,/poshtëruar përulësisë së tyre, si servilë./vrap, për t’iu përshtatur djallit në stil./ Nga erdh’ ky soj, këta lloj bishash?/-nga polli ky model viçash.”

Ndërsa për të ”instruktuarit” e mëdhenj, oratorët e metingjeve nëpër sheshe, të cilët fillojnëtë dialogojnë me -ju- intelektualisht dhe konkludojnë në zënka rrugaçësh me -ti- autorja vazhdon:

“Sot, shoh llumin e llumit që drejton,/as emrin e tyre s’e shkruajnë korrekt./Laraska, korba, sorra, dhe s’u bëhet vonë/se populli vuan mjerimin, oh medet!”

Një popull i vuajtur nuk do të thotë se është injorant, për të pranuar e shërbyer paaftësisësë pushtetarëve! Shpreson e beson në një përmirësim të ndërgjegjshëm, por nga momenti kur politika shndërrohet nga ideal në një formë fitimi, populli është dhe do të ngelet gjithmonë si gur shahu për lojën e politikanëve. Hapësira e mundësia që i japin zgjat dhe kajetë vetëm brenda kohës së një fushate zgjedhjesh. Aty fillon e mbaron përkujdesja karshi kujt i DHA besimin. Fatkeqësisht është në shkallë globale ky fakt. Ndaj kudo të ndodhemi na ndjek pas i njëjti faktor…mjerisht!!!

“Zgjedhjet, mbaruan pa filluar,/edhe duartrokitjet mbaruan./Parullat një e nga një janë filmuar…/mesazhet në popull i dërguan”.

Me dhimbje në shpirt në poezinë Mjaft o të pafytyrë autorja ndër të tjerash shkruan:

“Kombi i shqipeve gjithnjë i mundur,/nga të huajt e nga politika e tij.Shqiptarët, /brenda e jashtë të humbur,/pas tridhjetë vitesh s’ka drejtësi!

Duke shfletuar nga krijimi në krijim poetja ndërron temë e na çon drejt artit! Artin e të shkruarit me artin e të pikturuarit i lidh në një pikë të vetme enciklopedike! Na bën të njohur me mrekullitë e të dyja palëve që ofrojne art, kulturë, dijeni! Këtë e gjejmë në poezine: Piktori dhe Poeti!

“Edhe piktorët, pikturojnë me rimë,/kanë subjekte, simbole, dhe tema./Krejt konturet yjeve ua pikturojnë,

/kanë zemër të madhe, kanë ndjenja. /piktori e poeti kanë të njëjtin stil,/në zemrat e tyre ka veç diell!/kanë një rrahje zemre, një melodi./ndaj të dy janë e njëjta enciklopedi!”

Nuk mungon ndër të tjerash satira e hollë e poetes me të cilën na shton buzëqeshjen e na bën të na qeshë zemra me një temë shumë aktuale -Facebook: ”Djali I dreqit me grua të fundit “ ku në disa strofa shkruan:

“Djali i saj, i biri i t’keqit,/i shkolluar nën hije t’dreqit. /I bën zbor ai facebook-ut, /i biri i t’keqes e i dallkaukut!/Djali i Rrencit e i Saukut,/molla e sherrit e fb-ut./Shkruan mesazhe në privat,/me at’ trurin e tij sakat!/Fallso në tru, fallso në shpirt,/krijojnë probleme përditë./Ky pra është i biri i tajfunit,/djali i dreqit me grua të fundit”!

Për të analizuar një vëllim e nxjerrë konkluzion duhet vullnet, për të kuptuar interpretimin e drejtë të fjalës së autorit. Nëkëtë vëllim gjejmë poezi të formës anaforike e nga ana tjetër alegoria e përdorur në disa krijime të tjera nuk ka aspak kuptim përqeshës, por një kritikë të shëndoshë të formave e ngjyra të ndryshme negative. Krahas kuptimit themelor krijimet e autores Dava Nikolli marrin shpesh kuptim figurativ. Nuk ndeshemi aspak në mllef personal por vëzhguar me syrin profesional vemë re që janë të pasura në figura letrare si eufemizëm (zbutje) e në sinekdoka (numërin njëjës) (lloj i vecantë i metonimisë). Autorja nuk përdor kurrë penën e saj për sulme personale karshi personave; por godet në mënyrë të drejtpërdrejtë në linjë universale. Doja të sqaroja diçka që shpesh poetes (ashtu si dhe shumë poetëve e poeteve) me o padashje i ngjiten dukuri që s’kanë të bëjnë aspak me rrjedhën e krijimeve. Ndërsa poezia lirike ka mbidozë ëmbëlsie, poezia patriotike ka mbidozë përkushtimi, poezia me temë shoqërore ka entropi, ndaj mënyrën e ndërtimit në parametrat letrare të tyre nuk mund ta quajmë absolutisht mllef. Nëse do të shkruhej ndryshe për konjunturat negative, nuk do kemi forcë të dërgojmë mesazhin e drejtë në shpirtin e lexuesit të pakorruptuar, që është kundër fenomenit negativ të dukshëm o të padukshëm të shoqërisë sonë. Shpesh në temë shoqërore duke qenë kompleks poetjapërdor metaforikisht fjalën “mike”.

“Po mike, mosmirënjohja je ti,/Poezinë, vetë shpirti e shkruan,/ndërsa ti nga deliri po vuan.

U kushtohet gjithashtu edhe fryteve të zhvillimit të sotëm modern, që mjerisht ka marrë udhë të zhdrejtë. Në poezinë”Ikumuzika shqipe“arsye; paraqitja në Eurovision me gjuhë të huaj poetja shprehet:

“Sa fytyra ndërroi muzika shqipe,/ka marrë hov muzika e huaj./Shqipëria u kthye vërtetë ndryshe,/në çdo mulli ka nisur të bluajë. /Muzika jonë e bukur shqiptare,/në serbe, në greke, është shartuar./Në maqedonse, turke, e arabe,/në gjuhët e botës duke kënduar!”

Krijimet janë paraqitur si spektër përjetimesh, dhimbje, lumturi, a “goditje” në format dhe rregullat e saj. Nuk del aspak nga caku i sferave private por gjithmonë duke iu përmbajtur shkrimeve me njohuritë që janë në “dominio pubblico”. Në fund të fundit çdo krijues është përgjegjës për çka shkruan drejtkuptuar, jo për çfarë keq-interpretohet, mbasi hartat emocionale nuk janë të njëjta! Secili ndjek vizionin e tij dhe atë që u thotë ndërgjegjja! Porzgjimi i shpirtit jo shpesh koinçidon me atë të ndërgjegjes!!! Poetja Dava Nikolli na ve si në një pasqyrë duke krehur flokët e stinëve, ku ekzistojnë vetëm zgjedhje për të bërë: këmbëngulni ose hiqni dorë. Viteve u përdor metaforën e bukur ”dhomë“

“Kalova nga dhoma në dhomë,/e shoh sa ishte plakur pasqyra./Thinja të bardha, asgjë e njomë,…/Këtu në dhomë ka të tjerë,/më duken krejt normal./Pa thinja, pa rrudha, përherë,/veç unë, për pranverën kam mall”.

Na bën të rritemi, mënyra, pasioni, dinjiteti që është veshja e saj dhe shumë të tjera.Vëllimi ështëdeklaratë fytyrëhapur, shkruar me guxim si pakkush! Një poete me një inteligjencë vërtet të pazakontë, inteligjencë që na bën të analizojmë situatat qartë dhe me dhimbje. Por mbi të gjitha, sa ndjesi rrjedh nëpër flokët e stinëve ku…“Flokët e stinës më përshëndesin,/më duken si fantazma shpesh./Më nxjerrin gjuhën, më përqeshin, /gjuhën e tyre s’e marr vesh!”

 

 VjollcaShurdha

 Poete –Shkrimtare –Përkthyese

Itali