…Poetja, në gjithë krijimtarinë e saj letrare  pasqyron shpirtin fisnik të një femre model. Mendimet  e saj janë përherë pranverë. Me vargjet e saj, poetja edhe kur është mot i keq e me ngrica, ajo, në kuptimin figurativ i “vadit” mendimet, ashtu si vaditim lulet që të çelin burbuqe…

 

 

Kopertina: fotografi e Snežana Konstantinović

 

Redaktor: Viron Kona

Recensent: Prof. Dr.Bardhosh Gaçe

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Formati : 14x20cm

 

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

www. botimetada.com

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, shtator 2024

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Konstantinović, Snežana

Ti je në këngën time : poezi = U pesmi

si mojoj / Snežana Konstantinović ;

shqipër. Delo Isufi ; red. Viron Kona.

– Tiranë : Ada, 2024.

64 f. ; 20 cm.

ISBN :978-9928-823-42-7

1.Letërsia serbe        2.Poezia

821.163.41 -1

 

Parathënie

Vargjet e bukura  te  poeteshës

Snezhana Konstantinoviç

 

Nje ditë, m’u shfaqën disa vargje të shkruara nga poetja serbe Snezhana Konstantinoviç, i lexova dy-tri herë dhe vura re që poetja kishte një botë të madhe shpirtërore. Snezhana Konstantinoviç u lind në qytetin e bukur Ruma, krahina e Vojvodinës. Ndoshta bukuria e kësaj qyteze, ndoshta kultura e lashtë e kësaj treve, ndoshta formimi dhe kultura e vet poetes dhe familjes së saj, kanë ndikuar që tek Snezhana Konstantinoviç të derdhet muza poetike. Ruma, shtrihet ne brigjet e përroit te Borkovcit. Thonë që dikur, në lashtësi, vajzat e qytetit Ruma visheshin shumë bukur, me fustane e veshje me lule e ngjyra-ngjyra, me shami në kokë plot me trëndafila, ndoshta ishin vajzat më të bukura të asaj krahine.  Kur ato shkonin për të mbushur ujë në burim të Borkovcit, ato konkuronin me hënën dhe që të gjitha ishin më të bukura se hëna. Ato ishin zana, ishin muza, sirena, ashtu janë edhe sot vajzat e Volvodinës. Pra, këtu u lind, u rrit dhe banon edhe poetja, e talentuara Snezhana Konstantinoviç.

Poetja, në gjithë krijimtarinë e saj letrare  pasqyron shpirtin fisnik të një femre model. Mendimet  e saj janë përherë pranverë. Me vargjet e saj, poetja edhe kur është mot i keq e me ngrica, ajo, në kuptimin figurativ i “vadit” mendimet, ashtu si vaditim lulet që të çelin burbuqe.

Vargjet e saj pushtojnë galaktikat. Nuk ka gjë më të bukur sesa qiellin ta quash folenë e yjeve. Në mënyrë metaforike, një yll që u shkeput  nga foleja qiellore ra në tokë. Por era e ktheu sërish atë në fole. Foleja është familja, streha ku jemi lindur e rritur. Ku njeriu, në çdo kohë e moshë ëndërron që të kthehet qoftë edhe një çast në folenë familjare.

Në mendimet e saj, ajo është si një zog i lirë. Ndonëse është si një skifter pa pranga, kur troket dashuria, dashuria e vërtetë dhe magjepse, neve na pëlqen që të jemi skllevër të saj, kështu shprehet poetja.

Me vargjet e saj, poetja mbjell vetëm dashuri. Ajo nuk urren. Kush urren, shprehet poetja, shton rrudhat në ball, i humbet shkëlqimi i syve, i mungon humori.

Snezhana i ka qëndisur vargjet me mjeshtëri. Metafora dhe figurat letrare lodrojnë në poezitë e autores. Vargjet e saj janë si burime të kristalta, janë ujvara ku cërklat e ujit spërkatin ndjenjat, zemrat e lexuesve. Poezitë e saj janë si një ylber  ku qarkon mendimet pozitive për jetën, punën, shoqerinë, vllazërimin, dashurinë.

Autorja ka botuar dy libra me poezi “Ptica raširenih krila”(Zogu me krahë hapur) dhe “Koraci” ( Hapat) si dhe shumë poezi të tjera në rrjetet sociale, revista si dhe për librat në vijmësi. Në këtë vëllim poetik, unë përzgjodha disa prej tyre.

Këto pak radhë të shkruara për poeten Snezhana Konstantinoviç janë më gjerë në gjuhën serbe në pasthënien e këtij libri.

 

Delo Isufi