A+ R A-

Ushqimi, detaj lumturie

Friday, 01 September 2017 17:10

Njeriu  nuk mund të mendojë mirë, të dashurojë mirë, të flejë mirë nëse nuk ka  ngrënë mirë.

 

Është  kjo shprehje e Virginia Woolf që tregon shumë  qartë rëndësin  dhe vlerën që ka  ushqimi në jetën e të gjithve. Për mua  gatimi  është  një botë  tjetër ku çdo  gjë është  e ndërthurur në harmoni  me njëra-tjetrën, e nëse nuk qëndrojnë atëher diçka mungon. Gatimi  është si dashuria.  duhet ndjerë dhe shijuar, është si piktura ku ngjyrat krijojnë mrekulli me njera -tjetrën, është si skulptura që me formën e veçantë rrëmben vemendjen e njerëzve, por është edhe si një këngë e bukur që nuk venitet nga mendja e njerëzve…

 

Këto thotë në një libër interesant Aristela Anagnosti...                                                                                                                                     

 

Autori : Aristela Anagnosti

                Titulli: Ushqimi, detaj lumturie                  

                Botimi i parë, 2017

                ISBN: 978-9928-244-15-4

                Përgatiti për botim: Roland Lushi

                Formati : 14x20cm

                Të gjitha të drejtat i takojnë autores

               

                Botimet ADA

                Shtëpia botuese “ADA”

                Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

www.botimetada.com

                Cel: 068 22 190 16

                Tiranë, shtator 2017

 

Njeriu  nuk mund të mendoj mirë, të dashuroj mirë, të flej mirë nëse nuk ka  ngrënë mirë.

 

Është  kjo shprehje e Virginia Woolf që tregon shumë  qartë rëndësin  dhe vlerën që ka  ushqimi në jetën e të gjithve. Për mua  gatimi  është  një botë  tjetër ku çdo  gjë është  e ndërthurur në harmoni  me njëra-tjetrën, e nëse nuk qëndrojnë atëher diçka mungon. Gatimi  është si dashuria.  duhet ndjerë dhe shijuar, është si piktura ku ngjyrat krijojnë mrekulli me njera -tjetrën, është si skulptura që me formën e veçantë rrëmben vemendjen e njerëzve, por është edhe si një këngë e bukur që nuk venitet nga mendja e njerëzve.                                                                                                                      Bota gastronomike  është e pafundme  duke krijuar hapësira të pafundme për receta me shije nga më të ndryshme që brënda vetes mbartin  esencën  e shijes së kulturës  tradicionale të cdo vendi të përziera  dhe me servirjen e pjatave moderne. Por... gjithmon  del një por në c'do gjë dhe këtu fjala ''por'' del për të theksuar që motivi kryesor është dashuria me të cilën gatuan cdo ushqim .                                                               Gatimi do dashuri dhe  përkushtim , nese ia  dhuron këto  do të shpërblehesh me shije të vecantë c'do moment.  Kur vjen puna te gatimi unë ruaj me fanatizëm  c'do  informacion  dhe detaj sado i vogël  dhe i thjesht të duket në pamje të parë. Ndaj  në pjesën e parë të librit tim kam menduar të sjell për ju  disa informacione dhe detaje që më janë dukur  të rëndësishme , për të  kaluar te pjesa e dytë e librit  të cilën e kam quajtur "handmade love".                                                                                                                   E kam quajtur pikërisht kështu sepse për mua  ushqimi  është një dashuri e përgatitur me dorë në punishten e lumturis , në kuzhinë.                                                                                Pjesa e dytë do të jetë e ndarë në nën kapituj. Kapitujt i dedikohen ushqimeve të kripur, ëmbëlsirave, glikove të ndryshme dhe pak pijeve. Kapitullin e ushqimeve  të kripura e kam quajtur "Krip dhe Piper e quajta kështu e frymëzuar nga disa  fjalë që më kanë ngelur në mendje  nga filmi " A touch of spice". Një film që e kam parë që në 2003, por ato fjalë më kumbojnë shpesh në vesh deri sa u bënë edhe frymëzim për emrin e  nën kapitullit të parë të kapitullit të dytë.  Mbaj mend një pjesë ... Ku piperin  e krahasonin me diellin  dhe ashtu sic dielli shef gjithcka dhe piperi  përdoret në të gjitha. Ndërsa toka përfaqëson jetën dhe jeta do ushqim . Po ushqimi ca do  shtrohet pyetja? Ushqimi do krip, të cilën e do dhe jeta jonë.  Duke dëgjuar ato fjalë  sa herë që e rishikoj atë film  bindet edhe më tepër që  piperi dhe kripa mbajnë peshën më të madhe të erëzave . Nën kapitulli i dytë  i kapitullit të dytë titullohet "Dashuri ëmbëlsuese" dhe i dedikohet recetave të ndryshme të ëmbëlsirave.                                                                                                            Nën kapitulli i tretë  vjen nën titullin " Aromë Përmeti". Besoj se nga emri e lë të nën kuptohet që i dedikohet recelrave dhe likove të ndryshme.  Këtë kapitull e titullova  kështu në shenj dedikimi për  gjyshen time e cila aromën e likove dhe recelërave të Përmetit e trashëgoi te mamaja ime  e cila mi mësoi mua. Kapitulli i fundit i dedikohet  pijeve ndaj dhe e kam titulluar "Gotë me shije".                                                                         .... Ndërsa në fund kam zgjedhur që ta mbyll librin me receta për shpirtin, sugjerime për   filma që do ju bëjnë të  humbisni në pjesët e tyre duke u zhytyr në botën që afrojnë plotë arom erëzat  dhe harmonia e krijuar nga alkimia midis dashuris dhe ushqimit .                                                                                                       

Kam zgjedhur  receta gjithë përfshirse sepse diku kam lexuar  që ushqimi është esenca e jetës ndaj duhet ta bëjmë atë të mirë.                                                                                                                                C'do fjal, recet, gjithë libri im u dedikohet njerëzve që janë esenca e jetes sime, ata të cilët janë motivimi për të gatuar receta me shije dhe për të provuar gjera të reja. Gatuani me një motivim dhe  gatimi juaj do kete shije edhe më të vecant .                                                                                                 Gatuani duke pasur një qëllim, të krijoni ato receta me shijet që ju  doni të ekszistojnë dhe që  mezi prisni  ti provoni.

 

P.s: Fotot në kapitullin "informacione gastronimike" janë të marra nga interneti. Gjithashtu miq që do të mbani në dorë këtë libër dhe do e shfletoni për të marr një ide për ndonj recet dua t'ju them që ky libër  është i thjesht pa foto sepse imagjinana se si doni ta servini një ushqim është e juaj. Recetat janë të vendosura ashtu natyrshëm pa një rregull sepse unë kam një moto " Në kuzhinë nuk ka asnjë rregull,ka vetem shije."

 

Ky libër është një dedim plotë dashuri për.........

Ky libër i dedikohet Nikut, partnerit timë si në jetë ashtu dhe në kuzhinë. Që të dy na burron në shpirt dëshira për të  provuar kuzhina të ndryshme si dhe për të eksperimentuar me shije të reja. Kot nuk thonë që dashuria kalon nga stomaku.                                                                                      Ky libër i dedikohet mamas sime që  ka qënë dhe është mikja e këshilluesja ime si në kuzhinë dhe jasht saj.                                                                                                            Ky libër i dedikohet babait timë që mezi pret të provoj gatimet e mia.

Ky libër i dedikohet vllait timë, dashuria e të cilit për ushqimin më frymëzon.                                                                                          Ky libër i dedikohet prindërve të Nikut, familjes sime të dytë qw më shtojnë dëshirën për të gatuar.

Ky libër i dedikohet gjyshit tim nga i cili dua të "vjedh" sekretin  për të gatuar pilafin më të mirë të provuar ndonjëher.

Ky libër i dedikohet gjyshes sime që pa përtim dhe dashuri  trashëgoj te mamaja ime dhe unë dashurin dhe dëshirën për traditën e glikove. Falë saj në shtëpin time do të ketë përhere aromë Përmeti.                                                                                               

Ky libër i dedikohet giagias sime, që nga duart e saj të pa përtuara kam provuar djathin më të shijshëm. Për shijen e tij do ndjej mall gjithnjë.

Ky libër i dedikohet papus, nga i cili dua të marr dashurin për tokën e ndoshta një ditë do të kem një ferm timen ku sdo mungoj asnjë pemë ashtu si në kopështin e tij.

Ky libër i dedikohet  Laurës dhe Klaudias, dy persona me shije të vecant në ushqim ashtu sic janë dhe ato të dyja për mua.                                                                                    Ky libër i dedikohet Odises, xhaxhait tim që njëkohësisht është dhe një nga degustatorët e vecant .                                                                                                                    Ky libër i dedikohet Sidorelës,ose sic i thërras ndryshe bucko, besoj që nga nickname që i  kam vendosur kuptohet qart marrëdhënia e saj me ushqimin.

Ky libër i dedikohet Denit , që ka qënë aty përhëre për të shprehur  plotë entuziazmë  padurimin që kishte për të patur në dorë librin timë të parë të vogël e të thjesht, ai entuziazmë  do të thotë shumë  për mua .                                                                                                

Ky libër i dedikohet Ingridit, që nga  Kina e largët mezi pret që libri im të udhëtojë drejt saj  e ajo ta shletojë me atë padurim  me të cilin e pret.                                                                                          

Ky libër i dedikohet Erlindës, e cila me dëshirën për të marr sugjerime nga libri im  më jepte gëzim  që më kthehej në frymëzim.                                                                                              

Ky libër u dedikohet ju të gjithve që e keni shfletuar dhe keni marrë ide për të gatuar nga ky libër.

               Me shumë dashuri

                                      Aristela