…Shpirti i poetes Dava Nikolli është vërtetë gurrë e pashterrshme, rrjedh si ujvarë nuk ngec, nuk të shtang por të shkund, të përtërin duke depërtuar në çdo ind. Lexohet krijimtaria e saj me ngacmim ndjenje, sepse shkruan me frymëzim shpirtëror e çdo natyre qoftë tema…

 

Titulli: PESHA E DHIMBJES

-Poezi-

 

-Autore: Dava Nikolli

-Redaktore & korrektore: Vjollca Shurdha

-Kopertina Helena Mehuka

-Botim i parë- 2024

 

-NB/.Redaktimi e korrektimi i këtij libri është bërë në bazë të liçencës poetike.                                            

                                         

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, tetor 2024

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Nikolli, Dava

Pesha e dhimbjes : poezi / Dava

Nikolli ; red. Vjollca Shurdha.

– Tiranë : Ada, 2024.

120 f. ; 20 cm.

ISBN 9789928823519

1.Letërsia shqipe      2.Poezia

821.18 -1

 

Parathënie

 

Pesha e dhimbjes”: Vëllim me poezi i poetes Dava Nikolli ku i përkushtohet për së shumti  periudhës së pandemisë nga korona virus Covid -19 duke bërë edhe disa reflektime të kësaj përvoje globale. Një kujtesë dramatike i një eksperimenti të tmerrshëm social sepse sipas të dhënave shkencore Covid-19 është rasti i parë që përfshin dhe prek një pjesë të madhe të njerëzimit, për shkak të një plejade rrethanash natyrore dhe sociale! Sado e çuditshme të duket, kjo temë e prekur nga poetja Dava Nikolli  ka të bëjë edhe me lloje të ndryshme regjimesh politike! Në poezinë “Ah botë o botë që po lëngon” shkruan ndër të tjera:

“Jam mbyllur në grushtin tim, /Shpirti qan për kët’ botë,/që s’e di kush e helmoi?!/Shpirtra të padukshëm, /duke ikur me yje bashkohen./Kush të shpiku o murtajë?/Kush qe ajo dorë e zezë, që sajoi kët’ virus-korona?!/Shkencë e mallkuar mafioze, /prodhove vdekjen n’laboratorë. /Dorë e zezë moj kanceroze,/që s’pyete as për fëmijënorë! /O Zot! Mbi gjashtë muaj,/që kjo botë po lëngon. /Mbyllur brenda mureve,/kjo murtajë njerëz kafshon!”

Gjithsesi mbetet fakti se pandemia ka nxjerrë në pah realitetin e deficiteve demokratike. Poetja gjithashtu në krijime të ndryshme ka fokusuar dimensionet e qëndrueshmërisë dhe brishtësisë sonë. Na paraqet qartë që nuk jemi zotërit e universit, dhe evokon solidaritetin njerëzor, vetëm njerëzor, dhe zinxhirin shoqëror.

Përsa i përket zinxhirit shoqëror poetja prek ndër krijime plagën e madhe globale, të pashërueshme e “epidemike” gjithashtu -Mërgimin-.

Prapë po ikin shqiptarët!/Po Atdheu ynë, kujt i mbeti?/Me vete marrin pak ujë të bekuar/ndërsa mall i shpirtit pikon lot./Shqiptarët, sot po ikin prapë!/Kjo plagë jo, s’ka të shëruar./Po ikin të gjithë, madje me vrap,/sikur po i ndjek djalli i mallkuar:

Vazhdon me poezinë “Ikja”

Ikja, ka tingull të ftohtë dëshpërimi./Kur u nisa moti s’kishte rëndësi.

/Provova dhe udhë zhgënjimi,/dhe në të katër stinët kishte shi./Ikja, ka formën e shtatores së mjerimit, /ka vulën e zezë në ballë çdo mot./E përndjek kudo gjuha e racizmit,/peshën e dhimbjes ia di veç ai Zot!//ikëm nga djalli, e nga ujqer ikëm. 7Edhe këmishen tonë e patëm frikë,/Ikëm si të çmendur, pa askënd,/jemi as atje as këtu!

Ndërsa në poezinë “Udhët e mërgimit” ndër të tjerash shkruan:

“Udhët e mërgimit s’janë luks, /janë pasqyra e shterpësisë./Janë dhimbje, mall, e nostalgji,/janë zingjirë “floriri” të kotësisë!”

I quan poetja sorollatje e braktisje të Edenit, shëmtirë e paudhësisë të shkruar e të pashkruar plot mistere, që kapërcejnë vuajtjet e zemrës dhe në fund e mbyll:

“Udhët e mërgimit s’janë luks,/mjerimi i kohës moderne janë./Humbja e vetes me gjithë gen,/me luksin, të përbashkët s’kanë!”

Ndër krijime edhe pse ndërthuren me korona virus u bën vend edhe temave të racizmit ku në poezinë “Cigani dhe virusi” shkruan:

“Cigani,/çdo mëngjes më përshëndet./Lëkurë e tij, zi si tigani,/më një shpirt, sa një det!/Lëkurë ziu shpirt bardhi,/përballë të bardhit shpirtzi./Zemra e tij e gjërë sa mali,/zemra e të bardhit plot ligësi!”

Largësia, malli për vendlindjen, atdhedashuria ia lodhin fort shpirtin poetes ndaj në poezinë “Në shpirtin tim u kam“ shkruan:

Në thellësi të shpirtit,/të kam ty, o nënë Shqipëri./të kam ty, o e shenjta Mirditë./Ty Lezhë që më rrite,më edukove,/je brenda meje, të kam shpirt!/Me mallin e shpirtit tim,/për ato vende, po shkruaj poezi./Vargjet vijnë pak si të lodhura,/nga kjo e nëmur largësi. /Këtu në thellësi të shpirtit,/ju gjithë jetën u kam strehuar./Si medalion në qafë u mbaj,/n’zemër u kam si kryqin e bekuar!

Thurë poetja elegji për motrën që u nda nga jeta në moshën 37 vjeçare, por për të ka veç ditëlindje!

“Sa herë vjen muaji prill,/ditëlindjen tënde ma kujton!/Dhe mendoj për dhuratën,/yjet dua t’i bëj dhuratë veç ty./Dhe çdo vit të them gëzuar!/Ikjen tënde s’e pranoj dot./Vit për vit, motër të kam uruar,/bashkë me qiellin kam derdhur lot.”

Thurë me dhimbje elegji edhe për nipin Ermir në: ”Iku një engjëll që të ndricojë në qiell”:

Ç’është ky lajm oi madhi Zot!/Që na veshe me të zeza sot./Sot na e thave fjalën në fyt,/dhe me lot na i veshe sytë!/Pena fjalën jo s’e lëshon, /shpirti sot veç po vajton./Dielli i fshehu rrezet sot./Pse kjo gjam oi madhi Zot?

Nuk mund të mungojë si çdo poet krijime për vjeshtën, kësaj stine frymëzuese! Por në këtë poezi autorja i drejtohet me lutje:

Vjeshtë, oj pranverë e dytë!/Lehtësoi njerëzit pak nga stresi./Kanë nevojë t’i ngrohësh në shpirt, largoi nga ky djall regresi!

Shpirti i poetes Dava Nikolli është vërtetë gurrë e pashterrshme, rrjedh si ujvarë nuk ngec,nuk të shtang por të shkund, të përtërin duke depërtuar në çdo ind. Lexohet krijimtaria e saj me ngacmim ndjenje, sepse shkruan me frymëzim shpirtëror e çdo natyre qoftë tema. Këtu dallohet stili i vërtetë i saj, i personalizuar, i përpunuar me delikatesë! Ndaj shpreh indinjimin për degradimin që shpesh i bëjnë jo vetëm artit të të shkruarit por dhe në fusha të ndryshme! Për titujt që jepen ashtu kot për hir! Për çdo hir, veç për atë të artit e të meritokracisë së lëmisë përkatesë -jo! Kështu në poezinë ”Në Tirane” shkruan:

“Këtu në Tiranë, /më skuqet fytyra prush. /Shoh si fluturojnë tituj e grada shkencore. /Si e ndërrojnë mbretëreshën në fushë,/me kalin e ardhur nga Troja!/Si në loje shahu, /fillojnë luftën ato të xhepit të nxehtë./Në tabelë të shahut,/u hedhkan zaret mbi fatin e poetit. /Kësaj bote llumi, askush s’e përfill! Të gjitha shtigjet, jashtë realitetit,/kërkon muzën në errësirë, /si Diogjeni me kandil!”

Në poezinë  “Piano jote “ u dedikohet fëmijëve që dhanë shpirt nën gërmadhat e pallateve, që u shembën nga termeti i 28 nëntorit 2019 në Shqipëri. Në mes të 51 viktimave kishte edhe fëmijë:

Piano jote,/tinguj funebër lëshon./E shpirti dhëmb pafundësisht,/Kjo melodi funebër,/përcolli Engjej drejt parajses qiellore./Tingujt që therin në zemër fort,/ku edhe qielli po pikërron lot!

Ka brengosje poetja patriote, atdhetare e flaktë! Për zemër ka çështjet e degëve të prera të trungut kombëtar të cilat në një mënyrë o në tjetër kanë patur gjithmonë gropëza!

Shqipëria ime e shtrenjtë, /kurrë s’ka qeshur me gjithë shpirt./O Zot! Sa shumë e mjera ka qarë, duke mjekuar plagë shpirti përditë!”

Përcjell poetja shqetësimin për vendin tonë, sepse si në çdo vend të botës ka një numër tè madh partish! Kur ndodh kjo disa prej tyre nuk janë të profilizuara, dhe si konseguencë, nuk mund të ndjekin një ideologji të përcaktuar. Një thirrje dëshpërimi bën në poezinë “Shqetësimi”, për gjithka që ndodh kur sistemi qeverisës edhe pse mbas shumë kohësh, ende lundron në fazën fillestare të implementimit të tij:

Shqipëria ime është kthyer,/në një xhungël zorragjinjsh./Një shkretëtirë e madhe me njerëz,

që vuajnë në mes gjarpërinjesh!/Ka skizofrenë që shqyejnë me sy,/ka, që dashurojnë për xhepa. Që urrejnë çmendurish, për parti,/dhe për parti, vrasin gjallesa!

Përgjatë vëllimit ka poezi të ndryshme me ngarkesa të forta emotive, poezi personale, shpluhuros arkivet me poezi për heronjtë e heshtur! Me e nën peshën e dhimbjes poetja shkruan, frymon e hyn natyrshëm nëpër vargjet e saj poetike, të cilat arrijnë qartë në intuitën e gjithkujt! Ndjenjat dhe emocionet janë shkruar aq perceptueshëm sa që përjetohen. Krijimet e poetes Dava Nikolli nuk ofrojne një iluzion poetik në forma metaforike, por një vërtetësi ndjenjash!Nxjerr në pah shpirtin njerëzor në bazë kohe të jetuar e përshkuar; qoftë kjo pandemike, kritikalitet politik, o e çfarëdo sfumature! Sjell vërtetësinë që periodikisht bie ndesh me realitetin e përditshëm; ku ka lëngime shpirti të mbushur me lot dhimbjeje, braktisjeje, mërgimi! Sjell para lexuesit tendosje  të jetesës por jo shpresë që fikët, edhe pse nën e me peshën e dhimbjes!

 

                                           Vjollca Shurdha

                                Poete –Shkrimtare –Përkthyese

                                                     Itali