A+ R A-

PA FJALË

Saturday, 03 February 2018 12:15

Botimet me te fundit te shtepise botuese “ADA”

 

Autori : Ded Nikoll Luca (Denilu)

                Titulli: PA FJALË

                Redaktor: Agim Demiri

                Kopertina :Agim Sulaj    

               

                Botimi i parë, 2018

                ISBN: 978-9928-244-75-8

 

                Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

                Formati : 13.5x20cm

 

                Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

                Tirazhi 50 kopje

 

                Botimet ADA

                Shtëpia botuese “ADA”

                Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7

    www. botimetada.com

                Cel: 068 22 190 16

                Tiranë, janar 2018

 

Parathënie

 

Porosia e Dedës ishte të jepja kritika sa më shumë te  libri i tij . Autori ka të drejtë pasi nga njerëz joprofesional shkruhen reçensione të mbushura me lëvdata. Nuk dua as ta kritikoj dhe as ta lëvdoj, por kam ndërmend t'i bie në mes.....

Të ndjekësh botimet e DENILU është me të vërtetë një ndërmarrje e vështirë, por edhe e bukur e mbresëlënëse. Të krijohen përshtypje se je përpara një zbulimi të madh dhe të thjeshtë. Të madh,  sepse me të vërtetë lënda që ke ndër duar është herë-herë e mrekullueshme   dhe  suprizuese   dhe  e  thjeshtë, sepse ashtu është – e thjeshtë. Vargjet e epigramistit Dedë  janë shumë herë tejët intelektuale, filozofike dhe të mbushura plot me emocion. Forma poetike që përcillet gjithashtu është e larmishme, Ka përpjekje për të dalë nga historia personale dhe për të kaluar në UNIN POETIK, në tipizimin e domosdoshëm për një letërsi të mirëfilltë. Mënyra   krijuese  e Dedës është befasia dhe talenti i tij për të depërtuar në brendësi të gjërave. Kam në dorë një dorëshkrim të çuditshëm me epigrame .Them i çuditshëm,  sepse janë bërë bashkë dy të çuditshmit. E kam fjalën per piktorin vlonjat me famë nderkombëtare Agim Sulaj që me një seri kopertinash po bashkpunon me Dedën, ku kanë gjetur edhe një shtëpi botuese të mrekullueshme si "ADA". A nuk është ky edhe misioni final i artit? Është me rëndësi të theksoj që ky libër, ashtu si librat e tjerë të mikut tim Dedë Nikoll Luca e gjen rrugën e vet në  formën me të cilën na vjen. Deda si moshë është 60 vjeç dhe kur një epigram e bëri për pesë minuta e dini se çfarë  më tha epigramisti Dedë?: Shiko Delina,- 5 minutëshit duhet t'i shtosh edhe 40 vite .Deda është poet,epigramist,eseist,shkrimtar dhe psikolog. Ndërsa sot, më 2017, raportet kanë ndryshuar. Poetët nuk i shqetëson më fakti i fshehjes së vetvetës, por ata deklamojnë me të fortë se kush janë, ose e thënë më saktë, se kush kujtojnë se janë… Është koha kur atyre u duhet të përballen me një indiferencë studimi skrupuloz të vetive të vargut, të rregullave të metrikës, të cilat pothuaj nuk i njohin fare. Nuk u interesojnë rrymat dhe drejtimet letrare. Nuk u intereson roli i figuracionit artistik. Nuk merren pothuaj fare me teorinë e letërsisë, e quajnë atë diçka të tejkaluar dhe të padobishme.Redaktoren Deda e ka të profesionit që e njeh letërsinë dhe kjo ka rëndësi. Denilu si një humorist i dikurshëm i ish revistes satirike "Hosteni" lexon shumë.Dihet se ka njerëz që me leximin ndahen në dy kategori: e para, që lexojnë shumë, pa zgjedhur, thjesht, çfarë iu bie në dorë dhe pa një strategji leximi; dhe e dyta, që nuk lexojnë pothuaj fare dhe u intereson vetëm ajo çka ata përjetojnë ata vetë sikur nuk u intereson as mendimi i kritikës për atë që ata shkruajnë. Ata thjesht janë vetvetja. E kuptuar në terma më shkencorë, kjo do të thotë që ata në mënyrë instiktive respektuan kapacitetet humane, që janë të njëjta në kohë në raport me qëndrimin emotiv dhe vizionin figurativ universal. Flas per autorin Denilu si njeri dhe epigramist i veçantë. Është një qëndrim që e konsideron këtë prurje thjesht si një poezi jo si pasojë e leximeve të ndryshme por si eksperienca personale mendore dhe jetësore e tij .Libri me epigrame i titulluar "Pa fjalë" na lë pa fjalë si mua ashtu dhe lexuesin që do ketë fatin ta lexojë.

 

                               Delina Kreka, poete nga Korça