A+ R A-

Nuk ka moshe dashuria

Saturday, 12 August 2017 12:33

Kete fundjave shtepia botuese ADA publikon librin e shkrimtarit te mirenjohur PERPARIM HYSI

 

Falenderoj Kolonelin në lirim, Zotin Fatosh VOSHTINA që u bë donator për librin tim!

Autori

 

 

Titulli: Nuk ka moshë dashuria

Autor: Përparim Hysi

 

Redaktor: Duro Mustafai

Korrektor: Gudar Toto

 

©Të gjitha të drejtat i përkasin autorit.

ISBN: ISBN 978-9928-244-28-4

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese ADA

Botimi i parë, 2017

 

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 14x20cm

 

               

Botimet ADA

Shtëpia botuese “ADA”

Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20

Cel: 068 22 190 16

Tiranë,  gusht 2017

 

Të gjithë librat e shtëpisë botuese ADA gjenden në Bibliotekën Kombëtare

 

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Hysi, Përparim

Nuk ka moshë dashuria : lirika / Përparim Hysi ;

red. Duro Mustafai. – Tiranë : Ada, 2017

112 f. ; 20 cm.

ISBN 978-9928-244-28-4

1.Letërsia shqipe  2.Lirika

            821.18 -14

 

P A R A T H Ë N I E

Përparim Hysi- Poeti, që përthyhet dhe sikur del nga tri prizma të  rubintë të Lirikës Botërore.

"... Mollëzave që pika mua

Me një pikë të zezë në mes,

Që t'i thith njëherë si dua,

Jam gati dy herë të vdes!...",

shkruante ALI ASLLANI tek "Vishet mëni,zhvishet vasha..." më 1930. Një aktancë e shkëlqyer e lirikës erotike, e vendosur në vetën e parë, në mënyrën dëshirore, folja. Një emfazë diskursi. Një parandjenjë ëndërrante, përsëritëse,deri në të pamundur, deri në të pamoshë...( e ç'do të donte më shumë arti letrar?!).

...  do të rikthehej fiks pas 80-vjetësh, në veri të fshatit VAJZË (vendlindja e ALI ASLLANIT), një rreth e gjysmë administrativ larg, në Fier,kjo poezi, me një gjeografi  shpirtërore,edhe më të madhe, me regjistër semantik edhe më të gjërë.

 

*     *    * 

 

"... nëse sot që po të  presë,

nuk do dalësh në takim;

do të thotë që imja shpresë

ja: u kthye...pikëlllimë!

Dhe, po erdhe, kjo s'do mend

do më mbushësh me gëzim;

se ta dish që më kalmend,

ti je gaz për shpirtin tim...

sikur vazhdon elipsin liriku ynë i sinqeritetit erotik,PËRPARIM  HYSI, ose dhimbja e mallit që qan, atje ku fillon e mbaron dheu i seminolëve, në FLORIDA  të SHTETEVE TË BASHKUARA  TË  AMERIKËS, ku dielli gjen fytyrën e vetë dhe fatin shpesh herë të ndaluar diktaturash,kjo poezi jetësore,me "Nëse sot...".

PËRPARIM  HYSI është poeti që përthyhet dhe sikur del nga tri prizma të Lirikës Botërore: nga ai,ROBERT BËRNS, ESENIN dhe HAJNE, por i veshur stilistikisht me ngjyrat e arta të gjuhës së madhe SHQIPE, duke u përmasuar saktësisht si ata.

"... se tani që unë u plaka

dhe s'duroj e s'kam fuqi

por, ja që më dhëmb plaga

plagëmadhja- dashuri".

"Ankon" për moshën që i iku tek poezia "M'u kujtua mike e vjetër", duke qenë i ndërgjegjshëm se dashuria nuk ka  moshë, se dashuria nuk ka sy, se dashuria nuk ka tru, se dashuria lind dashurinë, lind jetën, duke u përvuajtur poetikisht.

Kështu do t'i ndodhë dhe pas vdekjes,Përparimit... se ai do vdesë i dashuruar dhe do "ringjallet" përmjet dashurisë.

Natyrisht, duke folur çiltër në poezinë e tij, bën  që ndonjëri edhe të mbledhë buzët se "gjasme" në emër të etikës apo estetikës letrare. Profanë të tillë janë të njohur me ligësinë e tyre, por a nuk e shanë ALI ASLLANIN e madh dhe nxorën fare nga letrësia shqiptare? Po LASGUSHIN a nuk  e harruan deri në vdekje biçimë  të tillë; duke mos pyetur për këta "biçimë estetë", them se poetët e  standartit PËRPARIM  HYSI funksionojnë zakonisht vetëm dhe ja si ligjëron:

" Ashtu si tek një trung i vjetër lisi

befas, zë e fërfëllit një syth i ri

ashtu dhe unë,PËRPARIM  HYSI,

tani, i moshuar, bie  në dashuri."

Dhe, për të mos u lodhur, po i mbyll këto fjalë të mia me vargjet  e POETIT të madh gjerman,GËTE:

"... kur kokë e zemër të gjëmon,

më mirë se ç'të ka ënda?!

Kush më s'gabon, më s'dashuron

në varr, le të  hyjë, brenda! "

 

PETRAQ   KOTE- POET

 

DOSJET E LETERSISE DHE ARTIT !

Roland Lushi

Realizmi socialist shqiptar është një zombi në thelb. I vdekur që ecën. Këngët, filmat, librat, artet figurative, arkitektura e shumëçka që përmbledh fjala art vazhdojnë të mbartin stereotipet e kësaj metode artistike dhe më keq akoma: rryme ideologjike.
Me rënien e diktaturës në vitin 1990 paradoksalisht përfitoi pikërisht ky art e kulturë e realizmit socialist, pasi parimisht një shoqëri pluraliste mbështetet mbi pranimin dhe jo përjashtimin! Asokohe kishim një investim gjigand 45 vjeçar përballë prirjeve sporadike të individëve ndaj rrymave të ndryshme. Kishim makinerinë e diktaturës së proletariatit, me institute, akademi, estetë, krijues, kritikë, inkuizitorë, literaturë, ideologji përballë poetëve, shkrimtarëve, muzikantëve që në një pjesë të madhe thjesht kishin dërshirën por jo talentin e përgatitjen përkatëse për të ndërtuar rryma e kultura alternative.
Nuk është qëllimi im të analizoj këtë përballje dhe pasojat e saj, por për shtruar një pyetje sa të thjeshtë aq edhe thelbësore: A duhet hapur AJO dosje?
Bëhet fjalë për dosjen e artit të realizmit socialist. Bëhet fjalë për krijuesit dhe për krijimtarinë. Për të dyja. Siç e përmenda, arti i realizmit socialist ishte një strukturë gjigande dhe solide, një nga investimet më të rëndësishme të diktaturës. Përmes tij bëhej shpëlarja e trurit të masave. Një pjesë e rëndësishme të kësaj strukture janë eminenca edhe sot, në demokraci. Japin mend e prodhojnë opinion, bëjnë politika e emërojnë apo shmangin emra nga jeta publike, duke vazhduar të mbajnë frenat e elitës shqiptare, duke promovuar apo eklipsuar artin e kulturën sipas interesave e standarteve të tyre.
Jo rrallë në publik janë përfolur agjentë të rekrutuar nga rradhët e shkrimtarëve e artistëve, janë denoncuar reçenca e raporte kundër veprave a artistëve. Janë botërisht të njohur artistë të dënuar me burg, internim, punë të detyruar, ndalim ushtrimi profesioni... Ishte e dhimbshme deklarata e Tefta Radit në varrimin e të shoqit, Françesk Radit kur me lot në sy tregoi se e kish dashuruar atëhere kur askush nuk i fliste me gojë....
Nëse lexon sot poezinë Saharaja të Vilson Blloshmit dhe nuk ke jetuar diktaturën, nuk ke shans të ta rrokë truri se si mundet të ekzekutohet një njeri për atë alegori! Ndërsa për ne, që e kemi jetuar atë inkuizicion, është e qartë si Dielli se Enveri ndoqi moton e Hitlerit “1 ditë terror – 1 vit qetësi”. Për ato motive u dënua festivali i XI, për ato motive u dënuan piktorë, dramaturgë, aktorë, këngëtarë, kompozitorë.
Kush i raportoi? Kush e mbajti “vijën e masave” dhe “partishmërinë” në art? Natyrisht kolegët. Një pjesë të aftë por shumica mediokër. Ata mbajtën standartin e larjes së trurit të masave, të pllakateve me kooperativistë, të këngëve revolucionare, të poezive me dashuri socialiste nëpër aksione, të heronjve të punës që gëlltisnin teserën e partisë para se të digjeshin vet nga zjarri që tesera mos të digjej! Shkurt, farkëtarët e “njeriut të ri”, një lloj Lej Feni europian.
Këta janë sot – për fat të keq – ku ishin.
Dhe tani e shtroj sërish pyetjen, në këtë optikë:
A DUHET HAPUR DOSJA E LETËRSISË SË REALIZMIT SOCIALIST?
Me këtë “dosje” kuptoj gjithë punëtorët dhe bashkëpunëtorët e regjimit në luftën e klasave në art e letërsi. Më tej, nënkuptoj nxjerrjen në dispozicion të publikut të gjithë reçencave, raporteve, mendimeve dhe kritikave letrare e artistike.
Një pjesë e mirë e çensorëve dhe inkuizitorëve të artit e kulturës së diktaturës dje, sot janë botues, drejtues institucionesh arti e kulture, sipërmarrës studiosh prodhimi kinematografike, muzikore, televizive. Poeti i burgosur dje , sot duhet të kalojë tek i njejti redaktor i Shtëpisë Botuese të Enverit dikur që sot ka shtëpinë e tij botuese private. Kjo klasë sot vazhdon bën juritë e festivaleve, juritë e konkurseve letrare e artistike. Shkurt : SOT KJO KLASË BËN LIGJIN , duke ruajtur vetveten dhe standartet e dikurshme, për të riprodhuar vetveten.
Pra pa dashur unë të jap një përgjigje shterruese, sepse nuk më takon, këmbëngul: A DUHET HAPUR?
Qëllimi kryesor është për të kuptuar. Pra gjithë mekanizmin, që nga ideologjia tek institucionet e deri tek individët. Më tej, hapja e rrugës për një art e kulturë autentike shqiptare. Sot të neveritet vetja kur dëgjon një pjesë të mirë të muzikës që qarkullon nëpër Shqipëri, për shkak të standartit të ulët të kërkesave artistike dhe nivelit nën mediokër të vargut. Poezia në shumicën e rasteve është nën nivelin e bejteve ndërsa proza është larg çdo metodologjie e rryme. Këto pocaqi botohen paradoksalisht nga çensorët e dikurshëm. Ata që s’lejonin të kalonte asnjë “shfaqje e huaj” sot botojnë çdo lëtyrë, duke shkatërruar qëllimisht vlerat e duke e kthyer artin dhe kulturën e këtij vendi në një tabula rasa.
Nëse nuk do të qe kjo shpëlarje e trurit (pas larjes 45 vjeçare), nuk do të kish guxim një kryetar bashkie të hidhte beton mbi rrënojat e lashtësisë, nuk të ndaheshin çmime letrare nga biznesmenë patatinash e çmime muzike nga masovikë vatrash kulture. Politika në art solli realizmin socialist si propagandë dhe kjo armatë kameleonësh ndërroi teritalin me xhins dhe prodhoi komecializmin si të vetmen vlerë artistike.
Përderisa unë e shtroj këtë pyetjen e dosjeve në art, e kam edhe një përgjigje: PO! Të hapen një orë e më parë! E vërteta të çliron – thotë Ungjilli. Ka nevojë letërsia dhe arti shqiptar të çlirohet si fillim, për t’u ringritur më pas, pa inkuizitorët, çensorët dhe spiunët nëpër këmbë.
Por sidoqoftë, kjo është pyetja ime por beteja ime. Është çështje më shumë se e të shkuarës, e së ardhmes, ndaj do të ndjehesha i lumtur nëse ky debat bëhet i gjerë dhe i thellë mes gjithë komunitetit të artit dhe kulturës shqiptare. Të rinjve dhe të vjetërve njëkohësisht...

DASHURIA IME QUHET DRIN

Tuesday, 03 January 2017 17:22

Të gjitha botimet e shtëpisë botuese ADA mund t’i gjeni në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

 

 

PARATHËNIE

Shpirti i përditshëm krijues i poetit Tonin Nikolli në poezitë e tij “Dashuria ime quhet Drin” sikur na bëhet një shtigjehapës përjetimesh të njohura, por të pa provuara, si degëzim ngarendjesh edhe drejt njohjes së vetvetes krijuese brenda magjisë poetike. Edhe gjëmimet e ëmbëla, të mbushura edhe me dhembje e mall brenda ditëve të historisë dhe të tashmes trazuese, brenda përmbajtjeve poetike, ndërtojnë hapësira qiellore dhe shpirtërore, duke krijuar dhe përpjekje për shëmbjen e shëmtive të heshtura dhe shumëherë të ledhatuara njerëzore.
Nëpërmjet natyrës së tij të përjetimeve dhe të ëndërrimeve përmallore, autori, nëpërmjet vargjeve poetike të tij, arrin hetueshëm dhe pahetueshëm të shpalojë të gjitha këto, jo vetëm në natyrën e tij krijuese, por arrin të prekë gjithë ndjeshmërinë përjetuese të lexuesit dhe më gjerë. Prandaj, mund të thuhet se e gjithë përmbajtja tematike dhe poetike e këtyre poezive të poetit Tonin Nikolli prekë dhe “ngacmon” përditshmërinë tonë kolektive, pavarësisht ku gjendet ky kolektiv (në atdhe, apo në migrim).
Shpirti i poetit Tonini bredhë edhe jashtë ambienteve të përkohshme ku jeton trupi i tij (në Itali), sidomos në mjediset përkatëse të identitetit të tij të mallit dhe të përmallimit të çdokohshëm, siç përjetohet e gjithë kjo në poezinë e tij “Sivjet…”: /Sivjet do shkoj në Gjadër!/ Të shkul një gur oborri,/ Për ta peshuar, / Sa rëndon… / Pastaj, / Do shtrihem në një rrëzë… / Të fle, / Me gurin/ nën kokë… /

Poeti Tonin Nikolli me poezitë e tij të librit “Dashuria ime quhet Drin” trajton mesazhe të qarta, të ndjeshme dhe porositëse për kuptimzbërthimin e paluhatshëm të dashurisë ndaj vendit dhe mjediseve tona të ngrohta, por të shumëvuajtura, siç mund të përjetohen këto edhe në poezinë e tij shumëdimensionale “ Shkon Drini”, ku “Gjireve të heshtur flejnë mendimet e mia për ty”.
Në këtë volum poezishë të këtij autori vërehen dhe jetësohen edhe britma porosishë dhe zhgënjimesh në gjithë atmosferën jetuese dhe ëndërruese në situate të ndryshme, nëpër të cilat ka kaluar dhe kalon kolektivi ynë njerëzor. Ky përjetim shfaqet dhe trajtohet edhe si gjendje faktike jona, por edhe si krenari kërkuese, sidomos në poezinë “Pabesia”: / Shkoj rrugës / me shigjetën ngulur në shpinë/ Mos ma shkulni!/ Bota duhet ta njohë dorën/ që gjuan tinëz…/
Leximi i poezive në këtë libër të Tonin Nikollit, jo vetëm të mbërthen tematikisht edhe me ritëm të prajshëm porosishë vrojtuese, por dhe me “britma” të buta shpjegimesh reale të ca gjërave jetike, por të cilat vazhdojnë të flejnë në shtratin tonë të mendjes harrestare, edhe pse “Dallgët më çojnë larg/ në ujëra të trazuar”.
Vera Pelaj

 

Ta kisha falur virgjërinë

Tuesday, 03 January 2017 17:20

Të gjitha botimet e shtëpisë botuese ADA mund t’i gjeni në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

 

 

MIMOZA GRUDA - NJË ZË POETIK QË RIKTHEHET NE MOSHËN E PASIONIT.

Dikush duhet ta mbajë mend, kur një grua e bukur, elegante dhe e qeshur, duke u prezantuar ne GRILIATEN POETIKE të VERONËS, ngarkuar me nje mal emocionesh dhe ndrojtje, tha:
- Unë jam Mimoza Gruda prej Shkodret….!
Qeshëm dashamirësisht të gjithë, por kuptuam, se midis nesh, kishte ardhur një mike artiste.
E kam njohur rastësisht, siç kam njohur pjesën dërmuese të miqve në internet. Më bënte përshtypje, se nuk mungonte gati asnjëherë, në krijimet e mia modeste. Dikush që të ndjek, ose është një i apasionuar me shpirt pas poezisë, ose është vetë poet….Me këtë sensacion, u prezantova dhe zbulova se brenda shpirtit te Mimoza Grudës, rrinte një gacë e mbuluar me hirin e braktisjes, që nga mosha e artë e rinisë… Provova t’i fryj… Gaca shkëndijonte akoma….Nuk ishte shuar përfundimisht….. Në vazhdim folëm gjatë për poezinë, derisa, një ditë, ajo mori guximin dhe më dërgoi një lirikë, e cila më befasoi…. Nga ky moment, kemi bashkëpunuar dhe kam maturuar me gezim dhe lumturi rrugën e saj të rritjes.
Karakteristikë e krijimtarisë së saj, është spontaniteti i veçantë, me të cilin zgjedh subjektin lirik, mënyra BIO e të thënit, gërshetuar me gjetjet befasuese, me një leksik të thjeshtë, por depërtues, qe të ngjall kënaqësi estetike, emocion shpirtëror dhe meditim ndiesor.
Do vini re shpejt, mënyrën e të shprehurit. Gjate një redaktimi të lehtë, nuk kam cënuar larminë e gjuhës, si një veçori origjinale të Mimozës. Një gërshetim i mrekullueshëm i dialektit spontan, të origjinës së autores, me gjuhën zyrtare, shpeshherë edhe brenda një poezie…
Veçori tjetër është forca lirike e zbulimit “ nudo “ të shpirtit, në raportin ndërshpirtëror të njerzve.
Miq!
Mos pritni të lexoni KRYEVEPRA!
Por ju ftoj të lexoni LIBRIN SPONTAN, “ TA KISHA FALUR VIRGJRINË “, që poetja ua ofron me bujari dhe sinqeritet dhe shijoni shpirtin krijues te një poeteje, që po RIKTHEHET NE MOSHËN E PASIONIT TË DIKURSHËM, me pretendime modeste, por me dëshirë, vullnet dhe përkushtim të madh, për të bërë udhëtimin e saj në artin poetik. Mendoj se është në udhë të mbarë!

 

Copeza shpirti

Tuesday, 03 January 2017 17:19

Atehere kur ti...

Tuesday, 03 January 2017 17:18

Babaxhani

Tuesday, 03 January 2017 15:51

Të gjitha botimet e shtëpisë botuese ADA mund t’i gjeni në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

 

Në vend të hyrjes

Në lumin e jetës, herë të shtruar e melodioz e
herë të rrëmbyer e kapriçoz, na ndodh të ndeshemi
me tipa të qetë, të shpenguar, të hovshëm,
tekanjozë, të heshtur e fjalëshumë, siç na ndodh të
etikojmë kohët dhe brezat, si bie fjala, “brezi i
humbur”, “brezi i sakrificës”, “brezi i qejfit” etj.
Jeta është një univers, që na përfshin totalisht
brenda kontureve të saj, duke na bërë të meditojmë
e filozofojmë rreth saj dhe rreth atyre që na
rrethojnë, duke përfshirë dhe unin tonë, që, dashje
pa dashje, e vendosim në fokus të këtyre
perceptimeve filozfiko-jetësore.
Këto po përsiatja me mendjen time, teksa
sillja ndërmend obligimin tim për të shkruar diçka
për Seit Milën, shkrime që duke pasuar njëri-tjetrin
morën trajtën e një libri.
Duke kërkuar për të gjetur një fjalë nyje, një
fjalë çelës, një fjalë kyçe, për të përmbledhur atë
që është unike dhe krejt vetjake në persanlitetin e
Seit Milës, befas më erdhi në mendje fjala
“babaxhan”.
Është një fjalë, që ndoshta nuk e përmbledh
dhe fokuson krejt personalitetin e tij, atë shtrirje
të gjerë e të thellë që ky indidvid, tashmë
tetëdhjetëvjeçar, konturon në karakterin, shpirtin,
mendjen dhe cilësitë më të spiktura të unit të tij.
Por është një fjalë që thotë shumëçka dhe e
vendos këtë person në qendër të një investigimi
human, ku dalin në pah cilësitë më esenciale të
karakterit, shpirti i tij i pasur në ndjesi dhe
përjetime, çiltërsia, zemërbardhësia dhe butësia
e një shpirti të dëlirë.
Nëse i referohemi Fjalorit Etimologjik të
Gjuhës Shqipe, fjala “babaxhan” ka këto tre
paradigma shpjegimore gjuhësore:
1. Shpirtmirë, i patëkeq, i çiltër e i dashur; i
shtruar dhe i thjeshtë. Buër r (Plak)
babaxhan, Grua (plakë) babaxhane.
2. I shëndoshë e i fuqishëm; i aftë e guximtar,
që çan vetë në jetë e që u del zot edhe të
tjerëve. Malësor babaxhan.
3. Përd. em. Sipas kuptimeve të mbiemrit
(për njerëzit). Fytyrëbabaxhani. Sjelljebabaxhani.
Qeshte si babaxhane.
Thënë ndryshe, fjala “babaxhan” është një
cilësor që shpreh veti pozitive, jo vetëm të pamjes
së jashtme të njeriut, por dhe të botës së
brendshme, të cilësive shpirtërore, të moralit dhe
filozofisë jetësore, të karakterit dhe prirjeve
esesnciale të një individi në raport me veteveten
dhe të tjerët.
Këtë cilësor ta jep dhe ta përmbush gjithçka
në portretin fizik dhe shpirtëror të Seitit; pamja e
tij e jashtme, me atë nënqeshjen plot sqimë e
mirësi njëherësh, gjestet e ngadalta dhe
kuptimplote, ajo e folur e qetë dhe e shtruar, si
rrjedha e një ujëvare të ëmbël, psikologjia e pritjes,
sipas parimit të dibranit, “mat shtatëherë e pre
njëherë”.
Ajo që mund të themi në rastin e Seit Milës,
duke e nënvizuar si njësoj “postulati”, është fakti
se tek ai si person, pamja e jashtme, babaxhanllëku,
harmonia, paqa dhe dëlirësia, përputhen me
thellësitë e shpirtit të tij, me ato thellësi ku
projektohen dashuria për punën dhe vlerat,
respekti për tjetrin, bujaria, shpirtmirësia,
fisnikëria, gadishmëria për të ndihmuar të tjerët
etj.
Jeta e Seit Milës është një rrugëtim drejt lirisë
së zgjedhjes së një alternative, që përmbledh nën
një vektor të vetëm jetësor, atë thënien profetike,
me kumt të asaj njerëzore aq dhe hyjonre: “Bëj për
tjetrin, atë që do të dëshiroje që tjetri të bënte për
ty”.
Ky definicion ka bërë që rruga e tij në një jetë
që jo gjithmonë ka rrjedhur në një shtrat të qetë e
harmonik, të jetë një rrugë e bardhë, me ëndrra të
bardha, me sfida të bardha, të cilat janë bërë pjesë
e kredos së kohës së tij dhe brezit të tij.
Jeta e Seit Milës nuk është jeta e ndonjë heroi
romantik, nga ata që përshkruhen me tone idilike
dhe sentimentale në rrëfimet e shkrimtarëve tanë,
ku shpesh ndodh që jeta e gjallë, njeriu me botën e
tij plot dhimbje e trazime, pra vetë realiteti,
kamuflohen e mbulohen me dëngje frazash
stereotipe dhe ilustrative të pakuptimta.
Jeta e tij është një jetë e thjeshtë, e jetuar
bukur sipas mënyrës së tij, që edhe në këtë moshë
të shtyrë të pleqërisë vazhdon të krijojë vlera për
të tjerët.
Në kohën kur shokët e tij, ose rrinë në shtëpi,
të mbuluar me batanije dhe në mbretërinë e
ilaçeve, ose ata më në gjendje të mirë fizike jepen
pas dominave dhe kafeneve të lira, Seit Mila
vazhdon të kontribuojë shoqërisht dhe me pasion
për shtresën e pensionistëve, ku me punë të
palodhur e përkushtim shembullor, na tregon
rrugën nga duhet të ecë një veprimtar, qoftë dhe
në moshën e tij, për të qenë sa më i vlefshëm për
njerëzit dhe kohën e tij.
Pa asnjëlloj vetëlëvdimi apo mburrje, me atë
thjeshtësinë brilante që e ka karakterizuar gjatë
gjithë jetës, Seit Mila vazhdon të na befasojë me
sjelljen e tij të përkorë e dinjitoze, me dhuntitë e
shpirtit dhe mendjehapjen, me dashurinë për
punët dhe kontributet shoqërore.
Ai është një nga më aktivët në Shoqatën e
Pensionistëve, duke marrë pjesë në të gjitha
veprimtaritë e shumta të saj brenda e jashtë
Tiranës, por edhe duke kontribuar sipas mudësive
të tij modeste me vlera financiare për mbarëvajtjen
e punëve të saj.
Në gjurmët e Seit Milës do të ndeshësh
gjurmët e një njeriu të përkushtuar, me një dashuri
të virgjër për njerëzit dhe shoqërinë, për virtytet
dhe vlerat, për atë pasuri të thellësive të shpirtit
human, që ende mbijeton tek njerëz si ai dhe
shokët e tij, që e kanë mbartur jetën në shpinë e
në shpirt, me dhimbje e mungesa, si një Gur Sizifi
dhe nuk e kanë lënë të marrë rrokullimën mitike,
por e kanë mbrujtur me frymën dhe gjakun e tyre.
Ky libër nuk flet për një akt heroik të bujshëm
e sfidant, me ata me të cilët është mbushur dëng
letërsia ilustrative memoristike, por me aktet e një
pasnjëshme të SeitMilës, për të ruajtur të pacënuar
thelbin e jetës njerëzore. Ata janë më të befta dhe
më kuptimplote se ato të Robin Hutit, Konti Monte
Kristos etj.
Në vijimësinë e një jete të jetuar bukur e
thjesht dhe që vazhdon të induktojë nxitje
pozitiviste për shoqërinë, ne do të zbulojmë një
botë të pasur shpirtërore, një bashkëshort
shembullor, një baba model, një gjysh unik, një
shok të denjë, që nuk të braktis kurrë…Thënë
ndryshe, do të takojm e njohim babaxhanin e
vërtetë.
Të shkruash për Seit Milën, do të thotë të
zbulosh hap pas hapi jetën e një njeriu të thjeshtë,
botën e tij, idetë, vizionet, projektet e realizuara
dhe ato të mbetura në udhë...por që ndjekin,
shijojnë e përngjasojnë me jetët e shumë kujtë, ku
çdo kush ka cfarë të pëlqejë dhe të përvetsojë.
Të shkruash për Seit Milën do të thotë të
shkruash për vetveten, për atë pjesë të vetvetes,
që do të doje të ishe dhe për rrugëtimin drejt së
cilës asnjëherë nuk është vonë…

 

Të gjitha botimet e shtëpisë botuese ADA mund t’i gjeni në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

 

Një arritje në gazetarinë lokale

Libri “Gazetaria si profesion, si mision dhe roli i saj në shoqëri”, me autor, gazetarin Mariglen Bita, është një tjetër libër me vlerë që i shtohet “bagazhit” mediatik. Autori ka ndërmarrë nismën që të paraqesë anën teorike dhe praktike të punës së gazetarit, në një vështrim tërësor.
Marigleni ka kombinuar eksperiencën e suksesshme në terren, me teorinë e gazetarisë bashkëkohore që mësohet në auditorët e universiteteve. Një “substrakt” i vlefshëm në këtë fushë për autorin, ka qënë, jeta e tij studentore, përvoja si gazetar në Tiranë dhe puna disavjeçare pranë Radio Televizionit të Korçës.
Lexuesit e libri: gazetarë, studentë, njerëz që merren me marrdhëniet publike, por edhe gjithë të interesuarit e tjerë, do të kenë mundësi të njihen me një paraqitje sistematike të koncepteve dhe problemeve themelore të gazetarisë dhe publicistikës.
Nocionet bazë që jep ky tekst janë të vlefshme, jo vetëm për rrethet e gazetarëve, por edhe për publikun e gjerë. Pra, libri është një tregues i mirë, për t’u orientuar në fushën e gazetarisë, e cila vitet e fundit po ndryshon me ritme të shpejta, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje, duke ndjekur ritmin e ndryshimeve të kësaj fushe, në spektrin më të mirë të përvojës kombëtare dhe asaj ndërkombëtare.
Gjithsesi, duhet thënë se në faqet e këtij botimi, reflektohet tradita dhe realiteti ynë, me vlerat dhe problematikat që janë bashkëudhëtare të shoqërisë shqiptare.
Njëherësh, autori nënvizon fakti e zhvillimit të hovshëm që kanë marrë mjetet e komunikimit masiv. Sot nuk flitet vetëm për “radio”, “televizor”, “gazeta”, “revista”, por për multimedia në tërësinë e saj dhe, në veçanti, për median elektronike e rrjetet sociale aq të larmishme dhe për këtë nevojtet një profesionalizëm cilësor nga njerëzit e medias.
Një aspekt i veçantë i këtij libri, që vlen të theksohet, është liria e informacionit në një shoqëri të hapur. Mjetet e informimit, pa dyshim, kanë një rol kryesor në shoqërinë e sotme. Janë pikërisht ato që vendosin dialogun në gjirin e shoqërisë dhe që kërkojnë gjithnjë të vërtetën. Të informosh, do të thotë t’i japësh mundësi publikut, t’i zgjedhë interesat, sipas dëshirës dhe aspiratës së tij; do të thotë t’i japësh mundësinë që të mësojë për një fakt, ngjarje apo fenomen, që ta kuptojë dhe të reflektojë.
Informacioni luan rol në transparencën e jetës publike, aq të nevojshme dhe të domosdoshme për një shoqëri të hapur dhe është një element përcaktues, për të jetuar në një simbiozë të përhershme. Dhe, për të qënë pjesë e publikut, një gazetar duhet ta trajtojë me vërtetësi e paanësi lajmin, kronikën, apo shkrimin problematik, duke u bazuar tek liria e fjalës, pasi vetëm kur e vërteta është e lirë, atëherë liria është e vërtetë. Dhe kjo ide përcillet mjaft mirë në faqet e librit.
Nëpërmjet trajtimit të situatave, autori përcjell edhe idenë se faktet janë të shenjta, kurse komentet janë të lira. Të jesh objektiv, do të thotë të transmetosh dëshmi të vërteta, ta përshkruash ngjarjen ashtu siç ka ndodhur. Vetëm një gazetar i tillë fiton besueshmërinë e publikut, duke e realizuar misionin e tij në shoqëri.
Libri “Gazetaria si profesion, si mision dhe roli i saj në shoqëri” i gazetarit Mariglen Bita, nuk është vetëm një tentativë, por edhe një arritje në gazetarinë lokale në veçanti dhe atë kombëtare në përgjithësi.

Artan Grabocka

 

Para pasqyrës

Tuesday, 03 January 2017 15:26

 

 

Të gjitha botimet e shtëpisë botuese ADA mund t’i gjeni në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

 

Poezia, si mundësi shprehje dhe ndjesi emocionale vjen shpesh si ornament i një mjedisi të tërë jetësor, por dhe çiltërsi për të nxjerrë në pah shpirtin e dlirë dhe për t’ a shndërruar në gjuhë komunikimi me botën referuese. Kështu ndodh dhe me poezinë e Enkeleda Pashaj Murataj, e cila edhe përbrenda thjeshtësisë mendim, arrin të operojë me fjalët dhe të sjellë ato tablo ngjyrash, të cilat deshifrojnë mendësinë shoqërore por dhe konceptin rreth saj. Kaq natyrshëm dhe kaq lirshëm rrjedhin vargjet, sa kupton përditësinë njerëzore të dhënur diku mes pasqyrimeve me vetë ndërgjegjien e tij, diku tjetër si dedikim për nënën dhe fëmijët, si botë rrethuse e gjithë dashurive, diku tjetër manifestohet humanizmi dhe përpjekja për të shpëtuar edhe një jetë, pa përjashtuar as lirizmin, e cila nuk vjen në ato kontekste të forta, por si ndjeshmëri dhe patetizëm shpirtëror. Në poezinë e kësaj autoreje mbizotëron fryma e lirë, spontanitetiti dhe dëshira e madhe për të shprehur mesazhet për një botë sa më të mirë, sa më të drejtë dhe sa më njerëzore. Poezitë e këtij vëllimi kanë tematikë dhe larmi idesh, të cilat variojnë dhe rrotullohen përbrenda boshtit qëndror, atë të psikologjisë dhe filozofisë jetë, gjithmonë në raport me vullnetin e mirë për të paraqitur përkryerjen e ndërgjegjies dhe arsyes së qenësisë tonë.

“Poeti fjalët i nanuris
i ledhaton,
i përkund timbrit të shpirtit
si të kenë frymë.”

Orientimi drejt misionit të poetit, drejt fuqisë dhe ideve që ai përshfaq, është kaq hyjnore, kaq e pasur dhe kaq e pëshpirtshme, sa fjala e tij zbret dhe vetë yjet në tokë, perëndon muzgjet dhe çel agimet, ndrit shpresën për të nesërmen dhe i jep frymë nga fryma e tij magjisë natyrë.

Në të tjerë poezi autorja ngre në ploltronet më të larta të qiellit figurën e nënës, si mishërimi i gjithë dashurive të kësaj bote, por dhe risisë jetë në përjetësi.

“Sakrifica
Tolerancë
Bekime
Dritëthënie
Thellë në shpirt”

Sigurisht që parafytyrimi i jetës dhe përballja me të kalojnë nëpërmjet kësaj sakrifice sublime, këtij bekimi, kësaj dritëthënie që nuk ka sinonim por ka vetëm nje emër, emrin nënë.

“Nga pema një gjethe
ra duke rënkuar
e grisur, e zverdhur
paskohëve trazuar”

Kjo poezi flet shumë më tepër, prek tjetër sëmbim në shpirt, mbetet tek ajo panormë stine, ku lotët shi stërgjatin gjymtyrët e tyre vjeshtë dhe futin në të tjera meditime, në të tjera drithërima, deri në detaj, gjer tek rrëzimi dhe rënkimi i fletës së fundit të gjethes, e cila sikurse thotë vetë autorja mbetet përjetë paskohës trazuar.

Ky vështrim është thjesht një përqasje dhe një mendim që ndihmon lexuesin për të hyrë në brendi të vëllimit poetik, vëllim i cili meriton një vëmendje shumë më të gjerë dhe një mirëpritje të ngrohtë në sofrën e poezisë shqiptare.

 

Jeton brenda meje

Tuesday, 03 January 2017 15:25

Të gjitha botimet e shtëpisë botuese ADA mund t’i gjeni në Bibliotekën Kombëtare Tiranë

 

Të shkruash do të thotë të marrësh përgjegjësi.

Të shkruash është përgjegjësi. Tashmë këtë e eksperimenton edhe ai që të shkruarit nuk e ka profesion. Jetoj brenda teje i thuhet virtytit,patriotizmit,dashurisë etjer.Shum kuptimplote qysh në titull libri i katërt i poetes Gjyste Dajani.Falë facebook i kam lexuar poezitë e autores dhe duke u shprehur sa më thjeshtë do të mundohem ta shkruaj këtë parathënie libri(ose recension siç i thojnë disa).Kritika është ndër pjesët më të rëndësishme të artit. Madje, mund të themi se arti nuk ka vlerë pa kritikën. Kur e themi këtë, kjo vlen për të gjitha disiplinat e artit: film, letërsi, teatër, pikturë, skulpturë e kështu me radhë. Do të doja të isha kritik arti, por e shoh që nuk jam.Në një farë mënyre, kritika është aktualizimi i artit. Arti bëhet art vetëm përmes kritikës

Buka e përditshme e poezisë është vetë jeta me problemet e saj pa fund. Arti është forma alternative e ekzistencës... nuk është as arratisje nga realiteti, as sublimimi i tij. Për poeten Gjyste Dajani poezia nuk është, aspak, renditja më e mirë e fjalëve më të mira në varg, Ajo është e bindur se vargëzimi i ftohtë mekanik nuk prodhon poezi. Poezia nuk është monolog, por një bisedë e autores me lexuesin. Në këtë bisedë poetja Gjyste Dajani është e barabartë me lexuesin. Zgjimi i interesit dhe tërheqja e lexuesit në këtë dialog, duke e bërë atë pjesëmarrës në emocionet dhe mendimet e vetë autores. Në fund, arrijmë në pjesën më të rëndësishme që është vlerësimi personal mbi librin. Në këtë pjesë mund të diskutohen disa nga pikat e mëposhtme :
-- Sa ia ka arritur libri qëllimit të tij? --Çfarë mundësish sugjerohen në libër? -- Çfarë nuk është trajtuar në libër? -- Si krahasohet libri me librat e tjerë mbi të njëjtën temë? Qysh tek titulli ‘Jetoj Brenda teje” autorja Gjyste Dajani shihet se ka si qëllim ta informojë lexuesin mbi tematiken e librit.Nëse autorja e librit thotë se qëllimi i saj është të mbrojë zgjidhjen e një problemi me interes publik, atëherë recensioni duhet të qartësojë nëse autorja e ka përkufizuar problemin dhe shkaqet e saj, nëse ka plan veprimi, nëse ka ofruar informacione të mëtejshme apo nëse ka propozuar zgjidhje specifike. Recensioni duhet gjithashtu të nxjerrë në pah eksperiencën profesionale të autores.Autorja është 66 vjeçare . Gjith jeten është marrë me poezinë dhe dihen rrethanat e komunizmit që nuk mundi të botojë dikur.Fisin Dajani komunizmi nuk e shihte me sy të mirë. Profesioni i saj i dikurshëm dentiste,sot pensioniste,nënë,gjyshe, dhe shpreson të bëhet stergjyshe.Poezia e saj ka gjetje artistike dhe është shum befasuese.Poeten Lezhjane Gjyste Dajani e uroj nga zemra për emocionet që i dhuron lexuesit me vargjet e saja brilante.

Ded Nikoll Luca
epigramist