…Poezitë e këtij libri kanë  ardhur natyrshëm, nga shkarkimet shpirtërore të gjendjeve të tallazuara, realizuar me mjete shprehëse të ndërsjellta mbi shtyllat kryesore enumeracionet dhe shkallëzimet (ngjitëse dhe zbritëse). Jo me sforco e deformime ekzibicioniste siç bëjnë disa për t’u bërë interesantë…

 

TITULLI: Kurrë s’jam penduar!

AUTORE: Xhuljeta Kondi

Redaktor & korrektor: Çelik Petriti

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Përgatiti për botim Roland Lushi

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë,  gusht 2024

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Kondi, Xhuljeta

Kurrë s’jam penduar! : poezi /

Xhuljeta Kondi ; red. Çelik Petriti.

– Tiranë : Ada, 2024.

88 f. ; 20 cm.

ISBN: 978-9928-823-31-1

1.Letërsia shqipe      2.Poezi

821.18 -1

 

KJO ESE E SHKURTËR

NË VEND TË NJË PARATHËNIEJE TË GJATË

 

Sapo i dhashë dorën e fundit të “zmerilimit” (redaktim – korrektimit) fillova ta përfytyroj këtë përmbledhje poetike të ardhshme sikur s’e kam në faqe kompjuteri A4, por si të materializuar në fletë letre…

Kësisoj filloj bëj “adetin” tim të kahershëm, të përftuar fillimisht si lexues e më pas si krijues.

Konkretisht:

E vështroj për të disatën herë kopertinën:

Sa herë e shikoj, aq herë më tepër kuriozohem.

Pastaj titullin: “Kurrë s’jam penduar”.

Më tepër se kuriozues. Intrigues.

Në vazhdim, emrin e autorit.

Nuk kaloj në ballinën e dytë për të parë foton dhe CV – në, sepse, jo vetëm që s’e kam të formatizuar tekstin si libër, por edhe se nuk e kam të nevojshme. Sepse e njoh mirë tashmë: Shtatë tituj paraprirës (pesë në Poezi dhe një në Prozë dhe një roman në dorë, i pa pëfunduar akoma).

I kthehem sërish tekstit të kësodorshëm:

Nga ana grafike: Si rrjedhojë e kombinimit të llojeve të ndryshme të vargjeve (nga më të shkurtrit, deri te më të gjatët) herë – herë më faniten  trupa balerinash në lloje të ndryshme piruetash, herë gota vere sallonesh me buzë të gjera e stativë të stërgjatë, herë fragmente inertesh të gjërave të copëtuara si në mjedise të sapobombarduara, herë…

Dhe të gjitha këto ardhur natyrshëm, nga shkarkimet shpirtërore të gjendjeve të tallazuara, realizuar me mjete shprehëse të ndërsjellta mbi shtyllat kryesore enumeracionet dhe shkallëzimet (ngjitëse dhe zbritëse). Jo me sforco e deformime ekzibicioniste siç bëjnë disa për t’u bërë interesantë (në fakt duke u pështirëzuar).

Si e tillë, me poezitë e këtij libri, Xhuljeta Meriton t’i thërrasësh POETE.

ÇELIK PETRITI