Në këtë ditë feste të Krishtlindjes, shtëpia botuese ADA sjell librin me poema të autorit dhe besimtarit DED LUCA
Libri me poema: Ekzorcizmi katolik.
Autor: Ded Luca
Redaktor: Rozalb Tuka
Botimi i parë: 2023
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, dhjetor 2023
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.
Ekzorcizmi katolik : poema / Ded Luca ; red. Rozalb Tuka. –
Tiranë : Ada, 2023.
92 f. ; 20 cm
ISBN: 978-9928-398-80-2
1.Letërsia shqipe 2.Letërsia fetare 3.Poezia
821.18 -141
Parathënia
E para herë që shkruaj një parathënie libri, dhe lus Zotin që Ded Luca të shkruaj edhe shumë libra të tjerë, dhe unë me kënaqësi, duke i kërkuar ndihmë shpirtit të shenjtë, nuk do pushoj duke shkruar parathënie librash.
Tek libri me poezi me titull” Ekzorcizmi katolik” autori nuk merret me ata që e kundërshtojnë ekzorcizmin.
Ky nuk është një libër, që të mëson se si mund të largojmë demonin nga njeriu.
Deda është poet dhe besimtar, dhe me poezinë e tij, për aq pak sa din në këtë fushë, e rëndësishme, që ato pak gjëra që din, arrin të na i sjell këtu në vargje dhe janë të sakta.
E falenderoj Zotin për saktësinë e autorit.
Ja se çfar shkruan autori Ded Luca:
/Njerëzit që nuk kuptojnë, benzinë i hedhin zjarrit/.
Hyji e ka krijuar botën dhe njerëzit/.
Pse atëherë ka lejuar ekzistencën e Djallit? /
Hyji është i lumtur në vetvete./
Qiellin dhe tokën e ka në dorë/
i vetëmjaftueshëm, që është dhënë nga dashuria/
që kalon ndërmjet Personave hyjnor./
Hyji ka dashur ta komunikojë dashurinë e tij,/
Në shekuj të shekujve qoftë lavdëruar /( e tjerë e tjerë)
Ded Luca prej 25 vjetëve banon familjarisht në Itali.
Ka nisë të botojë në vitin 2014, dhe për 9 vjet, ka botuar rreth 90 libra.
Viti 2023 është viti i botimit të librave fetarë.
Ky është libri i pestë i këtij viti që boton.
Ka të drejtë Deda kur thotë, se në të parin nga këto “mendime të çmuara,” Perëndia paraqitet në përjetësinë e shkuar duke parë horizontin e së ardhmes.
Përsëri po citoj vargje nga ky libër i autorit Ded Luca.
Hapeni biblën o bij të Perëndisë/
Zoti thotë në Hozea 4:6/
Populli im vdes, për mungesë njohurish/
/Hyji sheh një botë të skllavëruar,
dhe të dënuar me shkatërrim/
Ai din çdo gjë të keqe dhe të mirë./
Sheh miliona të lidhur me zinxhirë/ duke shkuar drejt vdekjes dhe varrit./ Ai i dëgjon klithmat e tyre shekullore/
Kjo gjë, ja trazon mendimet dhe dëshirat/
e zemrës së Tij hyjnore./
Unë do t’i shpengoj, deklaron Hyji,
nga pushteti i Sheolit, do t’i shpëtoj nga vdekja./ Ky nuk ishte një mendim kalimtar i lënë pasdore/
As emocion i momentit, i ngjashëm me keqardhjen njerëzore/, e cila ngjallet në një moment,/ nga një shfaqje dhimbjeje apo mjerimi./ Shumë mendime bujare, dhe bamirëse të njeriut/ nuk janë mishëruar kurrë në vepra./
Mëkatet, dritën hyjnore e refuzojnë
Dhe mundohen t’a fikin/
Vendimet fisnike, vdesin,/ që në momentin që lindin/ atë ditë humbasin mendimet e tij./
Por atë, që e mendoi Perëndia/Atë gjë të mrekullueshme e bëri/ Ai dha provën më të kushtueshme/
që mund të jepte Gjithëfuqia/
Për realitetin intensitetin e këtyre mendimeve/
Erdhi në jetë Jezu Krishti,/
dhe nëpërmjet mundimeve/
Çmimi i shpengimit që ai pagoi/
për “të shpenguar nga vdekja/ ishte gjaku i vetë Birit të Tij./ Përmes veprës dhe vdekjes së Jezusit,/
Djalli me mëkatet, vështirë për të na joshur/
tani vdekja është bërë për besimtarin/
një armik i mposhtur /
Informohuni që ta dini/
Në realitet, ora e vdekjes,/
/është vetëm fillimi /
Ditëlindja e një jete më fisnike!/
Është momenti kur bie lulja / për t’a lejuar frytin të rritet / këputja e hekurave të burgut / për t’a nxjerrë shpirtin në dritën dhe lirinë e gëzueshme./
/ Mund të shohim drejt asaj ore/
/me gëzim dhe shpresë triumfante,/
Unë shkruaj gjërat që di, jam besimtar dhe poet/ /kur ky ‘mendim’ i përjetshëm/ do të plotësohet në gjithë madhësinë e vet/ Turmat e panumërta, do të ngrihen nga varri/
Çdo zinxhir i tyre do të jetë këputur/
mbreti i tmerrit, do jetë hequr nga froni./
Kënga triumfante e të vdekurve të ringjallur/
do të ngrihet lart, /
/Duhet t’a falënderojmë Perëndinë/
/ që na jep fitoren dhe lavdinë/
me anë të Zotit tonë Jezu Krisht!”/
Duke qenë se shumë lexues të facebook e lexojnë parathënien , u zgjata dhe futa shumë vargje të autorit Ded Luca.
Ja se çfarë shkruan autori, në një tjetër poezi me titull: Perëndia mendon për mua.
/O besimtarë, koha e vdekjes tënde, është një moment solemn / do të jetë momenti, kur do të jesh gati/ për të hyrë në realitetetin e botës së përjetshme./ Por ai moment, është i çmuar/ në sytë dhe mendimet e Perëndisë! /
Ka të ngjarë, që në atë moment/ do të largohesh nga mendimet e dashura të të tjerëve. /
Ne këtu në tokë, nuk jemi në rolin e portierëve…./
E as të sulmuesëve/
Për të gjuajtur dhe pritur mëkatet/
mëkatet si topa, në rrjetën e djallit./
Kjoftë lëvdu në shekuj të shekujve Perëndia/
Zërat e dashur, mund të ndahen nga largësia/
Kur armiku i fundit, të të vërë poshtë/.
Vendos gjakun e Jezu Krishtit,
si mbrojtëse, si murë/
Dijeni se do të ketë, mendime hyjnore /
/dhe një Prani hyjnore e cila/ nuk mund të të hiqet kurrë/. Atëherë, kur nuk mund të dëgjohen më fjalë / kur të jesh i dobët për të dëgjuar,/ tepër i brishtë për të folur dhe menduar/ sa e gëzueshme siguria e bekuar/ “Perëndia im mendon për mua!”/
Rozalb Tuka, redaktor, dhe shërbëtor i Krishtit,
emigrant në Itali.