Nga botimet më të fundit të shtëpisë botuese ADA.
Libri me poezi:
Me Krishtin në zemër
Autor: Ded Luca
Redaktore: Vera Ndokaj Lorja
Botimi i parë: 2023
ISBN: 978-9928-398-72-7
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rruga Mihal Grameno Pall. 2 Ap. 7
Cel.: 0682219016
Tiranë, Nëntor 2023
PARATHËNIA
Lavdia i takon Krishtit që xhaxhai im Ded Luca u shkëput nga librat e tij të shumtë psikologjik dhe letrarë, dhe shikimin e ka nga Zoti dhe librat fetarë. Sot autori është shërbëtor i Krishtit, dhe Krishti e bekoftë familjarisht.
Jeta jonë varet nga lloji i mendimeve që kultivojmë.
Nuk mund të them se xhaxhai Ded, nuk kishte mendime të paqme me librat e dikurshëm psikologjik dhe letrarë. Sot më i fortë se asnjëherë, me shikimin nga Zoti, autori i këtij libri Ded Luca, ka mendime hyjnore, që janë super paqësorë.
Me Krishtin në zemër, e pamundur të përpunosh mendime të këqia.
Frymërat e liga nuk kanë forcë t’i rezistojnë lutjeve. Si të krishterë e dimë se nuk duhet as të mendojmë të keqen, e jo më ta kryejmë atë.
Ne ndërkaq kemi fuqi hyjnore, jetë hyjnore dhe energji hyjnore.Në të gjitha poezitë e autorit, spikat kjo dritë dhe energji.
Ditën e gjykimit final do të pyetemi se si e përdorëm këtë fuqi, këtë jetë dhe energji që na u dha.
Zoti mori përsipër të gjitha dhimbjet dhe përkujdesjet tona dhe tha se do të na japë çdo gjë që na duhet.
Shumica e njerëzve veprojnë ndryshe, mbahen fort nga përkujdesjet pa dritë hyjnore dhe nuk e lënë mendjen dhe zemrën të prehet e qetë.
Po citoj një pjesë të poezis të këtij libri.
Lutjet e mia
(Fragment i shkurtër i poezisë)
Me lutje i rrethoj mendimet e mia/.
Lutjet nuk janë mure me gur mali/
Janë me mure gjaku të Jezu Krishtit/
U sakrifikua në kryq, dhe mëkatet na i fali./
Kjo është një poezi tipike e autorit, ndërtuar si një ndërthurje e rrëfimit me sentenca pikante.
Autori ka një larmishmëri në poezi, gjë e cila, përveç talentit, që ja ka dhuruar i madhi Zot, ka edhe durimin, e vështirë të imagjinohet Deda pa librat dhe lutjet në duar, edhe pse po shkon tek 67 vjetët, ka forca brenda vehtes, dhe kur e pyes se si je, të përgjigjet duke qeshur:
Me Krishtin në zemër, ndihem i fortë dhe në paqe moj mbesa ime.
Vargjet e autorit nuk janë thjesht moral, këto vargje ndërthuren artistikisht dhe e japin mesazhin me pak vargje.
Shkëpus edhe këto vargje dhe nuk e shoh të arsyeshme të vazhdoj me parathënien, pasi është lexuesi vetë, ai që e thotë fjalën e tij.
(Fragment)
Nga mendimet nuk ke mbyllur sy!
Të ja dalësh pa ndihmen e Zotit e pamundur./
Gjërat që mendon se i kontrollon, /
janë duke të kontrolluar ty./
Ashtu si ujvara që ka bukurinë e vet dhe nuk ndalet, kështu janë dhe librat e autorit, si një ujvarë, çdo muaj boton nga një libër të ri.
Krishti të bekoftë familjarisht xhaxhai im Ded Luca.
Krishti ndriçoftë muzën tënde poetike.
Lunida Luca
Mbesa e autorit