Në këtë fillimjave nën logon e shtëpisë botuese ADA vjen një libër interesant për fëmijë
Abetarja e Anvës
Autor: Arben Shaholli
Redaktore: Megi Duçi
Recensente: Arya Dani, Emi Becolli
Ilustrimet: Kristo Gavri
Botimi i parë: 2023
Përgatiti për botim: Roland Lushi
ISBN: 978-9928-398-35-2
Formati : 14x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, qershor 2023
Të gjitha librat e botuar te shtëpia botuese ADA gjenden në Bibliotekën Kombëtare Tiranë
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Shaholli, Arben
Abetarja e Anvës : gjëegjëza : libër artistik&didaktik për parashkollorët dhe nxënësit e CU / Arben Shaholli ; red. Megi
Duçi ; il. Kristo Gavri. – Tiranë : Ada, 2023.
44 f. : me il. ; 20 cm
ISBN: 978-9928-398-35-2
1.Letërsia shqipe 2.Letërsia për fëmijë
3.Gjëegjëza
821.18 -93 -193.1
Mire se erdhe “ Abetarja e Anvës”!
Pas vëllimeve me poezi, fabula dhe tregime, poeti Arben Shaholli vjen tek lexuesit e vegjël me një libër të ri me gjëegjëza “Abetarja e Anvës”, i dymbëdhjeti deri tani dhe i treti në llojin e vet.
“Abetarja e Anvës” sjell këndshëm dhe natyrshëm 36 gjëegjëza- vjersha, aq sa janë dhe shkronjat e alfabetit tonë. Që në fillim autori shkruan: “Me ndihmën e mësueses nxënësi të lexojë, të gjejë e të shkruajë titullin dhe të ngjyrosë figurën”.Pra, kësisoj, ky vëllim i ri është jo vetëm artistik, edukues dhe argëtues, por edhe didaktik, ndihmues në përvetësimin e njohurive të para gjuhësore.
Krijimet në këtë libërth janë të bukura, të sinqerta si vetë fëmijët, relativisht të thjeshta, me një kërshëri “ngacmuese”, që e tërheq parashkollorin dhe nxënësin e klasës së parë.
Vargjet- gjëegjëza “trokasin” tek shkolla dhe mësimi (“Fletorja”, “Numrat”, “Njëshi”), japin njohuri si lënda “Dituri natyre” (“Toka”, “Yjet”, “Hëna”), qëndrojnë më gjatë tek kafshët, miqtë e dashur të fëmijëve (“Elefanti”, “Zebra”, “Dhelpra”, “Ketri”), ndalin tek drurët, bimët, frutat, etj.
Pra, është një përmbledhje interesante që duhet lexuar dhe vlerësuar. Jo më kot ai mbyllet me dy minirubrika: “Vlerësimi i mësueses” dhe “Mendimi i prindërve”. Libra të tillë i duhen vogëlushëve tanë, kopshtit dhe shkollës sonë.
Në fund i uroj autorit suksese në krijimtarinë e tij aq të spikatur letrare dhe lexuesve të vegjël lexim të mbarë të këtij “miku” të Ri!
REDAKTORJA