A+ R A-

PER JU THUR VARGJE NGA ZEMRA IME

Tuesday, 19 September 2017 15:32

Shoqërisë i duhen poetë, siç i duhen natës yjet.

                                                            Bufler

Autori : Ded Mark Ukaj          

Titulli: Për ju thur vargje nga zemra ime        

           

Botimi i parë, 2017

ISBN: 978-9928-244-16-1

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit  

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, shtator 2017

 

Shtypur ne shtypshkronjen e Shtepise Botuese “ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Ukaj, Dedë M.

Për ju thur vargje nga zemra ime : poezi /

 Dedë M. Ukaj.

– Tiranë: Ada, 2017

144 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-244-16-1

1.Letërsia shqipe   2.Poezia

                        821.18 -1

Te gjitha librat e Shtepise Botuese “ADA” gjenden ne Biblioteken Kombetare

 

Dy fjalë për lexuesin

 

Librin me poezi “Për  ju thur vargje nga zemra ime” autori Dedë Ukaj e ka shkruar në periudhën e demokracisë, pas vitit 1991. Për vite me radhë, ka qenë i apasionuar pas profesionit të tij fisnik në fushën e arsimit, por gjatë gjithë jetës nuk e ka harruar kurrë poezinë si mjet për t’i shprehur lirisht mendimet, dëshirat e ndjenjat e veta përmes vargut, pse jo, edhe përndryshe, ditë e cila erdhi në periudhën e demokracisë.

Vite me radhë ka shkruar poezi nga më të ndryshmet, duke paraqitur në to tema me përmbajtje të ndryshme dhe në fund ka bërë përmbylljen e tyre në cikle për formimin e vëllimit poetik.

Këto poezi ia jep në dorë lexuesit për t’u thelluar e për të kuptuar më tej shpirtin e jehonës së vargjeve të tij me anë të të cilit shpreh jo vetëm dashurinë për vendlindjen, por edhe bukurinë e madhështinë  e trevave shqiptare që nga mali, fusha, deti e bregdeti si dhe duke shkruar kujtimet e veta për shokë e njerëz të veçantë në harmonizim të jetës.

Në ciklin “Udhë me zhgënjime” lufton pikëpamjet e veseve  që mbart shoqëria në këtë periudhë. Në ciklin e tretë autori paraqet periudhën kalimtare të një dimri të egër që u kalua pa u kuptuar, vuajtjen gjatë periudhës së monizmit, e cila shoqërohet me ardhjen pranverës së demokracisë, ku autori shkruan për një stinë  të re, për një jetë më të lumtur e më të gëzuar për shqiptarët dhe bën thirrje për ta bërë këtë vend si evropa.

Një cikël ia kushton shqiptarëve të kosovës e luftës së tyre për liri e pavarësi deri në fitore të plotë.

Dhe vjen cikli për fiset dhe pasojat e mbeturinave të kanunit të lekë dukagjinit, i cili edhe sot mbart mbeturina të së kaluarës, që arrijnë deri në vrasje, përmes së cilës bën thirrje për t’u larguar prej tyre mbasi u ka kaluar koha.

Poezitë e ciklit për jetën dhe lumturinë nuk mund të kuptohen pa harmonizimin e tyre me ngjarjet që nxjerr koha në piedestal, për çdo njeri.

Në vazhdimësi autori nuk lë pa përmendur heronjtë dhe dëshmorët e kombit  për t’u kujtuar nga brezi i sotëm, por edhe në të ardhmen.

Në mes të cikleve që nuk përmendëm vjen cikli mbi fetë dhe ekzistencën e kulteve në shqipëri, por, gjithsesi, duhet të krijohet një unitet në popull, sepse të gjitha fetë kanë vetëm një zot” tek i cili besojmë e duhet të besojmë, prandaj duhet të jemi të lidhur e të bashkuar edhe përmes feve e kulteve të ndryshme, sepse jemi shqiptarë e të një gjaku.

Jeta gjithmonë është në ndryshim; siç ka lindje ka edhe perëndim, prandaj çdo njeri duhet të jetë optimist e ta shfrytëzojë sa është në jetë për të mirën e tij, të familjes deri në perëndim të saj.

Me këto vargje autori i ofron mundësinë çdo lexuesi për t’u njohur më tej me mendimet e shprehura në poezitë e këtij vëllimi e në vazhdimësi për krijimtari të re.

 

                                                                                                                                                                                                       Prend Ukaj

                                                       Pjetër Ndreu