A+ R A-
Libra

Libra

FUNDJAVA VJEN ME NJE BOTIM TJETER TEK SHTEPIA BOTUESE "ADA"

Autor: Faik Xhani
Titulli i librit: ADEM SHEHU
(Rrëfime dhe refleksione)

Redaktor dhe korrektor letrar:
Lutfi Hanku


Sponsore: Liljana dhe Miranda Shehu

Arti Grafik: Grafika ADA
………………………….
Të gjitha të drejtat autori.


Shtëpia botuese “ADA”
Adres: Rr. Mihal Grameno P.32 A.7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, janar 2018
CIP katalogimi në botim BK Tiranë
Xhani, Faik Adem Shehu :
(rrëfime dhe refleksione) / Faik
Xhani ; red. Lutfi Hanku. – Tiranë
: Ada, 2018
96 f. ; 20x14 cm.
ISBN 978-9928-244-68-0
I.Shehu, Adem për atë
1.Biografia
929(496.5) [Shehu, Adem]

NJERIU I PARË I PERENDISË, ADEM

Bisedoja me njërin nga shkrimtarët e degjuar të Dibrës, Lutfi Hankun, troket dera. Brenda hyri një burr i shkurtër, truplidhur, i pastër, me sy të mprehtë dhe mimikë rrezatuese. Na përshëndeti dhe na dha dorën. Pastaj u pyetëm dhe u prezantuam me njëri-tjetrin.
Shkrimtari vazhdoi: - Ky është Adem Shehu, gjashtë ditë më i vogël nga unë. E njohë prej shumë vitesh dhe kemi ruajtë vazhdimisht mbresa, dashuri e respekt për njeri-tjetrin. Na ka ngroh një “diell”. Është fjala për luftën e klasave, por vlerat kombëtare i përplasi dhe i përvëloi shumë. Ademi i urtë e hekakeq, e bëri durimin krah-mal dhe me zemërbardhësinë e mistikën e tij ia doli të mbijetojë. Sidomos, tani që banojmë në Tiranë, shihemi shpesh, bisedojmë, qajmë halle.
-Po, asht e vërtetë, pohoi Ademi. Lutfiu, ky njeri i mirë dhe intelektual i mirfilltë, më duket si vëlla e kaluar vëllait. Më dëgjon me kujdes, më mëshiron për jetën e brishtë, që më ka ardhun. Por edhe me kambëngulje ka kërkue të më lëjë dinjitet e nder. Më ka nxitur, të baj një libër për jetën time. E pleqërova me familjen dhe vajzën që kam në Milano dhe vendosa ta shkruj librin. Ia kam besue Lutfi Hankut, se ai m’i di hallet, si ajo vajtimorja e mirë e Lurës.
-Po të thotë të vërtetën, o Faik, -tha Lutfiu. Unë desha të punoj e ta përgatis si lëndë e dritë për jetën e Ademit. Kisha shumë dëshirë dhe e pata filluar me zell, por u sëmura. Tani nuk jam në gjendje shëndetsore. Mjeku më ka ndalue. Në dilemë kërkova me mend njërin prej krijuesve. Zemra ma don ta bash ti. Je i kujdesshëm, ke energji, ke shkruar libra dhe unë ta njohë bagazhin. I ke të gjitha mundësitë për ta përgatitur librin që dëshiron Ademi. Të filloni: Njeriu i parë i Perendisë, Ademi.
- Kështu nisi zanafilla e kësaj sipërmarrje krijuese me porosinë e këmbënguljen e ish-profesorit tim të letërsisë në pedagogjike Lutfi Hankut.
-Na qoftë e hajrit! -uroi Ademi.
-Shkrimtari Lutfi, nxori dosjen dhe filloi të më tregojë një e nga një materialet që kishte grumbullue. Midis tyre dhe disa fletë, me fjalën e zgjedhur e me peshë dhe stil karakteristik prej shkrimtari me përvojë.
I futi në një dosje dhe buzagaz më uroi: “Punë të mbarë!” Ti do të jeshë shkrimtari, Faiku. Unë do të jemë redaktori dhe korrektori.
-Me Ademin, duhet të takohemi shpesh.
-Patjetër, që do të takoheni e të shkëmbeni mendime,- pohoi Lutfiu.
-Ademi shikonte herë Lutfiun dhe herë mua. Unë ia besova Lutfiut e ai të gjeti ty. Nuk dyshoj aspak në aftësitë e tua, por dua të ma përfundoni sa më shpejt. Jam futur në kufirin e fundit e nuk dihet sa na len Zoti. Dua ta shohë me sytë e mi e ta promovoj me miq e me shokë librin.
Më dha numrin e celularit. Si njeri i rregullt, më kërkoi që t’i bia ziles nëse e kisha shënuar mirë dhe pastai shtoi, - qoftë e hajrit! Me dëshirën e Zotit do ia dalim. Mua për çdo të premte më ke tek Xhamia, tek Sahati i Tiranës.
-U përshëndetëm sikur të ishim njohur prej kohësh dhe u ndamë për t’u takuar sërishë. Me dosjen bojëqielli në dorë ecja i përhumbur. Tashmë Ademi, me jetën e tij ishte bërë pjesë e memories time. Syri dhe vëmëndja ime kishte fiksue gjithçka duhej me përgjegjësinë dhe dëshirën e mirë për të përgatit një libër sa më të pëlqyer jo vetëm për Ademin e të afërmit e tij, por edhe për lexuesin.

NATËN MOS E LINI VETËM

Thursday, 21 December 2017 15:33

Vjen në shqip një poet nga vendi fqinj, Greqia, Spiro Podaras! Vjen me një kostum të bukur poetik, qepur me fijet jo vetëm të traditës, por edhe më mënyrën bashkëkohore ku dallohen qartë stili dhe ndërthurja e motivit në funksion të mesazhit përcjellës.

  Flet bukur poezia e Podaras sepse edhe është përkthyer mjeshtërisht nga znj. Anna Ballabani Balanou, punë e shkëlqyer kjo që ma bëri shumë të lehtë detyrën e redaktorit...

 

 

Redaktor: Myrteza Mara

 

              Pёrkthyer nga greqishtja:

               Anna Ballabani Balanou

 

 

                                                 

Ballina: Rigelt Banaj

                                              

                 Copyright© Autori

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20.5cm

 

           

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, dhjetor 2017

 

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Podaras, Spiros Natën mos e lini vetëm : poezi / Spiros Podaras ;përkth. Anna Balanou (Ballabani) ; red. Myrteza Mara.

– Tiranë : Ada, 2017

128 f. ; 14x20 cm.

ISBN 978-9928-244-61-1

1.Letërsia greke   2.Poezia

                       821.14 -1

 

 

 

NË VEND TË PARATHËNIES

 

  Vjen në shqip një poet nga vendi fqinj, Greqia, Spiro Podaras! Vjen me një kostum të bukur poetik, qepur me fijet jo vetëm të traditës, por edhe më mënyrën bashkëkohore ku dallohen qartë stili dhe ndërthurja e motivit në funksion të mesazhit përcjellës.

  Flet bukur poezia e Podaras sepse edhe është përkthyer mjeshtërisht nga znj. Anna Ballabani Balanou, punë e shkëlqyer kjo që ma bëri shumë të lehtë detyrën e redaktorit.

Në të gjitha kohërat arti, kultura, këngët, fabulat, legjendat, pse jo dhe humori, nuk kanë njohur kufi e dogana! Ato janë pjesë e shpirtit të popujve krijues dhe si të tilla udhëtojnë nëpër trasetë e qiellit për të zbritur në tokë, tek njerëzit. Homeri, Eskili, Dante, Shekspiri, Servantesi dhe gjithë korifejt e letërsisë janë bërë të njohur pikërisht ngaqë arti i tyre ka qenë ushqim shpirtëror për popujt dhe kohën.

  Artisti i famshëm, skulptori kanadez, Andreë Benye thotë se “Ka vetëm dy ditë në vit, në të cilat nuk mund të bëjmë asgjë: njëra quhet dje, tjetra është e nesërmja. Kështu që sot është dita e duhur për të punuar, për dashuruar, për të besuar, pra kryesisht për jetuar.”

  E pra, poeti Podaras, ashtu si gjithë poetët e tjerë, na kujton se duhet punuar e dashuruar sikur do jetosh gjithë jetën, sepse e pavdekshme mbetet vetëm pozia-kjo këngë hyjnore e të gjitha kohërave.

  Duke shetitur në pyllin e poezisë të këtij vëllimi lexuesi do gjej shumë “xeheror” të rralla poetike që autori i ka kërkuar me pasion gjeologu për t’i ekspozuar nëpër vargjet e spikatura ku dallohet peneli i hollë me të cilin janë pikturuar karakteret e motiveve të gjalla.

   Poezia e Podaras është e shëndetëshme, e freskët dhe e pastër. Ajo mbart një galeri të tërë ngjyrash e kontraste poetike që i japin vëllimit vlerën e të qenit libër i vërtetë. Nëse një roman lexohet dhe vihet në raft, një libër me poezi të vërteta do mbetet gjatë në duart e lexuesit pasi poezia është këngë dhe këngët transmetohen ndër breza.

  Dhembja, gëzimi, brenga, loti, malli, dashuria…janë artieriet që përcjellin gjakn poetik të këtij vëllimi. Mesazhet e motiveve janë jetike, reale, janë të prekshme e të ndjeshme për lexuesin. Forca e shprehjes e bën vargun të flladit ëmbël duke rrezatuar spektrin shumëngjyrësh të ylberit.

  “Poetët janë të dënuar ta shohin diellin më parë se të tjerët”-thotë Oscar Wilde ndaj edhe vepra e tyre bëhet mission pasi mistika qiellore e poezisë qëndron pikërisht tek burimi i frymëzimit, tek shenjtëria e mendimit të bukur bekuar nga Zoti.

“-Në vdeksh ti, dhe unë do vdes,

Në jetofsh ti jetoj dhe unë

E dashura, e imja shpresë

Të duhemi veç pak më shumë!

 

-Nëse ti ikën, shkoj dhe unë në varr

Me ty e shtrenjta ime shpresë.

Se veç me ty qëndroj i gjallë

Ndaj ti mos vdis, që unë të mos vdes.”

   Me siguri lexuesi shqiptar do të ndihet mirë duke patur këtë libër në duar dhe bibilotekën e vetë pasi jo vetëm stili, mënyra e të shprehurit, por mbi të gjitha gjuha e thjeshtë dhe e ngrohtë janë si një urë lidhëse ku kalon magjia e fjalës së shkruar edhe kur poetët janë nga rraca e kombe të ndryshme.

 

                   Myrteza Mara-poet

 

                          Vlorë, Dhjetor 2017

 

Njeriu me maskë

Thursday, 21 December 2017 15:31

 

Ditët në vazhdim  do të ishin të zakonshme në këtë fshat të thellë ku – një vajzë kishte ardhur të bënte kulturë dhe kishte mbetur në mendjet e njerëzve si një vajzë e tyre që nuk do të harrohej kurrë…….   Kurse  Partia me syrin vigjilent kishte zbuluar një armike  të rrezikshme të saj… 

 

Titulli: NJERIU ME MASKË

Autor: AGIM DEMIRI

 

ISBN:978-9928-244-58-1

Botimi i parë, 2017

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20.5cm

 

           

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, dhjetor 2017

 

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Demiri, Agim

Njeriu me maskë : roman / Agim Demiri.

– Tiranë : Ada, 2017

192f. ; 14x20 cm.

ISBN 978-9928-244-58-1

1.Letërsia shqipe  2.Romane

                821.18 -31

 

Parathënie

 

Prirja e shikimit dhe e trajtimit të problemit në mënyrë dialektike me shfaqjet e jashtme dhe me thelbin e përmbajtjes, në vijimësi e ka nxitur përgjegjësinë e detyrimit t’i pohojë opinionit letrar nevojën e domosdoshme, se ngarkesat emocionale të frymëzimit e ligjërimit të tij poetik në gjininë e prozës dëshmojnë per Agim Demirin një talent premtues edhe në këtë fushë, si një autor punëtor e këmbëngulës që e kërkon kudo në çdo fushë të jetës e në çdo cep të atdheut fabulën e shqetësimeve të jetës për krijimtarinë e tij letrare.

Duhet theksuar se talenti nuk përton të gërmojë, meditojë e hulumtojë për tema më interesante e më të rëndësishme, duke ndërtuar një arkitekturë kompozicionale më të gjërë e më të ndërlikuar artistike në përmasat e zhanrit të romanit. Tingujt e ligjërimit dhe format e stilizimit në romanin "Njeriu me maskë" të Agim Demirit, nisin nga sipërfaqja narrative e thjeshtë pa finitetin e përshkrimeve eseistike në thellsinë e brendësisë ideoartistike të dialogjeve e monologjeve që zhvillohen midis personazheve, duke u përhapur në formën e valëve të një liqeni malor me ujë të kristaltë. Në to shpaloset prania e dukurisë konkrete të përjetimit të atij realiteti ashpërsisht të hidhur që nënvlersohet para syve të lexuesit. Këtu autori bën një lidhje konkrete e domethënëse midis formës arkitekturore të konceptimit të lëndës letrare dhe mesazhit që përcjellë nëpërmjet episodeve të hidhura për atë skajshmëri dramatike që përdornin strukturat mbikëqyrëse me ato të drejtësisë, të cilat luftonin të mbanin më këmbë atë regjim që u përmbys nga vetë shqiptarët, se ishte kalbur e gangrenizuar që në themele. Nga fillimi e deri në fund romani ka një ndeshje të ashpër midis Zenelit, një pushetar i lartë komunist që nga një njeri i mirë dhe i ndërgjegjshëm që ishte më parë, të bërit komunist i vuri një maskë që e kishte vetë ky sistem, dhe me të e bëri një drejtues që kishte për karakteristikë gjithë të zezat dhe duke përdorur forcën e pushtetit të poshtëronte në mënyren më të tmerrshme dhe Ramies - një vajzë e re që sapo kishte mbaruar shkollën e mesme dhe vinte të punonte me gjithë pasionin për të përhapur dije dhe kulturë në një zonë të thellë. Ndeshja midis tyre bëhet e ashpër; Zeneli dhe pushtetarët pas tij, për të bërë dallaveret më të padëgjuara, për të mbuluar njëri - tjetrin dhe vjedhur e bëre poshtërsira sëbashku dhe për të fajngjitur të tjerët për to, dhe nga ana tjetër Ramia në krye të mësuesve dhe intelektualëve të tjerë që përpiqeshin të justifikonin punën e tyre, të ishin larg këtyre formave dhe të ruanin dinjitetin që kishin. Në roman është përshkruar bukur se Ramia si përgjegjëse kulture që kishte vetëm dy rrugë; ose të bëhej si ata vjedhëse, mbështetëse e deri e nënshtruar plotësisht nga kjo lloj poshtërsie, ose të ndeshej me to me të gjitha forcat deri edhe duke u fajngjitur për armike dhe provuar burgun nga ata që ishin vetë të tillë. Linja e ndeshjes është e ashpër; kush dotë fitojë? Zeneli që kishte pushtetin në dorë apo Ramia që përpiqej të ishte korrekte dhe dinjitoze. Dhe ndeshja dihet; për kohën Ramia ishte në dorën e tyre - karakteristikën e punës se si.kishte punuar do ta jepnin ato - vlerësimin e punës në përgjithësi do ta jepnin po ata të djallëzuarit; me një rrjet përgjimesh me njerëz të ndryshëm dhe shpifjesh nga.më të poshtërat, në vend që ta dergojnë në shkollë të lartë - e çojnë në një "shkollë tjetër" - në qelinë e ftohtë të burgut duke e fajngjitur si armike. Kundërshtia e ashpër është dhënë natyrshëm dhe pa përpjekjen për ta paraqitur patjetër "të keqe" dhe ja ka arritur që të jetë reale dhe bindëse. Kjo më tepër e bën romanin interesant dhe të ndjekshëm. Autori tregon e tregon dhe e arrin te ky roman ta marrë lexuesin me vete, gjë që tregon se autori është përpjekur që ta mbajë atë në trysni të tillë që në çdo hap të jetë e zgjuar kureshtja:

"Po më tej si do të ndodhë ? ..." Po më tej ...?", duke ruajtur gjallërinë e veprimit nga fillimi.deri në fund njësoj - gjë që nuk është e lehtë për një gjini si romani. Autori ka arritur të futet në botën shpirtërore të personazheve duke i dhënë ato me përshkrime të kursyera qe i bejnë të tipizohen me nga pak gjëra të shprehura dhe që lexuesi i përfytyron edhe vetvetiu. Përshkrimet janë të sakta dhe pa gjëra të tepërta.

Në roman ka ngjarje që nuk është lehtë të përballohen nga ana psikologjike dhe kjo ka bërë të jepen mirë karakteret që janë brenda tyre. Dialogu është dhënë me përpjekjen për të qenë sa më jetësor dhe në funksion të personazheve dhe të personalitetit tyre. Ngjarjet e përshkruara në roman ndjekin njëra - tjetrën natyrshëm dhe këndshëm, herë pas here duke u paraqitur edhe me skena humori.

 

            Ded Nikoll Luca. (Denilu) shok shkolle i autorit

Me duaj...

Thursday, 21 December 2017 15:29

Nuk ka gjë më të bukur se  sa kur zhytesh në ëndërrime  poetike. Duke lexuar poezitë e poeteshës Kristina  Maneshi të duket sikur fluturon fushave me lule e gjelbërim pafund. Ajo, në librin e saj të parë “Më duaj…” vjen me një origjinalitet të veçantë, si një fluturë e bukur krahëshkruar, si një  ëndërr magjike që kërkon të zgjatë pafundësisht…

 

Autor: Kristina Maneshi

Titulli: Më duaj

Redaktor: Delo Isufi

 

Botimi i parë, 2017

ISBN: 978-9928-244-64-2

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati: 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autores 

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

www.botimetada.com

 

Cel: 068 22 190 16

Tiranë,dhjetor 2017

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë botuese ADA

 

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Maneshi, Kristina

Më duaj : poezi / Kristina Maneshi;

red. Delo Isufi.

Tiranë: Ada, 2017

120 f. ; 14x20 cm.

ISBN 978-9928-244-64-2

1.Letërsia shqipe   2.Poezia

              821.18 -1

 

Hyrje

 

Nuk ka gjë më të bukur se  sa kur zhytesh në ëndërrime  poetike. Duke lexuar poezitë e poeteshës Kristina  Maneshi të duket sikur fluturon fushave me lule e gjelbërim pafund. Ajo, në librin e saj të parë “Më duaj…” vjen me një origjinalitet të veçantë, si një fluturë e bukur krahëshkruar, si një  ëndërr magjike që kërkon të zgjatë pafundësisht. Në këto poezi spikat çiltërsia, dashuria për jetën, për njerzit, për të bukurën e pse jo për ndjenjën aq të pastër e të kulluar.

Herë-herë vargu i saj është i qetë e melodioz, herë-herë   i vrullshëm,  ai ngjason me valët e detit, me valëzimin e erës, me retë në qiell që garojnë me njera-tjetrën, me gurgullimën e ujvarave. Në krijimtarinë e poetes  gjen  dhimbje, lotë, puthje e përqafime e mbi të gjitha me rrahjet e zemrës së dashuruar.

Sa bukur tingëllojnë vargjet:

 

Kjo dhimbja jonë, na qënka e ëmbël,

Dhimbje që ma la shpirtin gjysmak,

Ndaj kam mësuar lloj-lloj këngësh,

Që zemrën të ta marr pak nga pak.

 

Në poezitë e Kristinës spikat bukur metafora, krijmtaria e saj është sa e larmishme, aq e gjerë në përmasat njerzore. Ajo u këndon luleve, stinëve te vitit, fshatit që  e adhuron dhe ka puthur për herë të parë rrezet e diellit.

Poezitë e Kristinës janë si stinët e vitit, i kanë të gjitha lulet e ngjyrat dhe vargu i saj lodron bukur e rrjedhshëm në kopshtet e mëndafshta  jetësore.

Poetja rend në shi e diell, në fusha e male, në fshat e qytet dhe, tek lexuesi sjell natyrën çiltërsisht.

 

Kjo ditë u zgjua përplot muzë,

E mua, më gjeti të përgjumur,

Dikush, tani puthet në buzë,

Një tjetër, përqafimeve ka humbur!

 

Ndonëse në një moshë të re, studente e juridikut, vargu i saj përfshinë një botë të madhe, ka përmasa jetësore, përshkohet nga dashuria e sinqertë.

 

Si prushi është kjo dashuria,

Si zog këndon në një degë bliri,

 

Në vargun e pastër pasqyrohen yjet, valët e detit, vesa e mëngjesit, mbrëmjet me netët e ftohta të dimrit, zjarri i oxhakut. Aty nanurisin ëndrrat, ylberët mbushin qiejt.

 

Më duaj sot në këtë natë plot yje,

Ngrohtësi e dashurisë të mbushë universin,

E frymë e trazuar, le të ngopë pyje,

Të përqafuar, të dehur, të presim mëngjesin.

 

Ndoshta kjo poezi e ngrohtë në netët plot yje e me frymë të trazuar dashurie e ka cytur poeten ta pagëzoj librin e saj të parë “Më duaj”.

Vendlindja e poetes, Menkulasi i Devollit,  që në djep e ka përkundur atë me këngët dhe traditat e bukura të asaj treve, me mikpritjen ku nuk mungon edhe rakia që aq shumë e shijonte i madhi Dritëro.

 

Një puthje ma vodhe atë natë,

Them se kisha qënë e pirë,

Një çast m’u duk aq i gjatë,

Sa buza më mbeti e mpirë.

 

Poetja në vargun e saj ka një shpirt të pasur e të pastër, të mbushur plot dashuri e ngrohtësi jetësore. Poezia e saj të deh me aromë lulesh, ajo është si nektari që ushqente perënditë, është si një ylber që qarkon tërë librin e saj.

Kristina, me penën e saj vallëzon në vargje, në muzë.

 

Vetminë sot e mbushëm plot muzë,

Dhe e nisëm diku larg në fluturim,

Eh… sa zgjati puthja jonë, në buzë,

Puthje që s’të lë të gjesh shpëtim.

 

Vargu i poetes është hoje shpirtrash, kështu shprehet ajo.

 

Nëpër muzg mendimet bëhen ajër,

Tek më puth e tek më përkëdhel,

Dashuria, askënd nuk ka vrarë,

Dashuria hoje shpirtrash, sjell.

 

Poezitë e Kristinës janë si gurgullima e përrenjve që zbresin rrëmbyeshëm nga malet, si yjet në qiellin e kthjellët, si vezullimi i diellit në ditët e vjeshtës, si drita e hënës në netët pranverore, ato janë vet shpirti i poetes i qendisur në vargje.

Tingëllimi poetik dhe metrik në librin  “Më duaj” është si një melodi e bukurë marramendëse.

Kristina është origjinale në poezitë e saj, ajo është vet Kristina Maneshi.

 

                                    Delo ISUFI

Ekuilibri i Nastradinit

Saturday, 02 December 2017 13:15

Epigrami është njëra nga ato forma poetike e cila më drejtpërdrejt është e lidhur me jetën dhe ngjarjet aktuale. Prandaj qëndron me sukses në të gjitha kohërat dhe në të gjitha situatat shoqërore, që nga kohërat më të vjetra e deri më sot. DENILU e ka lëvruar me sukses këtë e ka sjellë herë pas here në librat e tij problemet e kohës.

 

Titulli: “Ekuilibri i Nastradinit”

Autor: DENILU

 Redaktoi: Oltjona Selamaj

 

(Kopertina Arben Meksi)

“Ekuilibri i Nastradinit”

 

Botimi i parë, 2017

 ISBN: 978-9928-244-63-5

 Përgatiti për botim: Roland Lushi

 Formati : 14x20cm

 Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

 Cel: 068 22 190 16

www.botimetada.com

 Tiranë, dhjetor 2017

 CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

 Luca, Ded N.

 Ekuilibri i Nastradinit : epigrame / Denilu;

 red. Oltjona Selamaj.

 Tiranë : Ada, 2017

 60 f. ; 14x20 cm.

 ISBN 978-9928-244-63-5

 1. Letërsia shqipe 2. Epigrame

 821.18 -193.2

 

Parathënie

 

Ded Luca, ishte një vit para meje, në Shkollën e mesme të Kulturës Tiranë. Falë internetit, u rilidhëm dhe pasi mora materialin e tij në dorëshkrim, po mundohem të bëj një reçension të librit me epigrame titulluar: “Ekuilibri i Nastradinit”.

Fuqia e mendimit të tij bashkëkohor për zhvillimet sociale të vendit dhe zhvillimi i jetës në përgjithësi, vijnë në këtë vëllim thjesht dhe natyrshëm, por edhe, si fryt i një të menduari të gjatë të autorit.

 Këndi i vështrimit poetik, ruan një ngjyrim të kundërtash bardhë e zi, nën ndriçimin natyror pa efekte të jashtëme artificiale, të figurave jetësore. Universi i mendimit, gjen hapësira lirie brenda atij realiteti kohor, ku e djeshmja dhe e sotmja, shkrihen në mënyrë të natyrshme me njëra - tjetrën. Denilu, gjen me tonet e tij vetjake një rregullsi të natyrshme të shprehuri, larg çdo hermetizmi, por nëpërmjet forcës së veprimit poetik dhe hollësisë së gjetur me shije artistike, vizaton me ngjyra të këndëshme mendimin tejet sintetik. Kjo, krijon edhe atë tension të baraspeshuar, midis botës së brendëshme shpirtërore dhe botës së jashtëme, pra, midis objektives dhe subjektives. Intensiteti, shpesh dramatik, ironik, është i veçantë dhe gjallërues, shpërthyes në dinamikën e vargut.

 Ai, ngjyros ylberin e ekzistencializmit të tij, në një hapësirë frymëmarrjesh dhe të ideve të mrekullueshme.

 Ndërthurja sociale dhe kulturore e dukurive, është shprehur brenda atij temperamenti dhe universi, ku Deda, i dhuron frymëmarrje jetësore. Optimizmin, mund ta gjesh nëpërmjet një humori të hollë.

 Tipari më i kapshëm i shpirtit poetik, është tek persiatjet e brendëshme krejt të rastit, i zhdërvjelltë me një psikologji të përcaktuar qartë, ndjeshëm dhe metaforik.

 Nuk është hera e parë, që Deda, del para lexuesve si një karakter, me një temperament shpërthyes, ndonëse me pamje të një njeriu të qetë. Epigrami i tij, sjell dritë dhe shpresë për të ardhmen njerëzor. Largpamësia e tij dhe shpirti poetik, në pasqyrimin e botës që na rrethon, vjen si rrjedhojë, e një dashurie të madhe për njeriun, jo vetëm për njeriun e afërt, por, për njerëzimin në përgjithësi.

 Epigramisti Denilu, di gjithashtu të dalë nga dëshpërimi ndjesor, drejt një optimizmi me këmbët në tokë, diçka e pabujëshme e stilit dhe mendimit, ku liria, mbizotëron, si një hapësirë thelbësore e jetës njerëzore.

 Origjinaliteti krijues, forca shprehëse e vargut, e vizatojnë mirë, portretin e këtij krijuesi të fuqishëm, në fushën e artit poetik. Natyrshmëria dhe dinamika shpërthyese, gjejnë një shpirt të fuqishëm poetik. Para së gjithash të bëjnë përshtypje thjeshtësia shprehëse dhe forca e vargut me mendimin e ngjeshur dhe tejet realist. Autori, nuk merr përsipër të flasë me sllogane, për shpresat, që lindin dhe marrin jetë, në epokën madhështore të demokracisë.

 Ai, e shikon atë, si një domosdoshmëri, plot ngjyra ngazëllyese.

 Vargjet e Ded Nikoll Lucës, (DENILU) tingëllojnë sa të freskëta, aq edhe befasuese.

 Pikërisht, në imazhin e një horizonti në vazhdimësi, shfaqen ngjyrat e një spektri me përmasa të gjera njerëzore, ku siç u shënua, asgjë që ka të bëjë me njeriun dhe shpirtin e tij të bukur, nuk shit-blihet “me kredi”. Libri, me të cilin Ded Luca, i flet lexuesit, është më tepër një “parathënie”, për atë çka përgatitet shpirti i tij i ndjeshëm, për të thënë më vonë. Pasi ka botuar 42 libra, ky është libri i tij numër 43 dhe duke qenë se ndjehet në formë dhe ecën me të njëjtin hap, si në poezi, ashtu edhe në prozë, numri i saktë për të ardhmen nuk dihet. Ajo, që dihet, është se Deda shkruan bukur dhe është kërkues ndaj vetvehtes.

 Agim Demiri

 Poet emigrant në Itali, e shok shkolle i autorit.

Kronika e erës

Tuesday, 14 November 2017 10:35

Në këtë prag Panairi të Librit “Tirana 2017” shtëpia botuese “ADA” vjen me shumë botime të reja:

 

Titulli: Kronika e erës

Autore: Suzana Malaj

 

 

ISBN:978-9928-244-45-1

Botimi i parë, 2017

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20.5cm

 

               

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, nëntor 2017

 

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Malaj, Suzana

Kronika e erës : poezi / Suzana Malaj.

Tiranë : Ada, 2017

156 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-244-45-1

1.Letërsia shqipe   2.Poezia

         821.18 -1

 

Mesazhet universale ku metrat katrorë bëhen hapësira

 

Vështrim poetik për vëllimin “ Kronika e erës” 

të autores Suzana Malaj

 

Arti i fjalës është i pafundmë dhe secili artist e përthyen realitetin sipas këndvështrimit e botës së vet. Poeti poezinë e shkruan se e ka nevojë të brendshme për ta nxjerrë jashtë vetes, për të lehtësuar veten e për të ndier kënaqësi nga  lindja e krijesës së vet prej fjale.

Autorja, Suzana Malaj është një person nga ata që quhen tashmë të shqetësuarit e kohës sonë brenda e jashtë vendit. Ka njohuritë e duhura filozofike e të adresuara saktësisht sidomos për personalitet që iu referohet. Këto janë cilësi esenciale të poezive të saj meditative- filozofike, përveç tematikës së gjerë e figurave aludive të veçanta, teknikës stilistike të mbështetur mbi monologë e dialogë me të cilat ndërton ligjërimet e saj poetike e i drejtohet shpesh marrësit në vetën e dytë- ti, ku veta në njëjës përfaqëson një  tipizim, dukuri mbi të cilin ndalet për të përcjellë mesazhin e filozofinë e saj të të kuptuarit të botës e të të jetuarit të jetës. Ka një stil të shkruari tërësisht origjinal dhe veçanërisht tërheqës. Shpesh poezia e Suzanës shfaqet diskrete, me gjuhë të sofistikuar e gjithashtu me nëntekste të shumta. Ka një natyrshmëri në perceptim e ligjërim që shtjellohet nga vargu i parë në atë të fundit në një unitet formal e përmbajtjesor të admirueshëm.

Në qendër të poezisë ka gjithnjë një fabul, një gjendje, një pikënisje, diçka që intrigon dhe prek shqisat e mendjen. Kjo është një veçori që e bën poezinë e saj ta lexosh e rilexosh e të emocionohesh vetvetiu pasi emocioni rri i fshehur e i strukur në fjalë e tinguj  të harmonizuar ku organizimi ritmik e tingullor krijon efekte të forta. Simboli, metafora e alegoria janë të preferuarat e saj dhe do të flasë me gjuhën e tyre, duke lënë vend për interpretime vetjake që i lihet lexuesit ta bëjë, përmes ballafaqimit të perceptimit të vet me përvojën e perceptimin e autores.

Ka shprehje që të mbeten në mendje a thua janë idioma apo thënie proverbiale që e bëjnë poezinë e saj të këndshme për tu lexuar e dëgjuar.

Për hir të së vërtetës ka poezi që janë në kërkim të lexuesit elitar. Duket sikur poezitë e Suzanës, të përziera me emocionet e prodhuara nga përjetimet e brendshme, për esencë dhe erëz kanë mendimin...Stili është retorik dhe duket se Suzana zotëron artin e te ndikuarit përmes fjalës. Dhe fjala duket se ka fjetur gjatë me autoren për t’ú zgjuar fuqishëm e për të trokitur tek lexuesit  si trokitja e një rrebeshi. Në ligjërimin poetik të autores rroken çështje që kanë të bëjnë me gjuhën,kombin,mitet:

“Gjumi hipnotik i një populli” e trajton  zgjimin e vlerave kombëtare nën një vështrim krejt unik.

Ajo u drejtohet teknikave frojdiane, hipnozës për të shëruar plagët e pakuptueshme të inferioritetit të kësaj race te lashtë e bujare. Ndërton kronikën e erës për të folur me fjalë ere e për të përcjellë nëntekste të fuqishme që nuk janë fjalë ere...Sjell figurën autentike të lisit duke kërkuar rrënjët e lashta të gjuhës pellazge. Vazhdon udhëtimin me muzën e vet dhe shkon larg në fisin e vjetër indian të Resë së Kuqe për të ballafaquar primitiven me qytetërimin ndërkohë që këto të fundit ndërrojnë vendet... E bën mëkatin të ecë mbi një fill të hollë litari për ta bërë shpirtin njerëzor të sprovojë veten duke kuptuar një ekzistencë që është mirë të shkojë drejt shpirtërores pa u përbaltur me tokësoren fizike e materiale. Përçon gati një dramë njerëzore që shtjellohet tek “bipolaritet” e në fund befason me këndvështrimin. Një satirë të magjishme do e quaja unë poezinë me të njëjtin titull, në të cilën ballafaqohet njeriu me botën nën një vështrim ekzistencialist në të cilin jeta  përcillet në metaforën e kupës me helm që gjithsesi shijon... I referohet Sokratit të botës antike për të sjellë  hijen e dyshimit që shoqëron njeriun bashkëkohor dhe tretet në dilemat e tij përmes një gjuhe që intrigon. Duhet theksuar se poezitë në dukje pesimiste ruajnë në nëntekst një frymë optimiste që asnjëherë nuk e humbet kuptimin. Ndërton paralelizma e kontraste të forta dhe emocion po aq  fort me tablo e gjendje që i vizaton me fjalë, shpesh me tonet e errëta të grisë që çelet përmes domethënies e mesazhit të rëndësishëm e transparent. Figura e zogut me krahë të thyer që rrëshqet piramidës është një figurë stilistike e veçantë teksa dhe vetë piramida përfaqëson ndoshta hierarkinë shoqërore dhe hierarkinë e vlerave që jo gjithnjë shkojnë krah për krah.

Dallohet për mesazhet universale ku metrat katrorë bëhen hapësira dhe përshëndetjet e humanëve-alarme  me kode mirësjelljeje. Ndalet tek sytë njerëzorë e sheh në misterin e tyre ndërtimin e shkatërrimin..E trajton mitin në aktualitet për të zbërthyer poetikisht mitet e sotme të gjalla... Gjendja dilematike shoqërohet me asociacione abstrakte siç është kufizimi njerëzor në botën -ide të pafundme. Ballafaqon dritën me hijen e mbërrin në funeralin e Hamletit të ri, në habitate artificiale    zhbëra nga mungesa e  vlerave të qëndrueshme... Unë do e quaja një vëllim poetik që duhet lexuar në mënyrë aktive siç duhet të jetë leximi i vërtetë që mbetet.

Suksese Suzana!                                                                                   

                                                       Odise Plaku

                                                            Shkrimtar

KTHIM ME DIELLIN

Tuesday, 14 November 2017 10:32

Në këtë prag Panairi të Librit “Tirana 2017” shtëpia botuese “ADA” vjen me shumë botime të reja:

 

Autore: Rovena  Toska Koçi

 

Titulli: SHTEGËTIM   ËNDRRASH

 

Redaktor    ILMI DERVISHI

Recenca     SOFI GJIKNURI

Korektore   FLORA SHABI

Kopertina   INNA KOÇI

 

Botimi i parë, 2017

           

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati: 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

           

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

www.botimetada.com

 

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, nëntor 2017

 

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Toska (Koçi), Rovena

Shtegëtim ëndrrash : poezi / Rovena Toska (Koçi) ;

red. Ilmi Dervishi. – Tiranë : Ada, 2017

60 f. ; 13.5x20 cm.

ISBN 978-9928-244-54-3

1.Letërsia shqipe   2.Poezia

                        821.18 -1

SHTEGËTIM ËNDRRASH

Tuesday, 14 November 2017 10:28

Në këtë prag Panairi të Librit “Tirana 2017” shtëpia botuese “ADA” vjen me shumë botime të reja:

 

Autore: Rovena  Toska Koçi

 

Titulli: SHTEGËTIM   ËNDRRASH

 

Redaktor    ILMI DERVISHI

Recenca     SOFI GJIKNURI

Korektore   FLORA SHABI

Kopertina   INNA KOÇI

 

Botimi i parë, 2017

           

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati: 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

           

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

www.botimetada.com

 

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, nëntor 2017

 

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Toska (Koçi), Rovena

Shtegëtim ëndrrash : poezi / Rovena Toska (Koçi) ;

red. Ilmi Dervishi. – Tiranë : Ada, 2017

60 f. ; 13.5x20 cm.

ISBN 978-9928-244-54-3

1.Letërsia shqipe   2.Poezia

                        821.18 -1

SHPERTHIM I HESHTUR

Tuesday, 14 November 2017 10:21

Në këtë prag Panairi të Librit “Tirana 2017” shtëpia botuese “ADA” vjen me shumë botime të reja:

 

Titulli: Shpërthim i heshtur

Autor: Arif Haderi

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

 

Botimi i parë, 2017

 

 

Formati : 14x20cm

 

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

www.botimetada.com

Tiranë, nëntor 2017

 

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Hadëri, Arif

Shpërthim i heshtur : poezi / Arif Hadëri.

Tiranë : Ada, 2017

68 f. ; 13.5x20 cm.

ISBN 978-9928-244-46-8

1.Letërsia shqipe  2.Poezia

                      821.18 -1

TEJKALIM

Tuesday, 14 November 2017 10:17

Në këtë prag Panairi të Librit “Tirana 2017” shtëpia botuese “ADA” vjen me shumë botime të reja:

Redaktor : Agron Shele

Korrektor Letrar: Bedri Dula

Recesent: Qemal Guri

Arti grafik: Melinda Barwanietz

                   Giorgio Fileni

 

Botimi i parë, 2017

     

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati: 14x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

           

 

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

www.botimetada.com

 

Cel: 068 22 190 16

Tiranë, nëntor 2017

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë botuese ADA

 

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Mehmeti, Juliana  Tejkalim : poezi

Juliana Mehmeti ; red. Agron Shele.

Tiranë : Ada, 2017

116 f. ; 13.5x20 cm.

ISBN 978-9928-244-51-2

1.Letërsia shqipe   2.Poezia

               821.18 -1

 

Poezia e Juljana Mehmetit, si ornament fluid dhe tejkalim i nocionit kohë.

 

Poezia ka qenë dhe mbetet sugjestioni ynë më i thellë, elokuenca e mendimit, simbolika dhe harmonia më e përkryer e shkrirjes së elementit ndjesor e shpirtëror me atë natyror dhe e ngritur në shkallë filozofie ajo shpreh koncepte dhe vizione të pa percepetueshme, shpesh në tejkalim me vetë memorien dhe përjetimin kohë, duke u bërë kështu pararendëse e mendësive të një të ardhme tjetër, gjithmonë në ndryshim e zhvillim. Ardhur në forma dhe struktura nga ato klasiket  gjer tek vargjet e lira, ose paraqitjeve figurative të ndryshme, deshifruar në kuptime e mesazhe universale, kjo gjini letrare di të përcjellë koherencën jetë, përbrenda gjithë frymës e  modalitetit krijuar, të parashtrojë idetë e reja, të cilat përkojnë me virtytet e larta dhe lirinë, duke emancipuar pa reshtur shoqëritë njerëzore. Në këtë këndvështrim nuk do imagjinohej dot, se si mund të ishte  bota pa poezinë, ndoshta do përngjante njëlloj si kopshti pa trëndafia, pa shijen e jetës, pa aroma, një qerthull ku trupi do ishte i shkëputur nga shpirti dhe do endej ftohtësisë së tij, si në eter, bosh, thjesht një makineri  mekanike që  ripërsëriste ciklet e jetës. Duke u nisur nga kontekstet e përgjithshme të artit si tërësi dhe poezisë në veçanti, reflektimit si proçes dhe gjurmëve që duhen lënë pas, poetja Juljana Mehmeti hedh tjetër dritëhije në telajon ngjyra, tjetër spektër dhe këtë në unifikim me frymën më postmoderne. Që në fillim ndeshemi me tendencat hermetike dhe nuanca që kapërcejnë mes futurzimit e absurdit, e kështu si në konfrontizëm mes dualiteteve të krijuara, përshfaqet ajo botë ndjesuse, me shpërthime të befta e përthyerje figurative, të cilat të grishin dhe zhytin në mendime të thella, pa kufij, ardhur hapësirave nga përtej koshienca. Sintetizimi vargjeve ka rrjedhshmërinë e idesë përshkuese dhe ndërthurur me elemnetët figurative: metaforat, epitetet, karahsimet apo antitezat, rrit ndjeshëm fuqinë e vargut duke e tejkaluar atë në të tjera dimesione, në të tjera prizme që thyejnë traditat e kohës dhe e gjithë kjo për të sjellur përshfaqjen e re, individualitetin e saj, sa kreativ aq dhe  bashkëkohor. Autorja është poete e detajit të imët, e të pakapshmes ngë syri i thjeshtë njerëzor, e fluiditetit dhe delikatesës fjalë, shpirtëzuar e ngjitur në të tjera qiej, është poete e perifrazimit të imazheve, gjuhës e kodeve të fshehura pas kuintave, është kompleksitet i përshfaqjes së kuptimeve,  gati  në kufijtë e të pamundurës, është e njehësuar dhe shkrirë me vetë metafizikën kohë, shpesh deri në absurd. Stili i përzgjedhur dhe shkëputja nga formatet e kuadratuara e bëjnë artin e saj më të zhdërvjellët, më lakonik, më dritëthënës për vetë mesazhin që kërkon të përcjellë apo ideuar përbrenda një bote që nuk ka skaje, por është univers i hapur, divers e i pafund. Depërtimi në poezinë e kësaj autoreje të pleks me format e shformësuara të jetës dhe karaktereve njerëzore, hijëzuar këto me ngjyrime gri ose forma siluitive që ndjekin pas si hije,  të drejton  drejt fijeve të padukshme, të cilat fshehin nyja dhe lëmshe që duhen shpleksur, të çon nëpër ato hapësira që duken boshe, por që janë të mjegulluara nga vetë memoria e çorientuar e errëtisë arsye, të fundos ndjesish (kuptim figurativ) metamorfozë që frenon gjallërimin shpirt dhe si në rrebelim ka gjithmonë një zgjim të madh, një ringjallje, një shpresë të re, një ndiçim që dhe pse në dukje vjen e zbehtë, ajo zbardh e përndrit me pafundësinë e shkëlqimit dritë. Vështrimi tredimesional i kësaj prurje letrare kalon përmes bazorelievit sy (vëzhgim i mprehtë), botëkuptimit ( formimit të koncepteve mendim) dhe ndjesive estetike (ndjenjave shpirtërore të ngritura në art), të cilat sikurse vijnë të shtrira në hapësirë dhe kohë, perfomojnë një gjuhë sa eliptike për vetë zhanrin që përfaqëson po kaq dhe filozofike për përcjelljen e mesazhit. Ajo që vlen të veçohet në këtë lloj poezie është akuareli i paraqitjes imazh, si formë gjalluese në lëvizje dhe frymë abstrakte, si shtjellë dhe tis që rrethon kufijtë arsye e në këtë kontekst përthyerja e dritës ndriçon atë botë të fshehtë parafytyruese nga nëndija më e thellë e ndërgjegjies, për të  rikthyer trajtat e dukshme, të prekshme e ndjesuese të vetë brendësisë njerëzore. Për më shumë le të ndalemi në disa fragmente poetike, dhe të ndjekim kurbën e gjithe esencialitetit mendim, si produkt por dhe fuqi shprehishmërie.

 

Tek poezia “Tejkalim…” kemi mbikalim të gjendjes, endjen drejt të tjera shtigjeve të panjohura, gjurmëve të shkuara, thyer e copëzuar në grimca përjetësie, të cilat ndoshta  ashtu të shpërndara në universin e pafund, jonizohen e shkrepëtijnë ngjyrën e jetës, kuptimeve dhe kufijve të tjerë, mbetur shenjë e asaj çfarë ka shkuar dhe pse kaq zhurmëshëm është rikthyer.

 

“Endemi,

mes asgjësë dhe pafundësisë

gjuhë gjurmësh të shkuara

grimca në përjetësi

… gjithmonë e më larg

për të kuptuar kufijtë…”

Përzgjedhja e fjalës endje dhe kjo në dervim me asgjënë ( hiçin), por dhe pafundësinë ( gjithçkanë) është më shumë se një përplasje e shpeshtë midis dy botëve, formë dualizmi që përherë shoqëron shpirtin, e kështu midis dy skajeve, atë të  njollave të errëta dhe ngjyrave të pafundme, rendim si në përjetësi,me shpresën se gjithmonë ka një të nesërme, ka një shenjë që do lerë gjurmët e kufijve të egzistencës. Dhe në aspektin filozofik mendësia prek shkallë të një përnjohje që tejkalon të zakonshmen, depërton në pafundësinë ideim, abstrakte dhe e paimagjinueshme, deri në cakun më të fundit, aty ku mosdija jonë bëhet e terrët dhe ngre pafundësi pikëpyetjesh, gati paradoksale me hapat e hedhur në kohezionin kohë. 

 

“Tinguj epokash

në melodi vazhdimësie,

zgjuar në vizione

e kështjellash antike,

që mbretërojnë legjendash

mes ngyrash mistike

në nuanca fluide

rrugicës bardhë,

që gjymtyrët zgjat larg..”

 

“Në dritën e saj…” është një tjetër poezi që vazhdon të sigmatizojë në këtë frymë dhe të ndjekë të njëjtën rrjedhë mendimi. Tingujt e epokave janë më shumë se një përpjekje e vazhdueshme në përsosje, e cila zgjon vizionet përmes zanafaillave të lindura, shndërruar paskohëve gati në legjenda. Të ardhura përmes misticizmit, në nuanca fluide e të hiporbelizuara, ato bëhen përherë e më mitike, si në kohën e lindjes së zotave, duke parashtruar rrugica të bardha dhe mbajtur frymën pezm tek ajo e shkuar në shembje dhe tek kjo e sotme ngritur mbi rrënojat e mbetura. Përpos filozofisë mendim, këtu ndeshemi dhe me alternimin simbolik të unisuar tek drita, zbardhja e enigmave, njohja e tyre, të cilat në vargjet e mëposhtme rikthejnë Kleopatrën, si shëmbëlltyrë e shkëlqimit të bukurisë por dhe afeksineve ndjesore gati në çmendi, duke tërhequr koridoreve të piramidës tunikën e shekujve, që do mbetej më pas një portret ku mishërohej zjarri, hidhërimi, delikatesa, pasioni dhe fuqia e një gruaje.

Tek poezia “Ngjyrosje ndjenjash “ por dhe në vazhdimësi ndeshesh me elemntët lirikë, elemntë që përmes  figuracionit të pasur, muzikalitetit fjalë, elokuencës varg, e ngrejnë këtë ndjesi kaq të brishtë në hapësirat e pafundme, atje ku digjen e marrin flakë meteorët, atje ku lotët shi sëmbojnë një shpirt, atje ku loti mall bëhet det dhe oshëtin tallazet e valëve, atje ku hëna zbret në tokë dhe lahet në kthjelltësinë e shpirtrave të dashuruar. Kaq e fortë është kjo ndjenjë dhe kaq ekstravagante, sa fjalët poetikë rrjedhin dhe përthyhen dritës së ylberit ngjyrë, për të mbetur ashtu sikurse është, e patjetërsueshme, e dlirë dhe kuptimi i gjithë lumturisë së kësaj bote.

 

“… dhe drita pret shiritat

horizontit të largët

hapësirës më të fundit

refleksesh ëmbël

ashtu në delir

përcjell

ngjyrosje ndjenje…”

 

Sigurisht që lirika e ardhur në stilin poetik të autores nuk vjen thjeshtë si përsiatje e zakonshme e emeocioneve jetësore, apo në format erotike, por si deduktivitet i thëllë dhe kulminacion që kalon përmes nënshqisave ndjesore e shpirtërore dhe të natyralizuara këto me elemntët natyrorë, e shkrirë një me notat apo koloritët më të ndritshëm , krijon atë akuartitet, atë sharm, atë univers, që përndrit refleksesh gjer në delir, gjer në ngjyrosje ndjenjash. 

 

E gjithe kjo prurje poetike që i serviret lexuesit elitar përmes vëllimit poetik “ Tejkalim” është më shumë se një rrëzëllim që përshkon koherencën jetë, është më tepër se një fluks drite që shpërndan grimca fjalësh në universin bashkëkohor letrar dhe kështu sikurse vjen, e shtrirë në hapësirë dhe kohë, mes ideimeve filozofike e vizoneve që tejkalojnë vetveten përbën një kthesë rrënjësore dhe një orientim të ri drejt universalitet mendim të sotëm.

 

Agron Shele