A+ R A-

TEJKALIM

Tuesday, 14 November 2017 10:17

Në këtë prag Panairi të Librit “Tirana 2017” shtëpia botuese “ADA” vjen me shumë botime të reja:

Redaktor : Agron Shele

Korrektor Letrar: Bedri Dula

Recesent: Qemal Guri

Arti grafik: Melinda Barwanietz

                   Giorgio Fileni

 

Botimi i parë, 2017

     

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati: 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

           

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

www.botimetada.com

 

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, nëntor 2017

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë botuese ADA

 

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Mehmeti, Juliana  Tejkalim : poezi

Juliana Mehmeti ; red. Agron Shele.

Tiranë : Ada, 2017

116 f. ; 13.5x20 cm.

ISBN 978-9928-244-51-2

1.Letërsia shqipe   2.Poezia

               821.18 -1

 

Poezia e Juljana Mehmetit, si ornament fluid dhe tejkalim i nocionit kohë.

 

Poezia ka qenë dhe mbetet sugjestioni ynë më i thellë, elokuenca e mendimit, simbolika dhe harmonia më e përkryer e shkrirjes së elementit ndjesor e shpirtëror me atë natyror dhe e ngritur në shkallë filozofie ajo shpreh koncepte dhe vizione të pa percepetueshme, shpesh në tejkalim me vetë memorien dhe përjetimin kohë, duke u bërë kështu pararendëse e mendësive të një të ardhme tjetër, gjithmonë në ndryshim e zhvillim. Ardhur në forma dhe struktura nga ato klasiket  gjer tek vargjet e lira, ose paraqitjeve figurative të ndryshme, deshifruar në kuptime e mesazhe universale, kjo gjini letrare di të përcjellë koherencën jetë, përbrenda gjithë frymës e  modalitetit krijuar, të parashtrojë idetë e reja, të cilat përkojnë me virtytet e larta dhe lirinë, duke emancipuar pa reshtur shoqëritë njerëzore. Në këtë këndvështrim nuk do imagjinohej dot, se si mund të ishte  bota pa poezinë, ndoshta do përngjante njëlloj si kopshti pa trëndafia, pa shijen e jetës, pa aroma, një qerthull ku trupi do ishte i shkëputur nga shpirti dhe do endej ftohtësisë së tij, si në eter, bosh, thjesht një makineri  mekanike që  ripërsëriste ciklet e jetës. Duke u nisur nga kontekstet e përgjithshme të artit si tërësi dhe poezisë në veçanti, reflektimit si proçes dhe gjurmëve që duhen lënë pas, poetja Juljana Mehmeti hedh tjetër dritëhije në telajon ngjyra, tjetër spektër dhe këtë në unifikim me frymën më postmoderne. Që në fillim ndeshemi me tendencat hermetike dhe nuanca që kapërcejnë mes futurzimit e absurdit, e kështu si në konfrontizëm mes dualiteteve të krijuara, përshfaqet ajo botë ndjesuse, me shpërthime të befta e përthyerje figurative, të cilat të grishin dhe zhytin në mendime të thella, pa kufij, ardhur hapësirave nga përtej koshienca. Sintetizimi vargjeve ka rrjedhshmërinë e idesë përshkuese dhe ndërthurur me elemnetët figurative: metaforat, epitetet, karahsimet apo antitezat, rrit ndjeshëm fuqinë e vargut duke e tejkaluar atë në të tjera dimesione, në të tjera prizme që thyejnë traditat e kohës dhe e gjithë kjo për të sjellur përshfaqjen e re, individualitetin e saj, sa kreativ aq dhe  bashkëkohor. Autorja është poete e detajit të imët, e të pakapshmes ngë syri i thjeshtë njerëzor, e fluiditetit dhe delikatesës fjalë, shpirtëzuar e ngjitur në të tjera qiej, është poete e perifrazimit të imazheve, gjuhës e kodeve të fshehura pas kuintave, është kompleksitet i përshfaqjes së kuptimeve,  gati  në kufijtë e të pamundurës, është e njehësuar dhe shkrirë me vetë metafizikën kohë, shpesh deri në absurd. Stili i përzgjedhur dhe shkëputja nga formatet e kuadratuara e bëjnë artin e saj më të zhdërvjellët, më lakonik, më dritëthënës për vetë mesazhin që kërkon të përcjellë apo ideuar përbrenda një bote që nuk ka skaje, por është univers i hapur, divers e i pafund. Depërtimi në poezinë e kësaj autoreje të pleks me format e shformësuara të jetës dhe karaktereve njerëzore, hijëzuar këto me ngjyrime gri ose forma siluitive që ndjekin pas si hije,  të drejton  drejt fijeve të padukshme, të cilat fshehin nyja dhe lëmshe që duhen shpleksur, të çon nëpër ato hapësira që duken boshe, por që janë të mjegulluara nga vetë memoria e çorientuar e errëtisë arsye, të fundos ndjesish (kuptim figurativ) metamorfozë që frenon gjallërimin shpirt dhe si në rrebelim ka gjithmonë një zgjim të madh, një ringjallje, një shpresë të re, një ndiçim që dhe pse në dukje vjen e zbehtë, ajo zbardh e përndrit me pafundësinë e shkëlqimit dritë. Vështrimi tredimesional i kësaj prurje letrare kalon përmes bazorelievit sy (vëzhgim i mprehtë), botëkuptimit ( formimit të koncepteve mendim) dhe ndjesive estetike (ndjenjave shpirtërore të ngritura në art), të cilat sikurse vijnë të shtrira në hapësirë dhe kohë, perfomojnë një gjuhë sa eliptike për vetë zhanrin që përfaqëson po kaq dhe filozofike për përcjelljen e mesazhit. Ajo që vlen të veçohet në këtë lloj poezie është akuareli i paraqitjes imazh, si formë gjalluese në lëvizje dhe frymë abstrakte, si shtjellë dhe tis që rrethon kufijtë arsye e në këtë kontekst përthyerja e dritës ndriçon atë botë të fshehtë parafytyruese nga nëndija më e thellë e ndërgjegjies, për të  rikthyer trajtat e dukshme, të prekshme e ndjesuese të vetë brendësisë njerëzore. Për më shumë le të ndalemi në disa fragmente poetike, dhe të ndjekim kurbën e gjithe esencialitetit mendim, si produkt por dhe fuqi shprehishmërie.

 

Tek poezia “Tejkalim…” kemi mbikalim të gjendjes, endjen drejt të tjera shtigjeve të panjohura, gjurmëve të shkuara, thyer e copëzuar në grimca përjetësie, të cilat ndoshta  ashtu të shpërndara në universin e pafund, jonizohen e shkrepëtijnë ngjyrën e jetës, kuptimeve dhe kufijve të tjerë, mbetur shenjë e asaj çfarë ka shkuar dhe pse kaq zhurmëshëm është rikthyer.

 

“Endemi,

mes asgjësë dhe pafundësisë

gjuhë gjurmësh të shkuara

grimca në përjetësi

… gjithmonë e më larg

për të kuptuar kufijtë…”

Përzgjedhja e fjalës endje dhe kjo në dervim me asgjënë ( hiçin), por dhe pafundësinë ( gjithçkanë) është më shumë se një përplasje e shpeshtë midis dy botëve, formë dualizmi që përherë shoqëron shpirtin, e kështu midis dy skajeve, atë të  njollave të errëta dhe ngjyrave të pafundme, rendim si në përjetësi,me shpresën se gjithmonë ka një të nesërme, ka një shenjë që do lerë gjurmët e kufijve të egzistencës. Dhe në aspektin filozofik mendësia prek shkallë të një përnjohje që tejkalon të zakonshmen, depërton në pafundësinë ideim, abstrakte dhe e paimagjinueshme, deri në cakun më të fundit, aty ku mosdija jonë bëhet e terrët dhe ngre pafundësi pikëpyetjesh, gati paradoksale me hapat e hedhur në kohezionin kohë. 

 

“Tinguj epokash

në melodi vazhdimësie,

zgjuar në vizione

e kështjellash antike,

që mbretërojnë legjendash

mes ngyrash mistike

në nuanca fluide

rrugicës bardhë,

që gjymtyrët zgjat larg..”

 

“Në dritën e saj…” është një tjetër poezi që vazhdon të sigmatizojë në këtë frymë dhe të ndjekë të njëjtën rrjedhë mendimi. Tingujt e epokave janë më shumë se një përpjekje e vazhdueshme në përsosje, e cila zgjon vizionet përmes zanafaillave të lindura, shndërruar paskohëve gati në legjenda. Të ardhura përmes misticizmit, në nuanca fluide e të hiporbelizuara, ato bëhen përherë e më mitike, si në kohën e lindjes së zotave, duke parashtruar rrugica të bardha dhe mbajtur frymën pezm tek ajo e shkuar në shembje dhe tek kjo e sotme ngritur mbi rrënojat e mbetura. Përpos filozofisë mendim, këtu ndeshemi dhe me alternimin simbolik të unisuar tek drita, zbardhja e enigmave, njohja e tyre, të cilat në vargjet e mëposhtme rikthejnë Kleopatrën, si shëmbëlltyrë e shkëlqimit të bukurisë por dhe afeksineve ndjesore gati në çmendi, duke tërhequr koridoreve të piramidës tunikën e shekujve, që do mbetej më pas një portret ku mishërohej zjarri, hidhërimi, delikatesa, pasioni dhe fuqia e një gruaje.

Tek poezia “Ngjyrosje ndjenjash “ por dhe në vazhdimësi ndeshesh me elemntët lirikë, elemntë që përmes  figuracionit të pasur, muzikalitetit fjalë, elokuencës varg, e ngrejnë këtë ndjesi kaq të brishtë në hapësirat e pafundme, atje ku digjen e marrin flakë meteorët, atje ku lotët shi sëmbojnë një shpirt, atje ku loti mall bëhet det dhe oshëtin tallazet e valëve, atje ku hëna zbret në tokë dhe lahet në kthjelltësinë e shpirtrave të dashuruar. Kaq e fortë është kjo ndjenjë dhe kaq ekstravagante, sa fjalët poetikë rrjedhin dhe përthyhen dritës së ylberit ngjyrë, për të mbetur ashtu sikurse është, e patjetërsueshme, e dlirë dhe kuptimi i gjithë lumturisë së kësaj bote.

 

“… dhe drita pret shiritat

horizontit të largët

hapësirës më të fundit

refleksesh ëmbël

ashtu në delir

përcjell

ngjyrosje ndjenje…”

 

Sigurisht që lirika e ardhur në stilin poetik të autores nuk vjen thjeshtë si përsiatje e zakonshme e emeocioneve jetësore, apo në format erotike, por si deduktivitet i thëllë dhe kulminacion që kalon përmes nënshqisave ndjesore e shpirtërore dhe të natyralizuara këto me elemntët natyrorë, e shkrirë një me notat apo koloritët më të ndritshëm , krijon atë akuartitet, atë sharm, atë univers, që përndrit refleksesh gjer në delir, gjer në ngjyrosje ndjenjash. 

 

E gjithe kjo prurje poetike që i serviret lexuesit elitar përmes vëllimit poetik “ Tejkalim” është më shumë se një rrëzëllim që përshkon koherencën jetë, është më tepër se një fluks drite që shpërndan grimca fjalësh në universin bashkëkohor letrar dhe kështu sikurse vjen, e shtrirë në hapësirë dhe kohë, mes ideimeve filozofike e vizoneve që tejkalojnë vetveten përbën një kthesë rrënjësore dhe një orientim të ri drejt universalitet mendim të sotëm.

 

Agron Shele